Forumi Horizont Gjithsej 38 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit »
Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kur lajmet behen prekese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8819)


Postuar nga Fajtori datë 27 Shtator 2010 - 09:47:

I kerkojne rryshfet gruas me nje kembe ne varr



Postuar nga Deb* datë 27 Shtator 2010 - 17:43:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti


kur femres i eliminohen apsionet e shumta dhe i nenshtrohet ligjeve te burrit dhe familjes se saj, qe shumica e tyre jane vullnetare, 99% e rasteve tregojn se femra eshte me e gezuar shpirterisht, and moraly.


Kurt cilat keto ligje te burrit qe gruaja u nenshtrohet me kenaqesi, dhe ndihet e lumtur per kete?
Une nuk di ndonje ligj. Di vetem rregullat e familjes, por jo ligjet e burrave. Po ne femrat kemi ligje?


Postuar nga Fajtori datë 21 Tetor 2010 - 00:12:

News24 vazhdon denoncimin e kushteve te mjerueshme ku jetojne familje te caktuara shqiptare. Shume ka sensibilizuar opinionin publik dhe ka ndihmuar nje realitet thuajse jashte perjetimeve humane.




Postuar nga AngelDevil datë 11 Nëntor 2010 - 15:54:

Sukth, vdesin të asfiksuar katër fëmijë

Tragjedi në një familje në Sukth të Durrësit ku katër fëmijë kanë humbur jetën pasi janë asfiksuar nga tymi teksa flinin.
Viktimat janë Robert Xheka, 13 vjeç, Vilson Xheka, 11 vjeç, Kasandra Xheka, 9 vjeçe dhe Nertila Xheka, 6 vjeçe.

Fëmijët janë gjetur të vdekur nga e ëma në orë 2:30, në mëngjes.

Për shkak të mungesës së energjisë elektrike ata kishin ndezur një qiri, që ka djegur plotësisht një televizor dhe një tavolinë.

Viktimat gjendeshin vetëm në shtëpi, teksa e ëma punonte natën në një lokal.

Gruaja jetonte vetëm me katër fëmijet në një dhomë pas divorcit me bashkëshortin.

Familja është zhvendosur pak vite më parë në Sukth nga Dibra.

___________________________________

Tmerr vertet ku eshte shteti, shoqatat organizmat e huaja


Postuar nga cecilia datë 11 Nëntor 2010 - 15:59:

Lere Angel se e pashe sot ne mengjes ne TV. NJe tmerr i vertet.


Sa keq me vjen per ate nene te gjore,shpirti i saj e dinte se si i rriste ata femije...! Nuk di cte them me. Fjalet ne kto raste jane te kota. Shteti shqiptare kto gjera duhet te shohi dhe jo te tjerat...

U rafte shpirti ne paqe atje ku jane!


Postuar nga Eria datë 11 Nëntor 2010 - 16:05:

U rrenqetha kur e degjova kete lajm...e gjora nene..te humbi 4 femijet,ne nje dite..per me teper,kur nuk ishte ne shtepi..kushedi sa fajtore ndjehet.


Postuar nga cecilia datë 11 Nëntor 2010 - 16:10:

Eria pikerisht e kunderta duhet te ndodhi. Ajo nene s'ka pse te ndihet fajtore fare. Ajo duhet te kete nje mbeshtetje psikologjike ne kete rast. Ajo nene s'ka pasur kushtet me minimale per rritjen e femijeve. Nuk mjaftonte qe punonte naten per tu dhene nje kafshate buke por i duhet te mbaje edhe barren e fajesise...Ky eshte vertet tmerr i vertete!

Cfare padrejtsish qe ndodhin ne ate vend. Me vjen ti hudhesh nje bombe t'i zhdukesh komplet si Shtet!!


Postuar nga AngelDevil datë 11 Nëntor 2010 - 16:11:

Citim:
Po citoj ato që tha Eria
U rrenqetha kur e degjova kete lajm...e gjora nene..te humbi 4 femijet,ne nje dite..per me teper,kur nuk ishte ne shtepi..kushedi sa fajtore ndjehet.


ishalla eshte mire nga mendte e kokes... se di a mund ta marresh veten mbas 1 shoku te tille


Postuar nga Eria datë 11 Nëntor 2010 - 16:13:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


ishalla eshte mire nga mendte e kokes... se di a mund ta marresh veten mbas 1 shoku te tille




Vetem tmerrin imagjinoj,si nuk ka vdekur edhe ajo ne vend,kur i ka gjetur ne shtepi ....pas nje shoku te tille,me e pakta do ishte ti iknin trute e kokes ....Gjynah shume,e te mendosh qe mezi i rriste,e divorcuar..dhe jetonin ne nje dhome...Jete e poshter


Postuar nga Tulipani datë 11 Nëntor 2010 - 16:19:

Citim:
Po citoj ato që tha Eria



Jete e poshter



S'eshte jeta e poshter por vendi ku vdiqen i poshter, njerezit qe i rrethonin te poshter, ata qe i udhehiqnin te poshter qe kane leke per parlamente por jo per ta. Dhe ne te poshter qe ia lejojme ta bejne.


  Gjithsej 38 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit »
Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.