Forumi Horizont | Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Berisha- Rama, gati per debat
Një takim “surprizues” ishte ai i djeshmi mes Kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të opozitës Edi Rama, në forumin e Medias, organizuar dje në Tiranë nga “La Gazzetta del Mezzogiorno” dhe ambasada italiane, dhe moderuar nga drejtori i kësaj gazete, gazetari i njohur Carlo Bollino. Madje, një ftesë e hapur për debat, u bë pikërisht në këtë forum të medias. Kryeministri iu drejtua personalisht kreut të PS, Rama se akuzat politike nuk duhet të jenë pjesë e forumi, por pjesë e një debati televiziv. “Jam i gatshëm të përballem me ty për çdo çështje, pasi respekti im për opozitën është i palëkundur” tha Berisha duke iu drejtuar Ramës. Ftesës së kryeministrit, kreu i PS nuk i është përgjigjur, por nuk mungoi ndërhyrja e gazetarit Bollino. “Ne jemi këtu të gatshëm, News24, është i hapur për të pritur të dy liderët në një debat të tillë” tha Bollino.
Batutat
Mes fjalëve që dy liderët folën për lirinë e medias në Shqipëri, nuk munguan dhe batutat në tryezë, por pa shtrëngime duarsh. “Falënderoj organizatorët e takimit, dhe nuk dua ta fsheh, se prania e kundërshtarëve të mi në këtë takim, ishte një shtysë e fuqishme për mua për të marrë pjesë...Por nëse do të më ftonin për tango, nuk do të isha sot këtu” tha Berisha në fillim të fjalës së tij, e duke ironizuar për kërcënimin dy ditë më parë të kreut të PS, Edi Rama në “Dancing with the stars”.
E kur i erdhi radha, nuk mungoi replika e kreut të PS. “Dikush di të kërcejë tango, e dikush tjetër nuk di. Kjo është një çështje individuale” iu përgjigj Rama për kërcimin.
Por replikat mes tyre vazhduan dhe te protestat. E ishte pikërisht momenti, kur kreu i PS, kur mbaroi fjalën, kërkoi leje për t’u larguar për të qenë në protestën e Elbasanit. Por moderatori Carlo Bollino, e ka kthyer sërish në panel. “Në fakt, zoti Rama, do t’ju kërkoja të rrinit edhe 10 minuta të tjera në panel, për të dëgjuar edhe kryeministrin”, tha Bollino, ndërsa më pas me prezencën e Ramës, vijoi diskutimin edhe kryeministri. E për të sqaruar këtë situatë, Rama në fund kërkon fjalën.
“Nuk doja të ngrihesha sepse do fliste pasfolësi, por sepse nuk doja t’u thosha atyre që më presin se u vonova ngaqë isha me Sali Berishën” ishte deklarata e Ramës, i cili në fakt priti dhe batutën e kryeministrit: “Përshëndeti edhe nga ana ime”. Kjo ka shkaktuar ilaritet në sallë, e Rama përgjigjet: “Nuk besoj se pas çdo buzagazi që gjithë kohën qesh, duhet të replikojmë”, duke e pasur fjalën për ministrin e Brendshëm Lulzim Basha, por Berisha i kërkon të mos merret me ta, por me kryeministrin. “Unë, tha Rama, nuk kam ardhur për batuta, por për të respetuar miqtë që na ftuan dhe për fjalën e lirë”. Me kaq debatet mes tyre morën fund, por askush prej tyre, nuk ia dha dorën kundërshtarit.
Media
Kreu i PS akuzoi kryeministrin për ‘dhunën’ ndaj medias. “Më ra në dorë një raport që flet për këtë situatë. Aty jepen raste tipike të presionit të qeverisë mbi mendian, rasti i gjobës ndaj Top Channel apo NEWS24, apo mbyllja e gazetës Tema. Gjoba banditeste që kërkojnë t’i mbyllin gojën mediave kritike, duke përmendur edhe Shekullin dhe Vizion+’ tha Rama, duke kërkuar ndjesë që në këtë situatë, nuk po fliste për informacionin në kohën e krizës. “Do më dukej si ajo historia e atyre që flisnin për seksin e ëngjëjve ndërkohë që po binin të gjitha muret nga të gjitha” tha Rama.
Për këtë raport ka replikuar Berisha. “Për ne politikanët nuk ka gjë më të trishtuar se të lexojmë raportet e vartësve tanë dhe ti sapo lexove raportin e Ditmir Bushatit, i cili atakon në këtë raport kryetarin e tij, Edi Rama, për lejet e ndërtimit” tha Berisha. “Duhet të ruhemi nga bashkëpunëtorët që shkelin rregullat” vijoi kryeministri, i cili deklaroi se Qeveria mbetet thellësisht e vendosur të respektojë mediat dhe të ruajë pavarësinë e tyre. Për kryeministrin, në kohën e krizës globale, ku kanë rënë dhe media prestigjioze, është mirë që të futet më shumë në Shqipëri gazetaria online.
Gazeta shqiptare
Prapaskenat e protestës së PS-së, si do vijojë aksioni politik Rama derë më derë për t’i ftuar në protestë
|
Kur i hedh nje sy perciptas ketij artikulli me siper te kap syri fjale kyce si ultimatum, aksion, proteste, prapaskene..
Kane ngelur pa u permundur fjale kyce si prerje kokash, perzierje zorresh, brinje te thyera, shperbythje (fjale e re kjo.. lol). Kjo po qe eshte politike moderne.
proteste paqesore pastaj vazhdojne gjygjet..
Harta e naftës në Jon, Greqia "xheloze"
Në hartë përfshihet edhe zona “Joni 5”, pjesë të së cilës grekët kërkojnë ta marrin brenda kufirit te tyre duke shtyrë sipër kufirin detar shqiptar.
“Hartat mund të datojnë që nga viti 1988, sepse rreth vitit 1986-87 u krijua një drejtori e posacme e hidrokarbureve që do të merrej me kontratat për naftën dhe gazin. Që në atë kohë kjo hartë është bërë publike duke respektuar kufijtë ujorë të Shqipërisë”, u shpreh Bello.
“Nuk është mirë të themi shifra, por bëhet fjalë për dhjetëra milionë euro tonë naftë. Kjo është një zonë e rëndësishme dhe në të ka një kontratë nga pala jonë për të kryer kërkim zbulimin”, theksoi Bello.
Pak kohe me pare qeveria shqiptare nenshkroi nje marrëveshje per kufinjte e rinj detare me Greqine duke e mbajtur larg syve te publikut. Aktualisht Gjykata Kushtetuese Shqiptare ka rrezuar marrëveshjen, por greket pretendojne se mund te fitojne ceshtjen ne Gjykaten e Strasburgut, per ta bere keshtu te panevojshem sipas tyre ratifikimin e saj nga parlamenti shqiptar.
TCH
Gadishmeria nr. 1..2000 police ne dadishmeri per protesten ..sikur eshte lufte?
Citim:
Po citoj ato që tha sarandaebukur
Gadishmeria nr. 1..2000 police ne dadishmeri per protesten ..sikur eshte lufte?
Fajtor i nenes.. dite te mira do te vine.. gjithmone mbas nje te keqe vjen dhe nje e mire...
Ishte surprize kjo greva e urise, me çadra, ne mes te sheshit te Tiranes.
Do kete 20 deputet te PS dhe qindra militan, qe hyne sonte ne greve urie. Uroj shume qe neser me rastin e 1 Majit te mos kete perplasje.
S'kishte si te ndodhte ndryshe.
Perqafimi i metodave ekstreme tregon per nje semundje te rende qe e ka kapur te majten dhe ne pergjithsi politiken
Te japesh ultimatume ne nje kohe qe ben thirrje per zgjidhje politike tregon per hipokrizi qe ne ide.
Te besh politike me "ose kete ose ate" eshte politike plotesisht sektare alla-partizane.
Kushedi si tallet bota me keta idiote.
Fjator, edhe ti me duket vuan nga semundja e "njeshit", tipike per ne shqipot. Njeshi ose i ka te gjitha fajet ose i ka te gjitha meritat.
Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
S'kishte si te ndodhte ndryshe.
Perqafimi i metodave ekstreme tregon per nje semundje te rende qe e ka kapur te majten dhe ne pergjithsi politiken
Te japesh ultimatume ne nje kohe qe ben thirrje per zgjidhje politike tregon per hipokrizi qe ne ide.
Te besh politike me "ose kete ose ate" eshte politike plotesisht sektare alla-partizane.
Kushedi si tallet bota me keta idiote.
Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
S'kishte si te ndodhte ndryshe.
Perqafimi i metodave ekstreme tregon per nje semundje te rende qe e ka kapur te majten dhe ne pergjithsi politiken
Te japesh ultimatume ne nje kohe qe ben thirrje per zgjidhje politike tregon per hipokrizi qe ne ide.
Te besh politike me "ose kete ose ate" eshte politike plotesisht sektare alla-partizane.
Kushedi si tallet bota me keta idiote.
Fjator, edhe ti me duket vuan nga semundja e "njeshit", tipike per ne shqipot. Njeshi ose i ka te gjitha fajet ose i ka te gjitha meritat.
Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Fjator, edhe ti me duket vuan nga semundja e "njeshit", tipike per ne shqipot. Njeshi ose i ka te gjitha fajet ose i ka te gjitha meritat.
Amon, jemi dakort. Une jam kundra berjes politike me metoda ekstreme. Nuk po mbroj as te djathten.
Megjithate nqs ka nje cerek arsye qe mendoj qe kjo e sotmja eshte e turpshme eshte faktori kohe. Mendoja se mentaliteti i pergjithshem ne polike ka evoluar dhe i eshte larguar manifestimeve te dhunes. Te pakten te majtet kane ndryshuar lidership nderkohe, kane ne krye nje "cun Tirone" etj etj. Arsyet jane te dobta per te justifikuar nje dhune te tille dhe kete e mendoj sinqerisht dhe e kam shprehur edhe here te tjera me argumente.
Fajtor. E dija qe do me permendje mbreterine. Ka nje ndryshim thelbesor mendoj midis nje njeshi kushtetues dhe qe nuk mund te hiqet dhe nje njeshi te perkohshem. I pari s'ka nevoje te korruptoje as gjykata e as polici, i dyti i ka te nevojshme te mbijetoje.
I pari eshte produkt kushtetues, kurse i dyti eshte produkt i nje shoqerie te semure. Dhe ky eshte gabimi yt. Nje shoqeri e shendoshe do ta kishte shporrur Berishen qysh me kohe e me vakt.
Sa here shkoj ne Shqiperi degjoj lloj lloj muahabetesh, mini-korruptimesh te punonjesve te elektrikut psh (atyre qe vijne te shohin sahatet). Degjoj histori horrori te doktoreve qe nuk duan tia dine per te semurin po nuk i dhe leke. Cfare u be me betimin e Hipokratit? Apo me mire betimi i hipokritit. Nejse..
Permende 97. Me dy cika histori qe di dhe une, po te them qe nje njeri qe eshte ne pushtet sikur s'ka shume arsye te filloje nje revolucion. Apo jo? Debat pa fund.
Pastaj, vertet mendon se shqiptaret u ngriten per arsye se Berisha kerkonte te uzurponte cdo askpekt te jetes se tyre? Cudi. Si s'e bene kete shqiptaret ne 67 per shembull ku i hoqen fene? Eh ndoshta jemi popull pagan ne zemer, besojme te syri, besojme qe duhet te levizim nga vendi kur permendet fjala kancer. Ndoshta s'ka peshe. Si nuk e bene atehere ne 71 a kur ishte ai festivali? Si nuk e bene ku i thane qe do hajme bar? Rri o fajtor se nuk jemi nga ai brum ne, qe te ngrihemi ne revolta se na jane grabitur te drejtat.
Perfundimisht qe ta mbyll dhe une. Civilizimi kerkon kohe. Sidomos ne Shqiperi ku njerezit jane shume te lidhur me tezet me hallat, me pallatet perreth. Liria dhe hapesira personale eshte shume e ngushtuar qysh ne ambjent familiar.
Njeshat i prodhojme dhe i mbajme sepse s'dime te qeverisim me mirekuptim. Enveri ishte ekzekutori i diktatures, por nuk e ka fajin njeri qe e brohoritem per 40 vjet. Po keshtu edhe puna e Berishes.
Shpresa eshte hapja e kufijve. Te shohim pak bote me ne fund. Te lire dhe shpresojme qe katunaret apo qytetaret tek udhetojne rrugeve te botes te reflektojne dhe kuptojne qe jetohet edhe pa zhurme.
Citim:yep
Po citoj ato që tha lost_soul
Perfundimisht qe ta mbyll dhe une. Civilizimi kerkon kohe. Sidomos ne Shqiperi ku njerezit jane shume te lidhur me tezet me hallat, me pallatet perreth. Liria dhe hapesira personale eshte shume e ngushtuar qysh ne ambjent familiar.
Njeshat i prodhojme dhe i mbajme sepse s'dime te qeverisim me mirekuptim. Enveri ishte ekzekutori i diktatures, por nuk e ka fajin njeri qe e brohoritem per 40 vjet. Po keshtu edhe puna e Berishes.
Shpresa eshte hapja e kufijve. Te shohim pak bote me ne fund. Te lire dhe shpresojme qe katunaret apo qytetaret tek udhetojne rrugeve te botes te reflektojne dhe kuptojne qe jetohet edhe pa zhurme.
Megjithate, lost, mendoj se nuk ndryshon gje nese njeshi e mban pushtetn me kushtetute, apo nderron kushtetuten per te mbajtur pushtetin. Njeshi mbetet njesh. E vetmja gje qe ndryshon eshte ankthi i humbjes se pushtetit. Eshte vertet aty problemi? Do ishte kaq pozitiv nje "njesh" qe e ka te sigurte pushtetin, pa asnje ankth?
Nuk besoj.
Kjo sepse populli kerkon perfaqesuesin e vet, pra nje teze apo halle ne pushtet. Nuk i duhet nje njeri i ftohte dhe zbatues utopik i luftes ndaj korrupsionit. Prandaj pjekuria vjen nga poshte, atehere kur njerezit te kerkojne ndershmerine me shume sesa farefisin, jo nga lartesia e njeshit pa ankthe dhe pa farefis. Per mua njeshi nuk eshte asgje me shume sesa "njesh". Sa me shume ta quash "njesh te sigurte", aq me shume humbet balanci i pushtetit dhe pergjegjesia e çdo individi. Aq me shume jemi ne komunizem, ne diktature, ku pergjegjesia kalon lart ne hierarki dhe njerezit trajtohen si dele pa tru. Njeshi eshte njesh, si uniteti parti-popull, grusht bashkuar rreth partise/Enverit/Salise, etj.
Epo tashi.. "njeshi eshte njesh" eshte arsyetim numerik i ceshtjesh dhe jam dakort qe 1=1.
Ajo qe po them une eshte qe nje molle eshte e ndryshme nga nje dardhe.
Pushteti hyn te nevojat primare qe ka njeriu. Prandaj pushtetaret do te bejne cfaredo te jete e mundur qe qendrojne ne pushtet, qofte ne Shqiperi apo kudo Ne vendet e zhvilluara nje pushtetar mund te genjeje pak, apo interpretoje faktet ndryshe. Ne Shqiperi nje pushtetar do te korruptoje. Po e them edhe njehere bindjen time. Nje personi qe nuk i lekundet pushteti e ka te fjetur kete instinkt dhe preokupimi i tij do te ishte mbarevajtja e puneve dhe jo mbarevajta e karriges.
Permende diku aty me lart anarkine. Mendoj nje sistem i perafert dhe i mundur ne Shqiperi do te ishte nje sistem federal. Pushteti lokal te kishte autoritet shume te zgjeruar ekonomik. Taksat te shkonin tek pushteti lokal, projektet te beheshin me miratimin e tyre etj. Zgjedhjet per te cilat do te interesoheshin shqiptaret do te ishin zgjedhje lokale se ata i kane ne dore punet.
Le te fitonte ne Berat partia e punes po te donte, as do t'mu bente vone fare mua. Le te vidhen apo perdridhen votat si te duan ne Ruzhdie prap nuk do t'mu bente vone fare. S'do te kishte nevoje per autobuze qe te sillnin njerez gjithe djerse neper kryeqytet per te mbeshtetur nje proteste te mbrapshte.
Votuesit do te ishin me pergjegjes per ata qe zgjedhin. "Njeshi" local eshte shume afer njerezve etj etj. .. hajt endrra ne diell.
Kam edhe nja dy gjera per "pjekuria vjen nga poshte" dhe as ketu s'jam dakort, por nje here tjeter tashi se u zgjata.
Megjithate muhabeti i vjedhjes se votave duhet mbyllur nje here e pergjithmone ......... nuk e di se si po u ben 20 vjet dhe ne shqiperi akoma nuk eshte bere nje here votim tamam. 20 vjet dhe ne shqiperi akoma nuk eshte zgjedhur nje parti me votat e saj ............ Eshte A-ja e demokracise ............... duhet gjetur nje zgjidhje ..... .
Ti mire e ben qe behesh eko e asaj qe po thone te gjithe.
Zgjedhjet nuk jane zgjidhje. Ja kshu.
Sa fiton kur merr pushtetin, dhe sa humb kur humb pushtetin, ja kshu behen llogarite.
Ka ardhur koha te nderrojme shtetin, nga presidenciale ne mbreteri!!!
Ndryshe nuk ka paqe ne ate vend, ka dhe kshu.
Pse s'e ve askush ne dyshim qe shteti shqiptar duhet te ekzistoje?
Ka ardhur koha qe shteti te luftohet, deri ne shkaterrim, ose deri ne krijimin e nje rendi te ri politik.
Mos harrojme qe çdo gje lind nga konflikti. Revolucioni i viteve 60 erdhi si pasoje e luftes se dyte boterore dhe baby boomit qe pasoi. Zhvillimi ekonomik italian, amerikan, etj, erdhen pas shkaterrimit qe solli lufta. Edhe ne Shqiperi pati nje mini-boom pas 1997-es, aq sa ne vitet e para 2000 shume njerez u kthyen spontanisht nga mergimi. Aq me teper nje shtet idiot si ai shqiptar, dordolec i Evropes, qe puneson 600 njerez qe ti pergjigjet 2000 pyetjeve te Evropes, por nuk puneson 100 veta te sqaroje si shkuan zgjedhjet e veta, ky shtet eshte krejt fallco, prodhim i drejtperdrejt i fiksimeve te pabythesise komuniste dhe fetare bashke.
Qe thoni ju, shkuan so-qaj-listet te behen edhe nje here qepaze neper Europe.
Njerez te ndershem qe thoni ju. Njerez te trashe por gjithsesi te ndershem. Vijne nga familje te mira. Dikush e ka pas babain traktorist me kategori te gjashte, dikush tjeter ne komitet qendror ne vitet 85-90, para saj brigarier ne stalle te kooperatives. Familje partizanesh qe kane vrare plot 0 gjermane.
I thote kryetari i parlamentit Europian. "Problemet politike zgjidhen vetem neper institucione demokratike, vendimi i te cilave duhet te respektohet". Tashti ky Tahiri s'dinte c'te bente i shkreti. E kishin porositur para se te nisej se ne Shqiperi ka diktature kartonash dhe gjykata te shitura. E c'e gjeti te shkretin. Ky vete eshte njeri me inteligjence modeste, por i ndershem ama. E ku i njeh Europa koncepte te politikes moderne si diktatura e kartonave. Tahiri di nje gje te sigurte: qe ai eshte i gatshem te flijohet per Shqiperine bashke me 200 petritat e tjere qe jane ne flijim e siper. Vallaj vetem per patriote s'vuan ndonjehere ky vend.
Dhe ja c'thote Tarja i shkrete: "Brukseli kerkon zgjidhje!"
he? cfare? kush? ku? si?...
Eureka eureka eureka!!! He o njerez e shifni qe fajin e ka Sala.
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Pse s'e ve askush ne dyshim qe shteti shqiptar duhet te ekzistoje?
Ka ardhur koha qe shteti te luftohet, deri ne shkaterrim, ose deri ne krijimin e nje rendi te ri politik.
Mos harrojme qe çdo gje lind nga konflikti. Revolucioni i viteve 60 erdhi si pasoje e luftes se dyte boterore dhe baby boomit qe pasoi. Zhvillimi ekonomik italian, amerikan, etj, erdhen pas shkaterrimit qe solli lufta. Edhe ne Shqiperi pati nje mini-boom pas 1997-es, aq sa ne vitet e para 2000 shume njerez u kthyen spontanisht nga mergimi. Aq me teper nje shtet idiot si ai shqiptar, dordolec i Evropes, qe puneson 600 njerez qe ti pergjigjet 2000 pyetjeve te Evropes, por nuk puneson 100 veta te sqaroje si shkuan zgjedhjet e veta, ky shtet eshte krejt fallco, prodhim i drejtperdrejt i fiksimeve te pabythesise komuniste dhe fetare bashke.
Une personalisht njoh dy deputete te PS dhe dy te PD .......... (i njoh tamam) ......... dhe qe te katert ....... kane qene dhe jane i te njejtit nivel medioker katunar (te na falin katunaret ketu per krahasimin) ....... nga nje ane eshte me mire te mos njohesh asnje deputet apo minister ........... pasi nuk e di se cfare njerezish bejne politiken e vendit ......... .
Per sa i perket Evropit ........... Atyre nuk u plas fare se c'ndodh ne shqiperi ........ sidomos ne keto momente ....... Une habitem pse keta harxhojne kohen kot e shkojne ankohen atje........ . Sala e ka kuptuar kete gje prandaj doesn't give a shit per greva urije apo mospjesemarrje ne parlament ............ . Europa ka ceshtjen e greqise tani dhe hallet e veta ......... po i rruhet shume per shqiperine ............ .
Per mua ai popull do salen dhe meriton salen ............. kot e kane te tjeret qe bejne gam gam .............
Eshte shembull banal po koherent ................ Lojtaret e partizanit ...... kishin mbi nje vit qe nuk paguheshin nga xhani ..... dhe vazhdonin te luanin me shpirt ......... . Vjen nje rob me leke, dhe u jep rrogat ........... dhe ata fillojne pordhet e shesin ndeshjet ........ Pse??? Se duan prape xhanin ............... .
ai popull do ate qe i shtyp koken .............. .
Gjendja eshte per turp, kete di te them une:
Nje popull qe rri kafeneve gjith diten, qe nga e hena deri te djele me darke.
Isha me nje gjermane para ca kohesh dhe e kishte per here te pare qe vinte ne Shqiperi. I beri perdhtypje pikerisht kjo gje.
-Duket gjendja tha. Kur populli rri neper kafene gjete ores se punes, ak nje krize te thelle politike dhe ekonomike.
-Ne e dime mire kete i thashe dhe nuk po na ben ndonje zbulim.
-Jo tha, kjo eshte teorike.
-Jaaa?! C'thua?
-Pse tallesh, eshte vertet teori e mirefillte. keshtu ka ndodhur edhe me ne.
Ndiqet madje me statistike, pikerisht sasia e frekuentimit te kafeneve dhe restoranteve ne kohen kur njeriu duhet te punoje.
-Varja
-Si?
-M'u desh t'i shpjegoja shprehjen e famshme se si duhet t'ja varte ejbet meselese...
jakshu.
----------------
Sistem i tere i zhutyr ne maskaralek dhe korrupsion.
Gjykates se shet fjalen dhe shtyp te drejten.
Mesues qe ben pazar me dijet
Mjek qe ben pazar me jeten
Bujk qe ne vend te traktorit, ble veture.
Putana qe vishen si burra.
Plaka qe shtiren si cupka.
Burra zagare.
Djem te rinj e te palare.
Drejtore qe te shohin nga shalet.
Gra te biznesmenesh qe ndjekin me piskatore ne dore, cdo mengjes, se mos gjejne ndonje qime te thinjur ne pubis.
...pisllek shpirteror gjer ne percudnim.
.....
Ndihmojeni lostin te zbatoje shprehjen e Nanos "Per nje Shqiperi normale". Nano eshte shpirti i normalizimit. Mos ishte Nano do ishte anormalizuar perqendrimi i ish-ve ne pushtet. Kshu ka lezet, nga ish-komiteti qendror, te ish-doktori i partise. Ku ka me Shqiperi normale se tani? Shqiptaret normale ferkojne duart qe Greqia eshte ne pus. Me siguri do turren investitoret ne Shqiperi tani... kembe investitori s'do mbese ne Greqi. Sfida jone e normalitetit do mposhte njehere e mire anormalitetin ballkanik. Lum si ne per Nanormalin. Dhe kur te kapi ndonje karrike prape s'do kete nevoje per normalizim nga Viena, do jete gjendja automatikisht normale. Kshu qe njerezit do thone "mireserdhe Nano djali, se per ty na mori malli". Dhe te gjithe do jetojne te lumtur ne Shqiperine me pllaka majolike, pasqyre fare. S'do kete me kush ta çnormalizoje kur e normalizon Nano pushtetin ne veten e pare.
Aa, se ishim te greket... ata jane pyke fare. Dalin ne protesta, behen popull anormal... Shqiptaret jane rehat, krejt te normalizuar, nen udheheqjen e ndritur te PD-se me shokun Nanishe ne krye.
Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Gjykates se shet fjalen dhe shtyp te drejten.
Mesues qe ben pazar me dijet
Mjek qe ben pazar me jeten
Bujk qe ne vend te traktorit, ble veture.
Putana qe vishen si burra.
Plaka qe shtiren si cupka.
Burra zagare.
Djem te rinj e te palare.
Drejtore qe te shohin nga shalet.
Gra te biznesmenesh qe ndjekin me piskatore ne dore, cdo mengjes, se mos gjejne ndonje qime te thinjur ne pubis.
...pisllek shpirteror gjer ne percudnim.
.....
Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Gjendja eshte per turp, kete di te them une:
Nje popull qe rri kafeneve gjith diten, qe nga e hena deri te djele me darke.
Isha me nje gjermane para ca kohesh dhe e kishte per here te pare qe vinte ne Shqiperi. I beri perdhtypje pikerisht kjo gje.
-Duket gjendja tha. Kur populli rri neper kafene gjete ores se punes, ak nje krize te thelle politike dhe ekonomike.
-Ne e dime mire kete i thashe dhe nuk po na ben ndonje zbulim.
-Jo tha, kjo eshte teorike.
-Jaaa?! C'thua?
-Pse tallesh, eshte vertet teori e mirefillte. keshtu ka ndodhur edhe me ne.
Ndiqet madje me statistike, pikerisht sasia e frekuentimit te kafeneve dhe restoranteve ne kohen kur njeriu duhet te punoje.
-Varja
-Si?
-M'u desh t'i shpjegoja shprehjen e famshme se si duhet t'ja varte ejbet meselese...
jakshu.
----------------
Sistem i tere i zhutyr ne maskaralek dhe korrupsion.
Gjykates se shet fjalen dhe shtyp te drejten.
Mesues qe ben pazar me dijet
Mjek qe ben pazar me jeten
Bujk qe ne vend te traktorit, ble veture.
Putana qe vishen si burra.
Plaka qe shtiren si cupka.
Burra zagare.
Djem te rinj e te palare.
Drejtore qe te shohin nga shalet.
Gra te biznesmenesh qe ndjekin me piskatore ne dore, cdo mengjes, se mos gjejne ndonje qime te thinjur ne pubis.
...pisllek shpirteror gjer ne percudnim.
.....
Cedrus, mos u bej kaq pesimist.
Ja sa t'i fusim nje revolucion, sa te heqim dhe salen dhe gjithcka do rregullohet. Ja pyet fajtorin ..
me habit pasioni qe keni disa nga juve, mbi gjendjen politike dhe ekonomike te vendit tone, nene shqiperia
si thuhet me pak fjale?!: i cant do anything to help you, infact dont ever count on me for anything, but i'll worry about you though!
thanks for caring
(politikanet shqiptare me jane dukur gjithmone big jokes, edhe ai edi rama me duket si pinuc skuth, nothing geniuane about this clown, me aq mintua apo sekonda te jetes time qe kam harxhuar observing)
Pastaj, ngrihesh ne mengjes me pak dhimbje koke nga cigaret non stop qe ke pire ne mbremje edhe pse nuk te ka shijuar asnjera...i fut nje te pshurrme...shikohesh ne pasqyren e banjes dhe nuk e njeh veten.
Kreh gishtat me dore dhe rrufit per se dyti...per se treti kafen turke. Harron se cfare do beje dhe e gjen veten me shkumben e rrojes ne dore.
Pastaj, mbasi lahesh mire e mire me ujin qe eshte nga te paktat gjera qe nuk ka dnryshuar shije dhe ngjyre, kupton qe je i zgjuar dhe ke nje dite te reperpara-dite nga ditet e tua.
Hedh syte jashte dhe mendon qe Ram-Berisha po ben te njejten gje, me te tjere gishta sigurisht dhe me te tjera allate...
Diaspora neser ne grev urie
kam pak siklet qe po ndodh kjo, hajde degjo stephen colbare dhe bill maher duke nxjerr kujin me ne si popull tani.
nuk qahet ne dyert e botes per gjera te brendshme qe ndodhin ne shqipreri, sidomos ne ket krize ekonomike dhe politike te jashtme qe ka amerika sot.
nese i qahemi amerikes te na cliroje nga serbi eshte e drejte, por nese i qahemi perseri se jemi popull i korrupuar dhe secili per vete, me duket nje big joke.
ore tani jam edhe une kurjoz te dij nese sala i ka vjedhur votat
personalisht une nuk e kam qejf salen, me ka hequr te gjithe kushurinjt nga puna ne shkoder, vetem se ata jane socialista
p'sh djali i axhes tim ka 20 vjet operative i nje lagjeje ne shkoder, sa e mori sala ket heren e fundit e hoqen nga puna, pavarsisht se eshte shume i drejte dhe te gjithe banuesit e asaj lagje e kane dashur dhe rrespektuar, si ato familjar edhe ato"vagabonda". kam qene adoleshent athere dhe e mbaj mend.
Kurti e ke gabimkjo greve nuk eshte big joke..eshte nje e drejte e te gjithe shqiptareve per te mbrojtur voten...pse nuk i hapin kutite??? perse vjedhin pronat.. edhe une si shqiptare-amerikane do mundem te shkoje dhe jo se lypim lemoshe ..Amerika eshte i pari vend demokratik ne bote dhe si superfuqi ka te drejte te nderhyje..miru pafshim neser.
----------------------------
Duam t'i tregojme patjeter te gjithe botes qe jemi nje popull moron, popull i ekseseve dhe i cudirave.
Citim:e forte kjo
Po citoj ato që tha lost_soul
Duam t'i tregojme patjeter te gjithe botes qe jemi nje popull moron, popull i ekseseve dhe i cudirave.
Ambasadori Withers e quajti popullin shqiptare, nje popull te bute...
Nen kuptova se donte te thoshte nje popull pa intelekt...
A eshte kjo e mire per ne?
Citim:
Po citoj ato që tha Morfine
Ambasadori Withers e quajti popullin shqiptare, nje popull te bute...
Nen kuptova se donte te thoshte nje popull pa intelekt...
A eshte kjo e mire per ne?
AD, ti si mendon jemi apo jo popull i bute... dhe nese po cfare nen kupton me kete?
Citim:
Po citoj ato që tha Morfine
AD, ti si mendon jemi apo jo popull i bute...
SHQIPERIA MBI GJITHCKA !
- Shtyhet per te henen greva e urise para Selise se OKB-se ne
Nju Jork
Citim:
Po citoj ato që tha sarandaebukur
Komisioni Organizator per Greven e Urise para selise se OKB-se ne Nju Jork, ne mbledhjen e tij te zhvilluar sot ne oret e hershme te mangjest vendosi njezeri te shtyje fillimin e greves se urise pa afat para saj per diten e Hene, me daten 10 maj 2010 ne ora 9 te mengjezit ne te njejtin vend
Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
"Vendosi njezeri" - shenje e forte e nje mentaliteti imbecil dhe komunist.
Eshte nje tradite pisanjosesh shqiptare qe i hedhin plehrat e shtepise nga ballkoni ne rruge.
Kjo reflektohet fare mire edhe ne llojin e politikes. Keta endacake te papune, nuk hezitojne te hedhin pleherat e politikes te shtepise se tyre rrugeve te botes. Megjithate jane te deshtuar. E garantuar. Politika grindavece nuk impresionon asnje jashte kazanit te pleherave qe ndryshe njihet me emrin Shqiperi.
Nje sms per vajzat e greves
Hervin Çuli
Dilema të mëdha mbartin këto ditë të nxehta. Greva e urisë e 200 qytetarëve, në emër të votës së lirë,ka bërë që vapa e parakohshme të ndjehet më tepër! A bënë mirë socialistët që shkuan deri në vetëflijim? A ka një fund të lumtur e gjitha kjo? Po Berisha do të tërhiqet nga barrikada e tij? Po me dritat, si do t’ia bëjmë? Po me taksat? Po me ilaçet? Po me bukën, në fund të fundit? Partia në pushtet thotë se rritja jonë ekonomike, sipas statistikave, është e lavdishme. Por njerëzit nuk hanë statistika, nuk paguajnë statistika në vend të dritave, nuk pinë statistika në vend te ilaçeve…! Ku jemi pra? Përveç daljeve të vazhdueshme në manifestimet e pasdites në mbështetje të grevistëve, pulti i televizorit më është çmendur nga kalimet e njëpasnjëshme në bisedat politike apo edicionet e lajmeve. Nuk kam lënë asnjë aktor publik, pa e dëgjuar me vëmendjen më të madhe, me shpresën se mendimet e urta do të dominojnë skenën politike. Por fatkeqësisht, kjo nuk po ndodh! Podiumet politike dhe mediatike janë mbushur me politikanë të rinj, me një cinizëm për t’ua pasur zili dhe vetë Udhëheqësi. Të gjithë në një vrimë i bien! Nuk i hapim kutitë sepse shkelet Kushtetuta. Thua se Kushtetuta është Bibla që ata e vendosin nën jastëk, pasi i janë falur për çdo natë! Po nëse nesër do të ishim përpara një lufte që do të kushtëzohej vetëm nga ndryshimi i Kushtetutës!? Mos vallë Udhëheqësi do të flijonte mijëra e mijëra jetë, sepse kështu na thuakërka Kushtetuta!!!??? Edhe po të dëgjosh ata që kanë larë duart me gjak në kohën e Enverit, refreni i përhershëm i justifikimit për krimet e tyre është: “Kemi zbatuar ligjet e kohës”. “Ashtu ishte sistemi” - thonë ata. Sikur nuk ishin ATA njerëzit e asaj kohe, siç janë dhe KËTA të kësaj kohe që i bëjnë ligjet. Dhe mendja të vjen vërdallë, kur dëgjon se ligji nuk të lejoka të kontrollosh funksionimin e demokracisë që si gërmën e parë të alfabetit, ka atë dhe vetëm atë, VOTËN E QYTETARIT. Por tmerri më i madh është se, ata që përditë kanë përdhunuar ligjin si një togë ushtarësh të uritur për seks, flasin në emër të tij, dhe “zot na ruaj” në emër të moralit. E pra në vend të të urtëve që gjejnë rrugëzgjidhje, Partia në pushtet fton në skenë Lenka Cukot e saj. Nuk e di në i ngjan nga fytyra aktorja Rajmonda Bulku, kooperativistes Lenka, por nga gjuha dhe niveli janë padyshim njësoj. “Kooperativistja” do jetë bërë me të vërtetë xheloze, kur e sheh veten të klonuar dhe të kuruar pas njëzetë e kusur vjetësh. Të presësh me padurim të gjendet një zgjidhje dhe përkundër të të ofrohet roli më i keq i një aktoreje të paaftë, kjo është të zësh kokën me duar. Kam menduar shpesh këto orë të nxehta se greva e urisë është shumë delikate dhe ndofta një ekstrem që mund të ishte kursyer nga organizatorët, edhe pse kanë monopolin e së drejtës. Por sapo ndërgjegjja merr kohën e reflektimit, ja behin duke të nxirë ekranet gjindje të tilla, që në vend të urtësisë ofrojnë injorancën më të thellë. Këtu, UNI kapriçoz i njeriut të lirë irritohet, dhe përfundimisht kupton se paska ardhur dita e së vërtetës. Dhe falë zotit, Edi Rama e paska kuptuar këtë shumë mirë. Falë Zotit, po e kuptojmë ngadalë- ngadalë edhe të gjithë ne. Nën petkun e humanizmit, një nga aktoret me nivelin më të ulët artistik dhe intelektual, gërmëzon në një konferencë shtypi rolin më të dobët të karrierës së saj. Fatkeqësisht është edhe i vetmi që do t’i mbahet mend. Është i vetmi që do të mbahet mend, sepse nga padija, fisnikërinë e quan skllavëri. Është i vetmi që do të mbahet mend, sepse nën drejtimin amatoresk të Zhozit, “aktorja Bulku” nuk mund ta kuptojë se FJALA bëhet e vërtetë dhe emocionuese, jo nga mënyra si e thua, por nga mënyra se si e mendon. Ndaj teksti i shkruar nga Zhozi dhe i lexuar si mos më keq nga Bulku, tingëlloi i neveritshëm dhe i denjë për t’u qëlluar me vezë nga spektatori. Është i vetmi që do të mbahet mend, sepse as syzet nuk mund të krijojnë një figurë artistike të besueshme, po nuk u lidhën organikisht me peshën e mendimit që i përfaqëson. Është i vetmi që do të mbahet mend, sepse ka guximin të fyejë disa vajza, që për nga shkollimi dhe formimi peshojnë më rëndë se një tabor me Rajmonda apo Çiljeta. Si “nënë dhe familjare shembullore”, kjo zonjë që sot është në piramidën ku vendosen fatet tona, ka guximin të na pështyjë të gjithëve në fytyrë. Kjo është të fyesh në mënyrën më të paskrupullt inteligjencën e një populli që lëngon. Kjo do të thotë, që ka ardhur koha t’i qasemi një qytetërimi tjetër, përkundër atij anadollakut që ka si parim moton: “shpif shpif se diçka do të mbetet”. SATRAPI i njeh mirë veglat e veta. Sa më injorant të jesh, aq më shumë i shërben gërhimës së tij. Por ai nuk mund t’i mësojë bagëtisë, artin e gënjeshtrës pa të bërë syri tërr, që e zotëron me një talent të paimagjinueshëm.
E pra më vjen turp, që Oltës i shkrova vetëm një sms, që Enkelejdës, shoqes time të dikurshme të klasës, nuk ja kisha numrin e celularit, që Klodin nuk e vizitoja dot në spital…. Sot kam mundësi që duke sfiduar frikën t’ua transmetoj përkrahjen dhe respektin tim nëpërmjet mediave. O sot, o kurrë! Të gjithë duhet të jemi aty. Kjo është një betejë që Satrapi nuk mund ta fitojë në asnjëlloj mënyre, sepse pastaj jo vetëm kutitë nuk do të hapen, por dhe kutia e jetës sonë do të mbyllet njëherë e përgjithmonë. Nëse ai fiton këtë betejë, do të nënshkruajmë të gjithë sëbashku kapitullimin ndaj diktaturës dhe diktatorëve. Nëse do të fitojë ai, vetëm dallkaukë, spiunë e puthadorë do të rriten në këtë vend. Nëse fiton AI, nuk është çudi që nesër të gjendemi në burg, po përmendëm fjalën “Liri”. Vajza: Fëmijët tuaj do të jenë krenarë për sakrificën e nënave të tyre. Do të ndjehen krenarë sepse do të jetojnë në një vend të lirë, ku nuk ka më Sali Berisha që i shoqërojnë. Prandaj, të gjithë duhet të jemi në shesh me sloganin “Hap Kutitë”, që në thelb nuk ndryshon me kumbimin e 20 vjetëve më parë, kur gjëmonte i bekuari togfjalësh LIRI- DEMOKRACI! Kjo verë do jetë vërtetë e nxehtë! Do të jetë një verë tipike Indiane! Tipike Gandiste!
---------------------------------------------
Me beri shume pershtypje fjala e deputetes Rajmonda Bulku nje e perkedhelur e regjimit te Hoxhes... nusja e djalit te dy antareve te komiteti qendror e cila shkruan qe te dalin nga greva grate shqiptare..Haron kjo zonje se grate shqiptare njihen historikisht qe kane qene perkrah burave qe ne luften e Vlores dhe ne luften e dyte boterore..haron kjo zonje u varen litar Bule Naipi, Persefoni Kokedhima, Fato Berberi dhe kosovarja ganimet Trebesha..luftuan per pamvarsine e vendit dhe per te drejtat e grave dhe barazin me burat.....
Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Megjithse jam ne nje mendje me ty, te te vbej nje pjetje?
Mos te ka ngacmuar ulcera kshu?
![]()
Elvis Presley vdiq nga kapsllëku
Në një biografi të publikuar kohët e fundit për jetën e Elvis Presley, rrëfehet një detaj shokues që ka lidhje të drejtëpërdrejtë me vdekjen e tij.
Ish mbreti i muzikës rock & roll vdiq për shkak të kapsllëkut kronik. Këtë e thotë ish mjeku i tij George Nichopoulos, në librin "The King and Dr. Nick". Zyrtarisht, vdekja e Elvis ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak por autopsia nxorri në dritë një fakt që thotë se zorra e trashë ishte dy herë më e gjerë se normalja.
“E dinim që ky ishte një problem i madh por nuk e mendonim në të tillë masë”, shprehet Nichopoulos. Edhe pse droga e obeziteti ndikuan në vdekjen e tij, shkaqet mesa duket kanë qënë të tjera sepse zorra e trashë ishte bllokuar pothuajse plotësisht prej 4-5 muajsh. Këngëtari ishte i shqetësuar për këtë dhe mendohet se bëhet fjalë për një patologji të trasheguar.
Në atë kohë ishte e pamendueshme që një personazh kaq i njohur të rrëfente një problem të tillë, prandaj ky detaj zbulohet vetëm në ditët e sotme. Zgjidhja e vetme në atë kohë ishte heqja e pjesshme e zorrës së trashë. “Nëse do ta kishim bërë, ndoshta ai do ishte ende gjallë”, thekson Nichopoulos. Elvis u gjet i pajetë në 16 gusht 1977 në shtëpinë e tij në Graceland të Memphis.
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=182462&ref=ml
paska vuajt shume , gjynah
Elsa Lila bashkohet me grevën e urisë
Këngëtarja Elsa Lila e cila prej disa vitesh jeton në Itali, ka surprizuar gjithë të pranishmit protestues në fjalën e saj, të cilën e mbylli duke hyrë në grevën e urisë.
“Jam një qytetare ashtu si qindra mijëra bashkëqytetarë të mi. Jam larguar këtej, por kam lënë shpirtin në Shqipëri. Mbrëmë në darkë isha në cadrat e grevës së urisë. Grevistët më dhanë bindjen se ky vend është i destinuar të rilindë, ashtu si do rilindë. Unë e di mirë Shqipëria do bëhet zonjë, ashtu si zonjat e jashtëzakonshme që kanë 9 ditë të ngujuara në liri. Ky bulervard ku ndodhem tani është sot shtëpia e shqiptarëve të ndershëm”, u shpreh Elsa Lila.
Më tëj, nëpërmjet fjalimit të saj, ajo shtoi se Shqipëria është shumë e madhe për të rënë në gjunjë sepse është shumë e madhe për të ndarë majtas e djathas. “Si motër sot dhe si nënë nesër, sot dua t’u drejtohem burrave të fortë të këtij vendi, bëni cfarë të doni por mendoni se cfarë bëni sepse nje popull ka të drejtë të jetojë në liri. Evropa e lirisë dhe e demokracisë ngrihet mbi sakrificat e europianëve mendjendrtitur”, theksoi Lila.
Në fund të fjalës ajo bëri të ditur vendimin për t’u bashkuar me grevistët. “Sot më lejoni të jem një shpirt më shumë në barrikadën njerëzore kundër shurdhërisë. Sot dua të jem një zë më shumë në korin e lirisë. Unë tani po iki do shkoj të bashkohem me grevistët dhe me të gjithë shqiptarët e ndershëem. Që në këtë moment po hyj në grevë urie me dëshirën time të lirë”, tha këngëtarja që ka marrë pjesë edhe në Festivalin e Sanremos.
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=182582&ref=fp
Eshte bere si pune e Big Brother-it dhe kjo puna e greves , skualifikohet njeri , futet tjetri!
Dashur pa dashur, po shohim ata qe kane aspirata per t'u bere ministra, drejtore drejtorish etj ne nje qeveri socialiste.
Ore di gje njeri c'i thane Rames atje ne Paris? Ke takoi cfare i thane? Ia mbeshteten ndopak keto grevat mo??
Eh si jane shqiptaret e? Gjysma e tyre aspiron per liri e demokraci, patriote dhe liridashes te vertete; dhe gjysma tjeter te shkretet i ka genjyer sala.
Si thote Rama? - "popull opozitar" thote. E une mendoja qe ka vetem 1 popull. Por jo, paska popull pozitar dhe popull opozitar; populli i pare i genjyer dhe ky i dyti liridashes dhe patriot. Keshtu eshte kur e ke ne gjen luften e klasave.
Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.