Forumi Horizont Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 231 232 233 234 235 236 237 238 239 [240] 241 242 243 244 245 246 247 248 249 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)


Postuar nga diabolic datë 28 Nëntor 2006 - 23:58:

Kjo dite nisi si zakonisht .
Agimi i diellit tim eshte ne mesdite dhe cdo gje nis me ritmin abstrakt qe i kam dhene vetes.
Mengjesi lidhet me dreken dhe ushqimet nuk kane me shijen e paracaktuar qe kane zakonisht .
Pas dreke kafja e zakonshme e shqiptarit e cila shijohet neper lokale ku zakonisht eshte e mbushur me shqiptar.
Ndryshe kafja nuk te shijon...
E fillojn thashethemet ,takimet ,perbuzjet ,debatet dhe cdo gje shkon si zakonisht me qeshje qe thone se te zgjasin jeten .
Dikush me thote -Adi thone per ty se je nje don zhuan bastard dhe nje arrogant antipatik qe se ke shokun.Ke pasur kete vajze dhe ja ke punuar keshtu asaj.
Nje pjese te mire te personave qe i une jam sjell keq ne te vertet nuk i njoh por bejn mire qe me informojn se kam pasur lidhje dashurie me to .
Ohu them me vete me thashethemet e grarise shqiptare jam mesuar por e keqja eshte kur bejn thashetheme edhe meshkujt .
Eh cfar te bejm keshtu eshte jeta .
Takon nje mik pastaj dhe kujton momentet e bukura qe ke kaluar .
Takon nje ishin tend qe te sjell gjithmon boshlleken e hidhur ne stomak por kalon cdo gje me nje buzeqeshje fallco dhe me sjelljen prej djali te mire qe nuk te shkon sepse sjellja prej arroganti qe ke te stampuar ne fytyre bene cdo gje pa kuptim. Ja kaluan oret e dites qe ishin nisur me synimin se do te studjoje por ne fakt...
Nejse jemi mesuar tashme...
Sa e veshtire jeta e studentit i themi njeri-tjetrit.
Por pastaj kujtojm qerane ,provimet , punen dhe na iken buzeqeshja.
Nese dikush flet per shqiperine dhe familjen nje fije e holle melankolie i pushton te gjithe por askush se jep veten .
Me mire te shkojm te studjojm se e beme grop edhe karrigen e lokalit ku vazhdimisht pershendet njerez qe i njeh dhe te njohin .
Ben sikur studjon midis nje cigareje dhe nje tjetre dhe kujtohesh se bibloteka mbyll dhe duhet te besh pazaret.
Pret autobuzin ,shkon te supermarketi afer shtepise per te bere pazaret dhe kur mbaron gjithcka me pazaret nisesh drejt shtepise.
Kujtohesh se duhet te gatuash dhe merr gjithcka me pertes .
Pasi ke ngrene shtihesh tek krevati duke pare ndonje film a ndonje emision sportiv ku me shume nxehesh se komentatoret jane kunder milanit .
Vete ora 2 e nates dhe pergatitesh te flesh gjume ne rast se dikush nuk te ka marre ne telefon dhe do te flasi pa pushim per gili vili pa kuptim.
Ja kjo dite iken ,ishte nje nga te zakonshmet monotone ku cdo gje eshte e parashikuar .

A sonte duhet te ikja tek festa qe organizohet per 28 nentor por meqense e kemi te sigurt qe me dike do zihemi ne fest se ne shqiptaret e kemi zakon me mire po rrime ne shtepi sepse gjithsesi per te gjuajtur kemi mundesi neser ,ka material sa te duash...


Ps: Gezuar festen shqiptar kudo qe jeni...


  Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 231 232 233 234 235 236 237 238 239 [240] 241 242 243 244 245 246 247 248 249 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.