Forumi Horizont Gjithsej 435 faqe: « E parë ... « 231 232 233 234 235 236 237 238 239 [240] 241 242 243 244 245 246 247 248 249 » ... E fundit »
Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Zoti? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6378)


Postuar nga Isra datë 11 Nëntor 2005 - 14:23:

plloshtan , me pelqeu udhetimi i shpirtit tend te pjesa e mesiperme..

Po vazhdoj une me nje pjesez nga udhetimi im i perditshem


"Pelhura e falenderimit"

" Eshte mengjes, dielli shkelqen pa rreze, ngrohtesia e tij deperton deri ne tentakulat e muzes sime, me inspiron dhe me fton te bej ritin e perditshem te falenderimit......ndaj kujt? Ndaj henes qe sapo perendoi apo ndaj diellit qe sapo lindi, ndaj endrres se quajtur jete, apo ndaj dhimbjes se quajtur durim....??!apo ndaj.....Zotit, me peshperit dhe mua nje ze....

Valle, a nuk eshte i urte ai njeri qe njeh mirenjohjen?..................................................
...Me duhet te perkulem perpara Madheshtise te vetequajtur Zot, me duhet te end pelhuren e falenderimit te cilen kam frike se sdo me mjaftoje jeta ta mbaroje...., ta end me lote pendimi, frike, adhurimi, shprese per amshim...me duhet te end ate per te cilen jam krijuar, me duhet te end dashurine, ta gdhend ne formen e ujit, po a ka uji forme, a ka dashuria forme?! Jo, smund te kete, e vetmja ene ku derdhet dashuria eshte shpirti..........

Vazhdoj t'i falem Zotit, te end pelhuren, te ushqej shpirtin, te end shpresen per amshim......


  Gjithsej 435 faqe: « E parë ... « 231 232 233 234 235 236 237 238 239 [240] 241 242 243 244 245 246 247 248 249 » ... E fundit »
Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.