Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 231 232 233 234 235 236 237 238 239 [240] 241 242 243 244 245 246 247 248 249 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga RIP Gibbs datë 11 Shkurt 2011 - 22:02:

Mubarak jep doreheqjen

Lajmi ehste bere i ditur nga Omar Sulejman zv i tij nderkohe qe rruget e cairos jane mbushur plot me festues


Postuar nga Vizioner datë 12 Shkurt 2011 - 00:22:

Padi kryeprokurores, Ina Rama, Bumçi: Po bashkëpunon me PS-në



Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka bërë të ditur se do të padisë penalisht Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama. Deputeti i kësaj force politike, Aldo Bumçi në një deklaratë për mediat është shprehur se kjo është ndërmarrë pasi sipas tij znj. Rama, po shkatërron procesin e hetimit të ngjarjes së "21 janarit".


"Çdo ditë Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, nxjerr në pazar dosjen e hetimit të puçit të organizuar nga Edi Rama më 21 Janar. Me gjithë kërkesën e prerë dhe të përsëritur të paraqitur nga qeveritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian për një hetim të pavarur, të gjithanshëm dhe transparent Prokuroria e Përgjithshme, Ina Rama duke dëshmuar se e ka shndërruar prokurorinë në një repart të Partisë Socialiste boton në shtypin e opozitës dëshmi dhe dokumenta duke faktuar se vazhdon rolin që ka marrë përsipër në skenarin për përmbysjen me dhunë të maxhorancës legjitime të Shqipërisë",- u shpreh Bumçi.


Ai shtoi se "shoqja e bulevardit është në kontakt të vazhdueshëm me organizatorët e puçit".
"Ne po ndjekim me shqetësimin më të madh vazhdimin e skenarit të puçit fytyrën e shëmtuar të të cilit qytetarët Shqiptarë e panë dje në Kuvend dhe e shohin çdo ditë në mediat e Edi Ramës që botojnë dokumentat e dosjeve duke dëshmuar se kjo zonjë nuk ndalet me rolin që ka marrë përsipër",- tha deputeti i PD-së.


Sipas Bumçi të gjitha këto janë "përpjekje për të rrëzuar një shumicë legjitime me dhunë".








Postuar nga AngelDevil datë 12 Shkurt 2011 - 03:23:

Re: Mubarak jep doreheqjen

Citim:
Po citoj ato që tha RIP Gibbs
Lajmi ehste bere i ditur nga Omar Sulejman zv i tij nderkohe qe rruget e cairos jane mbushur plot me festues


uhhh me ne fund... hajd ne koke te Sales nashti


Postuar nga Eria datë 12 Shkurt 2011 - 03:37:

Re: Re: Mubarak jep doreheqjen

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


uhhh me ne fund... hajd ne koke te Sales nashti




Amin!!!
Sapo tha nje miku im,Irani i radhes...i thashe..shkruaj dhe Shqiperine ne liste


Postuar nga Vizioner datë 12 Shkurt 2011 - 12:15:

Zbardhet biseda në PE: Ja ç'mendojnë vërtet për krizën në Shqipëri

Ato që nuk thonë kurrë në deklarimet publike. Zbardhet biseda mes Lajçak, Svoboda, Kukan, Boshtinaru etj, pasi i dërguari në Tiranë, u tregon për bisedat konfidenciale me Berishën dhe Ramën



Nuk ka shqiptarë që nuk e ka bërë së paku njëherë me zë të lartë këtë pyetje: "Ore çfarë mendojnë vërtet këta ndërkombëtarët, si e kanë hallin që flasin me arra në gojë?" Dhe një përgjigje mund ta merrni nga zbardhja e kësaj bisede mes zyrtarësh të lartë të BE-së të angazhuar për të zgjidhur krizën në Shqipëri. Në këtë komunikim të lirshëm midis tyre, ata janë shumë më pask "zyrtar" se në deklarimet publike. Biseda zhvillohet ne Parlamentin Europian, pak pasi Lajcak ka raportuar çfare ka biseduar me Berishen e Ramen ne takimet koke me koke ne Tirane.


Miroslav Lajçak, drejtori menaxhues i BE-së për krizat në Ballkan:

"Situata në përgjithësi është më e qetë se përpara, por kriza politike po thellohet. Ata mendojnë se nuk mund ta zgjidhin këtë krizë dhe presin ndihmën tonë. Ndërkohë që ata nuk janë ende gati për të bërë pjesën e tyre të punës. Ata besojnë se Bashkimi Europian do të zgjidhë problemin në vend të Ramës e Berishës, çfarë nuk është normale. U mundova të tregohem i qartë me ta se BE nuk ndërmjetëson. Aty ka disa hapa pozitivë. Së pari, siç e dimë, Z. Berisha hoqi dorë nga protesta dhe u lejua që të merret në pyetje Garda e Republikës. Në anën tjetër, pas demonstratës së parë, të tjerat kanë qenë shumë të qeta e të paqshme, Rama potencialisht i ka kontrolluar ato. Tani, mesazhi im, më i rëndësishëm, ndaj z. Berisha, ishte që të ulej përshkallëzimi i situatës. Pata një diskutim të ashpër mbi faktin pse organi i komisionit hetimor parlamentar nuk është i duhur, pse është i gabuar e se i duhet dhënë fund retorikave. Ai u mundua që ta kuptonte. Kryeministri tha se do të ishte mbështetës e se ai po kërkon që situata të stabilizohet. Ai u demonstrua shumë konstruktiv e me tha: 'Vetëm më thuaj ç'të bëj tani'. Dhe unë i thashë atij, se ishte përgjegjësia e tij që të kujdesej për gjithë këtë histori. Ata kanë shumë frikë se mos humbasin liberalizimin e vizave dhe luten që kjo të mos ndodhë. Ju fola për zgjedhjet lokale e që të ndjekin axhendën europiane, çfarë mbetet ende për t'u bërë në mënyrë që të përmbushet lista e kërkuar. Të dy palët po e konsiderojnë mundësinë e dialogut. Rama nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve parlamentare dhe qëndrimin e Komisionit se Shqipëria është vend parlamentar funksional. Rama do të donte që ne të shpreheshim për zgjedhjet e parakohshme dhe ai na fajëson pse BE nuk shpreh një mesazh të qartë mbi këtë. Në përgjithësi vizita ishte e dobishme. U shpjegova atyre se, nëse do të duhej që të vinim për të tretën herë, duhet të kishim, përtej qëndrimeve, edhe diçka konkrete. Jam i shqetësuar mbi zgjedhjet lokale, pasi socialistët po bojkotojnë emërimet në komisionet zgjedhore. Rama më tha se ai do të preferonte që të shtynte zgjedhjet lokale, me qëllim që kjo periudhë të përdorej për të punuar mbi ligjin elektoral. Unë jam gati të shkoj atje përsëri dhe mezi pres që të ketë diçka konkrete. U kam thënë se kjo nuk është e mirë për vendin e për popullin".


Pas rrëfimit të Lajçak për atë që kishte parë dhe dëgjuar në Shqipëri, komentet e eurodeputetëve për qëndrimet e Berishës dhe të Ramës kanë shkaktuar të qeshura në sallë, por u kërkua dhe një "plan B" nga ana e BE-së për rrugëdalje nga situata.


Hannes Swoboda, zëvendëskryetar "S&D" në PE:

"Besoj se me të gjithë kolegët biem dakord se atje duhet të mbahen zgjedhjet siç duhen. Nevojitet që zgjedhjet lokale të jenë të ndershme, demokratike dhe transparente".



Eduard Kukan, kryetar i Delegacionit për Ballkanin në PE:

"Kur ju niset të flisnit, u bëra optimist për pak kohë. Ju thatë se Sali Berisha, kryeministri i vendit ju kishte thënë 'na thoni ç'të bëjmë, dhe ne do ta bëjmë'. E pabesueshme, Berisha pranon se ka bërë gabim, kjo më bëri të isha optimist. Por, pastaj, ju më kthyet në realitet. Është e rëndësishme, nëse ata seriozisht duan të bisedojnë me njëri-tjetrin, por ju treguat sesi ata janë skeptik mbi këtë dialog. Duhet të ecim më tutje. Seriozisht, mund të themi ç'të duam për kryeministrin dhe shefin e opozitës, por Rama refuzon legjitimitetin e zgjedhjeve të kaluara, nuk njeh qeverinë si legjitime. Bie dakord me ty se zgjedhjet lokale janë të rëndësishme. Nëse shtyhen për hir të dialogut mirë, por nuk jam i sigurt, nëse do të arrihej dialogu ndërkohë. Jam skeptik që dy apo tre javë kanë për të sjellë dialogun mes Ramës e Berishës, nëse shtyhen zgjedhjet lokale përtej 8 majit. Ndaj, shko atje prapë e bëj diçka".


Vicktor Bostinaru, zëvendëskryetar i delegacionit për Ballkanin, PE:

"Prape i njëjti muhabet. Janë gati ata për dialog? Nëse është kështu unë do të isha partizan, por në vëzhgimin tim, e me informacionet që të gjithë ne kemi, Parlamenti Europian u propozoi një marrëveshje, një draft me disa pika. Dhe ata erdhën, Berisha tha 'Kurrë!' e askush nuk i tha 'boll veprove kështu' e madje disa prej tyre, përsërisin këngën e Berishës. Së dyti, çështja e korrupsionit mes ish-zëvendëskryeministrit e ish-ministrit të Ekonomisë. A dini ju, nëse qeveria ka marrë ndonjë masë? Është e lehtë të fajësohet veç njëra palë, t'i kërkohen veprime demokratike e kushtetuese. Komisioni Europian përsëriste kërkesën për dialog e ja ku jemi me krizën që, sipas Berishës, ishte puç ndaj shtetit organizuar nga Edi Rama, e papritmas na doli se edhe Presidenti Republikës, Bamir Topi, ishte pjesëmarrës, por edhe Prokurorja e Përgjithshme, Rama, nuk e di si është emri i saj. Edhe shefi i SHISH që nuk paska dhenë informacione mbi këtë grusht shteti. Kush mund të besojë tani për gatishmërinë dhe objektivitetin e z. Berisha për t'i dhënë fund krizës politike me anë të dialogut. Kur ai hedh poshtë edhe njerëzit që i ka emëruar vetë. Asnjë prej këtyre nuk ishte i opozitës, të gjithë u zgjodhën nga partia e tij. Unë nuk besoj për vete. Ndaj pyetja ime është kush është Plani B?"


Jelko Kacin, eurodeputet, grupi liberal:

"Unë mendoj se Rama nuk do që të emërojë njerëzit në komisionet zgjedhore, sepse ka frikë të tregojë emrat e komisionerëve të tij, pasi ata do të ekspozoheshin kështu ndaj korrupsionit e mund të kërcënoheshin".



Miroslav Lajçak, drejtori menaxhues i BE-së për krizat në Ballkan:

"E rëndësishme është që të nxitet mbajtja e zgjedhjeve të ndershme në Shqipëri. Ata nuk duan të paguajnë asnjë çmim për çfarë po bëjnë. Ne nuk mbajmë anë. Rama do të ishte më i besueshëm, nëse do të kritikonte funksionimin e institucioneve nga brenda Parlamentit. Nëse ai nuk beson tek anëtaret e vet se nuk do të korruptohen në komisionet zgjedhore, atëherë nuk ka më shpresë. Për Berishën, nëse atij nuk i pëlqejnë njerëzit, mirë, por nuk duhet kurrë që ai të sulmojë institucionet. Ne duhet të vëzhgojmë mirë zgjedhjet lokale".

-Shekulli, 12/02/2011-


Postuar nga RIP Gibbs datë 12 Shkurt 2011 - 14:48:

Re: Padi kryeprokurores, Ina Rama, Bumçi: Po bashkëpunon me PS-në

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner


Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka bërë të ditur se do të padisë penalisht Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama. Deputeti i kësaj force politike, Aldo Bumçi në një deklaratë për mediat është shprehur se kjo është ndërmarrë pasi sipas tij znj. Rama, po shkatërron procesin e hetimit të ngjarjes së "21 janarit".


"Çdo ditë Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, nxjerr në pazar dosjen e hetimit të puçit të organizuar nga Edi Rama më 21 Janar. Me gjithë kërkesën e prerë dhe të përsëritur të paraqitur nga qeveritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian për një hetim të pavarur, të gjithanshëm dhe transparent Prokuroria e Përgjithshme, Ina Rama duke dëshmuar se e ka shndërruar prokurorinë në një repart të Partisë Socialiste boton në shtypin e opozitës dëshmi dhe dokumenta duke faktuar se vazhdon rolin që ka marrë përsipër në skenarin për përmbysjen me dhunë të maxhorancës legjitime të Shqipërisë",- u shpreh Bumçi.


Ai shtoi se "shoqja e bulevardit është në kontakt të vazhdueshëm me organizatorët e puçit".
"Ne po ndjekim me shqetësimin më të madh vazhdimin e skenarit të puçit fytyrën e shëmtuar të të cilit qytetarët Shqiptarë e panë dje në Kuvend dhe e shohin çdo ditë në mediat e Edi Ramës që botojnë dokumentat e dosjeve duke dëshmuar se kjo zonjë nuk ndalet me rolin që ka marrë përsipër",- tha deputeti i PD-së.


Sipas Bumçi të gjitha këto janë "përpjekje për të rrëzuar një shumicë legjitime me dhunë".








Prokurores do ti rruajne topet me ato padite qe bejne ata sodomitet...


Postuar nga Vizioner datë 12 Shkurt 2011 - 15:03:

Thumbs up Re: Re: Padi kryeprokurores, Ina Rama, Bumçi: Po bashkëpunon me PS-në

Citim:
Po citoj ato që tha RIP Gibbs
Prokurores do ti rruajne topet me ato padite qe bejne ata sodomitet...


Postuar nga RIP Gibbs datë 12 Shkurt 2011 - 15:04:

Egjipt, vazhdojnë festimet popullore

Qindra mijëra njerëz janë duke festuar në Egjipt në rrugët e kryeqytetit Kajro dhe qyteteve të tjera të vendit edhe në mëngjesin e sotëm.
Siç raportojnë agjensitë e huaja, pas dorëheqjes së Hosni Mubarak pas 30 vitesh drejtimi të vendit, entuziasmi popullor ka vazhduar gjatë të gjithë natës, ndërsa njerëzit e kanë gdhirë dhe vazhdojnë të gëzojnë.

Vendi i ka kaluar në dorë forcave të armatosura, veprim të cilin presidenti amerikan Obama dhe Bashkimi Europian e kanë përshëndetur dhe cilësuar si një hap të madh drejt demokratizimit të vendit.

Ndonëse njerëzit për një ditë kanë harruar nga entuziasmi të gjithë problemet që i detyruan të dalin në rrugë, qeveria e re përballet me një sfidë madhore përpara saj.

Papunësia shumë e lartë, niveli i ulët i jetesës, korrupsioni masiv dhe lidhjet shoqërore e familjare që ka vendosur Mubarak-u në pushtet gjatë 30 viteve të tij, janë elemente që do ta vështirësojnë shumë punën e autoriteteve të reja dhe e bëjnë urgjente nevojën për reforma.

Për më tepër, 18 ditët e protestave llogaritet t’i kenë shkaktuar Egjiptit një dëm më të madh se 3 miliardë euro, ndërsa sektori i turizmit, vital për ekonominë e vendit, pritet të pësojë rënie si pasojë e pasigurisë në vitin 2011.


Postuar nga RIP Gibbs datë 12 Shkurt 2011 - 15:05:

Lajçak: Kriza po thellohet

Europianet shfaqen te hutuar, te pashprese, te zhgenjyer, por edhe talles me lidershipin politik shqiptar.
Ne raportimin e dyte te drejtorit menaxhues per krizat ne Ballkan perballe grupit te punes per kete rajon ne Parlamentin Europian, Miroslav Lajçak kembengul se BE nuk ndermjeteson dhe se ai nuk do te kthehet me ne Shqiperi nese vete lideret e vendit nuk ofrojne hapa konkrete per zgjidhjen e krizes.

Bisedat e Lajçak me Berishen e Ramen dhe nderhyrjet e te djathteve dhe te majteve europiane nxjerrin ne pah detaje nga gjendja e deshperuar, per arsye te ndryshme, e dy krereve politike ne Tirane, por edhe nga draft-marreveshja mjaft e perfolur e PE-se, gjate e pas “Krokodilit”, si perpjekje e europianeve per zgjidhjen e ngerçit qe para disa muajsh.

Ne emer te transparences se plote me publikun, ne momentin kur fatet e vendit varen shume nga sjelljet e politikaneve shqiptare dhe europiane pavaresisht grupimeve politike, Top Channel zbardh dhe publikon edhe kesaj here pjesen derrmuese te diskutimit me dyer te mbyllyra qe u zhvillua ne Bruksel.

Miroslav Lajçak, drejtori menaxhues i BE-së për krizat në Ballkan:

“Situata ne pergjithesi eshte me e qete se perpara, por kriza politike po thellohet. Ata mendojne se nuk mund ta zgjidhin kete krize dhe presin ndihmen tone. Nderkohe qe, ata nuk jane ende gati per te bere pjesen e tyre te punes. Ata besojne se Bashkimi Europian do zgjidhe problemin ne vend te Rames e Berishes, cfare nuk eshte normale. U mundova te tregohem i qarte me ta se BE nuk ndermjeteson. Aty ka disa hapa pozitive. Se pari, siç e dime, Z. Berisha hoqi dore nga protesta dhe u lejua qe te merret ne pyetje Garda e Republikes. Ne anen tjeter, pas demonstrates se pare, te tjerat kane qene shume te qeta e te paqshme, Rama potencialisht i ka kontrolluar ato. Tani, mesazhi im me i rendesishem ndaj z.Berisha, ishte qe te ulej pershkallezimi i situates. Pata nje diskutim te ashper mbi faktin pse organi i komisionit hetimor parlamentar nuk eshte i duhur, pse eshte i gabuar e se i duhet dhene fund retorikave.

Ai u mundua qe ta kuptonte. Kryeministri tha se do te ishte mbeshtetes e se ai po kerkon qe situata te stabilizohet. Ai u demonstrua shume konstruktiv e me tha 'Vetem me thuaj ç’te bej tani'. Dhe une i thashe atij, se ishte pergjegjesia e tij qe te kujdesej per gjithe kete histori. Ata kane shume frike se mos humbasin liberalizimin e vizave dhe luten qe kjo te mos ndodhe. Ju fola per zgjedhjet lokale e qe te ndjekin axhenden europiane, cfare mbetet ende per t’u bere ne menyre qe te permbushet lista e kerkuar. Te dy palet po e konsiderojne mundesine e dialogut. Rama nuk do te njohe rezultatin e zgjedhjeve parlamentare dhe qendrimin e Komisionit se Shqiperia eshte vend parlamentar funksional. Rama do te donte qe ne te shpreheshim per zgjedhjet e parakohshme dhe ai na fajeson pse BE nuk shpreh nje mesazh te qarte mbi kete. Ne pergjithesi vizita ishte e dobishme. U shpjegova atyre se nese do te duhej qe te vinim per te treten here, duhet te kishim, pertej qendrimeve, edhe dicka konkrete. Jam i shqetesuar mbi zgjedhjet lokale, pasi socialistet po bojkotojne emerimet ne komisionet zgjedhore. Rama me tha se ai do te preferonte qe te shtynte zgjedhjet lokale, me qellim qe kjo periudhe te perdorej per te punuar mbi ligjin elektoral. Une jam gati te shkoj atje perseri dhe mezi pres qe te kete dicka konkrete. U kam thene se kjo nuk eshte e mire per vendin e per popullin”.

Pas rrefimit te Lajçak, komentet e eurodeputeteve per qendrimet e Berishes dhe te Rames kane shkaktuar te qeshura ne salle, por u kerkua dhe nje “plan B” nga ana e BE-se per rrugedalje nga situata.

Hannes Swoboda, zëvendëskryetar “S&D” në PE:

“Besoj se te gjithe koleget biem dakord se atje duhet te mbahen zgjedhjet sic duhen. Nevojitet qe zgjedhjet lokale te jene te ndershme, demokratike e transparente”.

Eduard Kukan, kryetar i Delegacionit per Ballkanin në PE:

“Kur ju niset te flisnit, u bera optimist per pak kohe. Ju thate se Sali Berisha, kryeministri i vendit ju kishte thene ‘na thoni ç’te bejme e ne do ta bejme’. E pabesueshme, Berisha pranon se ka bere gabim, kjo me beri te isha optimist. Por pastaj ju me kthyet ne realitet. Eshte e rendesishme, nese ata seriozisht duan te bisedojne me njeri tjetrin, por ju treguat sesi ata jane skeptik mbi kete dialog. Duhet te ecim me tutje. Seriozisht, mund te themi ç’te duam per kryeministrin dhe shefin e opozites, por Rama refuzon legjitimitetin e zgjedhjeve te kaluara, nuk njeh qeverine si legjitime. Bie dakord me ty se zgjedhjet lokale jane te rendesishme. Nese shtyhen per hir te dialogut mire, por nuk jam i sigurte nese do te arrihej dialogu nderkohe. Jam skeptik qe 2 apo 3 jave kane per te sjelle dialogun mes Rames e Berishes, nese shtyhen zgjedhjet lokale pertej 8 majit. Ndaj shko atje prape e bej dicka”.

Vicktor Bostinaru, zëvendëskryetar i delegacionit per Ballkanin, PE:

“Prape i njejti muhabet. Jane gati ata per dialog? Nese eshte keshtu une do te isha partizan, por ne vezhgimin tim, e me informacionet qe te gjithe ne kemi, Parlamenti Europian u propozoi nje marreveshje, nje draft me disa pika. Dhe ata erdhen, Berisha tha ‘Kurre!’ e askush nuk i tha ‘boll veprove keshtu’ e madje disa prej tyre, perserisin kengen e Berishes.

Se dyti, çeshtja e korrupsionit mes ish zevendeskryeministrit e ish ministrit te Ekonomise. A dini ju nese qeveria ka marre ndonje mase? Eshte e lehte te fajesohet vec njera pale, t’i kerkohen veprime demokratike e kushtetuese. Komisioni Europian perseriste kerkesen per dialog e ja ku jemi me krizen, qe sipas Berishes ishte puc ndaj shtetit organizuar nga Edi Rama, e papritmas na doli se edhe president i Republikes Bamir Topi ishte pjesëmarres, por edhe prokurorja e pergjithshme, Rama, nuk e di si eshte emri i saj. Edhe shefi i SHISH qe nuk paska dhene informacione mbi kete grusht shteti.

Kush mund te besoje tani per gatishmerine dhe objektivitetin e z. Berisha per t’i dhene fund krizes politike me ane te dialogut. Kur ai hedh poshte edhe njerezit qe i ka emeruar vete. Asnje prej ketyre nuk ishte i opozites, te gjithe u zgjodhen nga partia e tij. Une nuk besoj per vete. Ndaj pyetja ime eshte kush eshte Plani B?”

Jelko Kacin, eurodeputet, grupi liberal:

“Une mendoj se Rama nuk do qe te emeroje njerezit ne komisionet zgjedhore sepse ka frike te tregoje emrat e komisionereve te tij, pasi ata do te ekspozoheshin keshtu ndaj korrupsionit e mund te kercenoheshin”.

Debatin per Shqiperine e mbyll Lajçak, i cili perkujton se ne rast te perkeqesimit te metejshem te situates, BE mund te perdore si mjet presioni ndaj te dyja paleve Marreveshjen e Stabilizim Asociimit, me sanksione nepermjet fondeve te para-anetaresimit, te njohura me emertimin IPA, para se te kaloje ne cilesime te tjera per lideret shqiptare dhe qendrimin e BE ndaj tyre.

“E rendesishme eshte qe te nxitet mbajtja e zgjedhjeve te ndershme ne Shqiperi. Ata nuk duan te paguajne asnje cmim per cfare po bejne. Ne nuk mbajme ane. Rama do te ishte me i besueshem nese do te kritikonte funksionimin e institucioneve nga brenda parlamentit. Nese ai nuk beson tek anetaret e vet se nuk do te korruptohen ne komisionet zgjedhore, atehere nuk ka me shprese. Per Berishen, nese atij nuk i pelqejne njerezit, mire, por nuk duhet kurre qe ai te sulmoje institucionet. Ne duhet te vezhgojme mire zgjedhjet lokale”, është shprehur Lajçak.

Situates se pashprese dhe tallese qe rrjedh edhe nga dyert e mbyllura te Parlamentit Europian, aty ku zbulohet me shkoqur se para kamerave c’mendohet e c’flitet per Shqiperine ne Bruksel, qershine mbi torte e ve raportuesi per Shqiperine, Nicolaos Chountis.

Ne debatin ku u fol dhe per situaten ne Maqedoni dhe ne Bosnje-Hercegovine, Chountis nderhyri per te thene se ceshtja e emrit mes Maqedonise dhe Greqise i takon ligjit nderkombetar, ndersa per Shqiperine, vend te cilin e “mbulon” si raportues, ai shtoi vetem se eshte dakord me gjithe ç’u tha nga te tjeret.


Postuar nga lule datë 12 Shkurt 2011 - 15:07:

Normale ti rruajn topet, se luan bukur Prostituten e ka ber Bamirin trri si kukull .

P.s Ca popull fatkeq jemi.


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 231 232 233 234 235 236 237 238 239 [240] 241 242 243 244 245 246 247 248 249 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.