Forumi Horizont Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 232 233 234 235 236 237 238 239 240 [241] 242 243 244 245 246 247 248 249 250 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)


Postuar nga Fajtori datë 30 Maj 2010 - 02:51:

Pause

Per here te pare fjalen "puntual" e degjova nga nje kushuri. Po prisnim tek ura nje shok qe u vonua. Ah po, harrova te them, dikur dilnim me orar. E linim per shembull ne oren 5 tek ura. Pastaj kalonim pasditen bashke, shoqeri, çuna apo goca. Vazhdonim deri ne nje fare ore, derisa binte nata dhe avash avash toga fillonte mblidhej ne repartet perkatese. Ne ndaheshim dhe ditet tona ndaheshin, ti e ke shtepine andej, une ketej, maksimum ndaheshe tek hyrja e pallatit. Ngjisje nje pale shkalle dhe hyje ne territorin prinderor. Koha e kaluar aty behej e detyrueshme. Nuk kishe kontakt me boten, maksimum dikush mund te kishte telefon shtepie (i paperdorshem per muhabete virtuale-intime). Te dashuroheshe ne ate kohe do te thonte te mendoje per te nesermen, per momentin qe do takoje prape personin e zemres. Ditet ishin te ndara me perpikmeri, e sotmja nga e nesermja. Ne ecnim me ritmet ushtarake te takim-ndarjeve. Ndersa sot...

Prit te mbledh veten. Te ndaj efektet historike nga ato personale (covary out si i thone).

Ndryshimi i madh ka nisur me radio e televizore, te cilat emocionojne thjesht sepse dikush tjeter po i shikon njekohesisht, per te perfunduar tek telefoni dhe interneti (mjeti suprem i ndryshimit). Me vizoren e kujtimeve mas diferencat e shkaktuar prej tij. Interneti ka krijuar nje vazhdimesi te dites, nje kontakt te vazhdueshem me facebookun-emailin-youtubin. Nje lidhje virtuale te vazhdueshme pa ndarje-takime te qarta. Ditet tona ngaterrohen, informacionet na pershkojne trurin vazhdimisht. Sado te jete ora, ngri ekranin e laptopit dhe do gjesh nje qenie per kontakt. Amerika perzjehet me Evropen. Katunari me qytetarin. Mediokriteti me aristokracine. Dembeli me punetorin. Jemi nje amalgame qe teoricienet komuniste do e kishin zili. Po barazohemi, po behemi vazhdim i njeri tjetrit. Ndarje nuk kemi kurre. Ne mos ne internet me gjen ne telefon. . "Cfare bere sot? Si ia kalove? Isha ketu, bera kete, u ktheva atje. Prit pak se po bie telefoni. Me fal çik te shkruaj nje sms."
Sapo mbyll telefonin bie nje zile tjeter. Mbyll dritaren e ketij chati dhe hapim dritaren tjeter. Emocionet qe marrim nga nje dritare i japim tek tjetra. Dritaret perzjehen me njera tjetren. X-i te ben te qeshesh, Y-ni merr nje qeshje inercie. Humori jone transportohet me fije te holla nderlidhjesh. Ditet e shemtuara nuk jane thjesht te miat, behen dhe te tuat, te forumit, te gjithe botes. Endrrat e nates i marrim me vete diten. Dita jote perzjehet me naten time. Ngjarjet e dites i sjellim prape naten si kafshe ripertypese.

Ne nuk fleme te ndare duke menduar per te nesermen. Ne fleme me telefon hapur, duke mbllaçitur fjalet pergjumesh, rraskapitemi shoqerisht, derisa te marrim minuten e fundit, piken e fundit te shoqerise/dashurise.

Sot nuk ka me Dritero Agolle. Nuk ka as Migjene, Goethe, apo Burns. Jemi nje lemsh i madh shpirtrash, nje fije pa fund, pa dite dhe pa nate, pa koke dhe pa kembe, te nderlidhur deri ne veteflijim. Nuk dihet ku qendron personaliteti i secilit, shqyejme syte mes rreshtave te kapim ndonje shenje. Hapim sondazhe per gjini, themi çfare po bejme tani-tani, çfare na mundon pas dy minutash, çfare kenge zbuluam ne ato momente. Ne nuk kemi te neserme, jetojme ne te sotmen e perhershme. Perjetojme vazhdimesine e dites dhe nates qe mbushet me imagjinate stimuluese. Gjumi eshte vetem nje fakt teknik.

Ne, qytetaret moderne, ngjajme me neuronet e nje truri ne zhvillim, te etur per kontakt, per faktoret neurotrofike, substanca qe leshohen nga neuroni tjeter dhe te lejojne te mbijetosh. Ne jemi nje tru tipik, ku shkarkimet individuale humbasin rendesi ne morine e informacionit. Eshte nje kakofoni mbytese. Nje orgazem historike qe humbet sensin e karakterit. Dashurohemi me gjysma njerezish, me copa idesh, copa kujtimesh, qofshin dhe te tjeterkujt. Dhimbjen e dikujt e ndjejne te gjithe, e percjellin. Dikush sillet si qen i keqtrajtuar ne koliben e tij. Qenin e puthin, e adhurojne. Ne s'kemi nevoje te dashurojme, as te vuajme ne veten e pare. Na mjaftojne rastet sporadike qe krijon natyra. Na mjaftojne mesazhet plot jete te nje njeriu tjeter. Rrethojme ndjenjat tona me jarge virtuale si nje turme qensh qe shikon qente qe po kryejne aktin.

Eshte e çuditshme si ka ndryshuar gjithçka nga pak vite me pare. Me e cuditshmja eshte menyra si kemi ndryshuar kaq shume saqe ritmet e dites dhe nates t'ia falim korentit te vazhdueshem te nderlidhjes. Ne banjo, vaske, librari, dyqan, spital a burg, ne nuk jemi vetem. Jemi pjese e trurit te madh. Dhe ashtu si ne tru (neuronet pa kontakte jane te destinuar te vdesin) njerezit pa facebook vdesin te izoluar nga festat qe lajmerohen tashme vetem virtualisht. Ahhh po... facebooku, arena qendrore ne turren e leshit social...

Keshtu qe:
Shpirterisht nuk mund te kemi qetesi, sepse nuk fleme. Nga pagjumesia sistemi imunitar i shoqerise bie aq shume saqe krijojme mostra rreth nesh. Puçra shoqerie, difekte gjenetike qe mbijetojne derisa prekin shpirtrat e paster. Harrojme dora dores te dalim para pasqyres nga frika se ajo qe do shikojme nuk na pelqen. Fundja jemi prodhim i kesaj shoqerie, me gjithe puçrat e morrat qe shfaqen ne horizont, si per te na kujtuar se duhet te pushojme ca, te fleme gjume, te marrim leje, te ikim nga forumi, nga facebooku, nga emaili, nga telefoni, nga turma. Te purifikohemi vetmueshem ne majet e Himalajes, te rigjejme fjalet qe na perkasin, vlerat qe nuk vrasin, larg qenieve qe pellasin e bertasin ne frenezine e komunikimit te se sotmes.


  Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 232 233 234 235 236 237 238 239 240 [241] 242 243 244 245 246 247 248 249 250 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.