Forumi Horizont | Gjithsej 257 faqe: « E parë ... « 232 233 234 235 236 237 238 239 240 [241] 242 243 244 245 246 247 248 249 250 » ... E fundit » Trego 257 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Letrarë të rinj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=105)
-- Shkrime te ndryshme (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14042)
Sot eshte pikerisht nje nga ato ditet kur njeriu do te shprehet, te flase, te shkruaje aq sa te lodhet... thua eshte shenje e mire apo e keqe. Thone qe njeriu ka deshire te shkruaje me teper kur eshte ne gjendje plogeshtie dhe trishtimi.
Sot edhe pse eshte nje dite e bukur me diell mua nuk e di pse me duket nje dite e zymte dhe me mjegull, degjoj vetem zhurmen e vazhdueshme dhe monotone te kondicionereve pa pushim si nje vuitje pa pushim ne veshet e mij.
Fillon perseri vetmia, ajo qe na ben te mendojme thelle dhe te shikojme gjerat me qarte brenda vehtes tone, ajo vetmi qe shume here e kerkojme dhe nuk e gezojme dot per shkak te rrethanave te jetes. Fillon te kuptosh se ne kete bote je i vetem, ti dhe vetem ti.
Nuk te duhet kurkush me te cilin do te flasesh, te mjafton kaq shume vetja jote dhe pse shume pergjigje do te te mungojne. Nuk ke deshire fare te lexosh, te duket sikur sa hap nje liber te ri e di perse do te lexosh perseri, nje histori te re midis gjithe historirave te tjera.
Nuk ke deshire te shkosh as ne kinema, se e di qe edhe atje nje histori e ngjashme me jeten tende do te jete regjistruar dhe do fillosh perseri te hysh ne mendime.
Kerkon dicka te re, cdo seconde, cdo minute dhe nuk arrin dot ta gjesh dhe ta zbulosh. Mendohesh e mendohesh dhe thua ndofta nje shetitje ne parkun e madh te qytetit me lule plot eshte ajo c'ka do jete e re per diten e sotme.
Nuk do asnje shoqerues, as femije ta terheqesh per dore, do vetem veten tende ta terheqesh ashtu zvarre menduar e renduar me supet e varura, do vetem te ulesh ne nje stol e te shikosh kalimtaret e nxituar deri sa te ngryset.
Ne fund do marresh me pertim canten mbi supe dhe edhe pse kembet nuk te bejne te shkosh ne shtepi ato vetem atje te drejtojne, c'fatkeqesi..... e njejta rutine e perditshme.
Gjithsej 257 faqe: « E parë ... « 232 233 234 235 236 237 238 239 240 [241] 242 243 244 245 246 247 248 249 250 » ... E fundit » Trego 257 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.