Forumi Horizont | Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 233 234 235 236 237 238 239 240 241 [242] 243 244 245 246 247 248 249 250 251 » ... E fundit » Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Leter e hapur dhe disa pytje drejtuar Janullatosit . (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8824)
Atehere Petrit,do perpiqem te pergjigjem aq sa mundem (sa di) dhe sa kam mundesi.
Fillimisht nuk e di rolin qe ka luajtur Krepeskopi ne hapjen e nje shkolle greke ne Himare ,sinqerisht.
Fatkeqesisht as per opinionin e tij per Himaren nuk e di.Por do them mendimin tim aq sa di. Di qe shkolla "greke" (dmth ku mesohej gjuha greke dhe disa mesime beheshin ne greqisht) kane ekzistuar ne disa fshatra prane kufirit me Greqine ku shumica e banoreve per mos te thene te gjithe, kane kombesi greke,jo vetem pas 1991 por dhe gjate viteve te komunizmit dhe nuk e quaj te gabuar ekzistencen e tyre ne zona ku ka minoritete ,qofshin ato Greke ose te cfaredolloji tjeter kombesie. Besoj se kjo eshte e drejte te behet ne cdo vend te botes ku ka minoritete, mjafton qe ne to te mos behet propagande kunder shtetit te te cilit jane shtetas.
Sa per pyetjen tjeter,dmth cili do ishte qendrimi im nese Kryepeshkopi Anastas do te ishte homoseksual, mendoj se duhet ti pergjigjem duke u pergjithesuar pak,dmth cili do ishte qendrimi im ndaj nje te njohurit tim kur te mesoja qe eshte homoseksual? Do perpiqesha qe qendrimi im ndaj tij te ishte i njejte, nuk do doja ta ofendoja dhe nqs do isha me i "krishtere " do vendosja veten time ne vend te tij per te imagjinuar se si do donin te tjeret te silleshin me mua,por cdo gje ka kufi. E thashe dhe me lart qe nuk eshte mekat te jesh homoseksual,mekat eshte te kesh marrdhenie te atij lloji,dhe une nuk kam problem te shoqerohem me nje homoseksualse, nuk me intreson opinioni, por mjafton te ruhen kufijte ,dmth qe nuk duhet te ushqej tjetri shprese qe mund te ndodhi dicka mes tij dhe meje. Eshte sikur te kesh shoqeri me nje "vajze" ose do ta kesh shoqe, ose te dashur, ose asgje tjeter.
Tani, nqs do mesoja qe Kryapeshkopi eshte homoseksual se di cdo beja. Patjeter qe do me bente pershtypje , por nqs do mendohesha me thelle ,do thoja qe pavarsisht preferencave te tij seksuale eshte njeri. Nuk do kisha asnje kundershtim te vazhdonte te ishte Krepeskop, por do isha i pari qe do kerkoja te largohej jo vetem nga posti i Kryepeskopit por ama te mos ishte as prift nqs do kishte kryer marrdhenie te atij lloji, te njejten gje do kisha bere ne qofte se do ishte streit dhe do kishte kryer marrdhenie me femer.
Dhe Petrit nuk eshte nevoja te drejtohesh ne shumes.
Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 233 234 235 236 237 238 239 240 241 [242] 243 244 245 246 247 248 249 250 251 » ... E fundit » Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.