Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Nje pyetje per.... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18260)
Postuar nga Fajtori datë 13 Mars 2011 - 07:22:
Citim:
Po citoj ato që tha Heyday
Nje pyetje per te gjithe:
Po mendoja, eshte normale dhe mese e pranueshme qe cdokush prej nesh te kete kuriozitetet e veta ne lidhje me pamjen fizike te shume anetareve ketu. Kuriozitete qe mbase nuk do shuhen kurre, per nje arsye apo per tjetren. Po sikur te gjithe te hapnin letrat me te gjithe, dmth, te gjithe te zbulonin si ishin bere te gjithe (ose te pakten, ata qe ngjallin interes), a do kishim te njejtat raporte si me pare? A do afroheshim me shume apo s'do i flisnim me njeri-tjetrit?
Pres pergjigje te argumentuara!
Hajde pyetje hajde.
Jo, nuk do kishim raporte si me pare. Dashur padashur aspekti fizik influencon ate qe presim nga tjetri. Ne rangun e flirtit mendor, sic behet ne forum, prezantohesh me personin dhe ne fund me guacken. Ne realitet prezantohesh me guacken, ne fund, po pati kohe, me personin. Madje keto kolavitjet virtuale shpesh lejojne te njihen njerezit shume me thelle nga sa do kishin shkuar ne realitet me njeri tjetrin. Ndoshta sepse ne realitet i druhen hapjes totale, ndersa ne virtualitet flene mendjen qe s'kane te bejne ne marredhenie reale dhe tregojne cilesite apo dobesite. Fakti eshte qe jeta virtuale humbet shijen kur ne ambjentin virtual futen njerez qe njihen ne realitet (ndonje i aferm a partner). Nga forumi jane zhdukur njerez sapo kane krijuar lidhje ne realitet, te tjere i kane ndaluar partnerit te futet, etj. Ka dicka virtualitet qe e ben ndryshe, jo shtojce te realitetit. Dhe ndoshta humbjes se kesaj i druhen ata qe ruajne privatesine nga fotot etj.
Tani, pervec aspektit makro-social, ne aspektin individual pamja e gjinise tjeter influencon shume. Me shume influencon meshkujt sesa femrat. Madje femrat jane me shume ne avantazh ne virtualitet sepse mund te "blejne" trurin e mashkullit para se aspekti fizik te hyje ne loje. Edhe meshkujt vleresojne trurin e femres, por ndoshta cik me vone me moshe dhe sidoqofte ndizja mbetet tek aspekti fizik.
Ndersa ne planin e fundit, kete te forumit tone, ohooo, sa do ndryshonin gjerat... Ketu ka milet qe fantazon mbi figuren e vet rendshem. Kush punon ne bodrum dhe nxjerr fotografi gataceli, kush eshte si Pierino dhe nxjerr foto si Brad Pitt, kush eshte si Kizi dhe i duket vetja si J. Roberts. Yhyyyy. Por njerezit kane te drejte te fantazojne mbi aspektin e vet, te rrisin autostimen, kjo eshte normale. Prandaj s'i ve faj njeriu qe shitet me shtrenjte sec vlen. Eshte thjesht nje menyre per te jetuar nje enderr, dhe endrra mesa duket shijon, se brenda ka copa reale dhe copa imagjinare. Ne jemi specie qe nuk rrojme dot pa imagjinaten. Edhe femijet i mesojme qe foshnje qe te besojne se kavanozi flet apo dollapi ecen vete (shiko filmat vizatimore).
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.