Forumi Horizont Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 234 235 236 237 238 239 240 241 242 [243] 244 245 246 247 248 249 250 251 252 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)


Postuar nga NS-6 datë 08 Shtator 2006 - 04:18:

skena 1: fusha e lagjes

imagjinoni nje lagje te vogel dhe ne mes te saj nje fushe te vogel ku luajne femijet...ose me mire luanin...deri kur erdhen disa persona dhe ngriten mur dhe e rrethuan dhe brenda asaj fushe te vogel ndertuan nje shtepi...pikerisht aty ku me perpara vendosnim nje nga portat...dhe muri shtrihej dhe zaptonte te gjithe fushen...
kur shkova kete rradhe ne shtepi kalova pikerisht prane atij muri dhe pashe qe kishte rene...dhe per here te pare pas kaq kohesh po shihja serish brenda asaj fushe...
diku aty ne cep kishte pase qene nje porte e bere me gura...dmth ishin tulla qe dikush i merrte pa lejen e babait nga shtepia dhe qe te gjithe binin dakort qe askush nuk do ti conte ne shtepi te vet ...nga njera ane e fushes ka qene nje kanal i vogel dhe pertej kanalit nje gardh.anash gardhi ka qene i mbushur plot me ferra. me kujtohej qe keputnim kercellat e rij nga ku do dilnin trendafilat dhe i hanim...
per te luajtur kemi pase nje top qinc (ka pase kushtuar 100 leke.pastaj dolen ato 250 lekshit por caheshin shpejt)...mund te them qe ka qene top legjende...top qe edhe po te cahej e ti behej nje vrime e madhe prap se prap nuk e humbte ate formen e vet sferike...kur provoje ta gjuaje, shihje qe te linte vulen e kuqe ne kembe...por me e keqja ka qene per ate qe e godiste ai top...thjesht ideja e llastikut ne trup te rrenqeth mishin...ashtu ishte edhe ai top... (topaluftash nuk ishte loje, ishte hakmarrje )...fjala me e mire qe mund te gjej ne ate fjalor kalamojsh ka qene "topi qinc te skerpin mer" ...beh,vetem ato qe kane luajtur me ate lloj topi mund ta kene me mire parasysh se si mund te ndiheshe kur ai top te godiste ne trup...ju siguroj qe jane momente me lote ...
nuk u ndala me shume ne ato momente...sapo kisha mberritur ne ato vend dhe pak me tutje ishte shtepia ime...gjithsesi mu be qejfi sepse me kujtoi dicka qe e kisha lene ne harrese...cdo here qe kaloja aty mund te imagjinoja gjithcka sic ka qene ...


  Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 234 235 236 237 238 239 240 241 242 [243] 244 245 246 247 248 249 250 251 252 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.