Forumi Horizont | Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 235 236 237 238 239 240 241 242 243 [244] 245 246 247 248 249 250 251 252 253 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)
skena 2: loja e luftave
ok,tani mendoni nje qender te vogel me 6-7 dyqane dhe perreth ketyre disa pallate 3-4 katesh (pallate tipike te kohes se partise)...
di qe kur kam qene i vogel loja e preferuar e cunave ka qene loja me lufta, kurse ajo e gocave ka qene loja me pafka (sot gustot kane ndryshuar, cunat i shef duke nejt, ne pergjithsi duke pire duhan, kurse gocat luajne lojen e shotave)...loja e luftave ka qene loje e lezetshme...skuadra 4-5 vetesh...vendoseshim ne cep te mureve te dyqaneve dhe thenia tipike "loooooj fiiiiiillooooi" hapte lojen...mete thene ate njeri qendronte aty te tjeret zhdukeshin sa hap e mbyll syte...hapesira ishte ca e madhe...problem mund te ishin snajperat...dmth ato qe kishin shtepine ne kat te 4 te pallatit (derisa pastaj erdhi marreveshja qe nuk lejohen pozicionime brenda ne shtepi...atehere filluan te hypnin ne tarace me ate te atyre vrimave katrore qe gjenden ne katete fundit...derisa u ndalua edhe ajo )...avantazhet e kesaj loje kane qene shume:
-koha kalonte shpejt
-vrapi moooo, te bente qe kur shkoje ne shtepi me zor hiqje kepucet
- nuk lije vend pa kontrolluar detajisht
...problemi i vetem?kur behej anullim loje...dmth kur dikush te therriste me emer tjeter...ka pase raste qe kur mbeteshe 2 vete dhe kundershtari ishte 4 ose 5 atehere taktika ishte qe kundershtari te gabonte...zakonisht nderronim bluzet ose pantallonat,ndonjehere te dyja ...teknika funksiononte ne pergjithsi...kjo conte ne anullim te lojes...ndonjehere duhet te beje heroin
. atehere ishte problemi qe te mblidhje te gjithe lojtaret dhe te rifilloje serish...hajd e ti kerkoje ne gjithe ato pallate e shtepi qe kishte zona aty...
Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 235 236 237 238 239 240 241 242 243 [244] 245 246 247 248 249 250 251 252 253 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.