Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 235 236 237 238 239 240 241 242 243 [244] 245 246 247 248 249 250 251 252 253 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga AndreaPirelli datë 12 Shkurt 2011 - 21:24:

Qeka hap proces edhe per Priftin ............. Do me behej qejfi ta hante mrena edhe ai bashke me Meten .............. Edhe pse precedenti nuk do ishte i mire, per faktin se i bie te denohet ai qe po denoncon korrupsionin se bashku me ate qe pretendohet se eshte i korruptuari .............. Po ne rastin e Priftit e meriton.
Te mos harrojme se eshte nje nga shkaktaret qe vendi eshte ne kete situate tani ............ dhe jo prej filmimit te botuar ................. .


Postuar nga RIP Gibbs datë 12 Shkurt 2011 - 21:28:

Re: Largohet Mubarak, festë në Egjipt. Obama: U dëgjua zëri i popullit

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
| 12/02/2011 |



Egjiptianët kanë festuar gjatë gjithë natës largimin e presidentit Hosni Mubarak, pas 30 vjetësh në pushtet.
--------------------------------

Zoti Obama: Po ne Shqiperi, kur do ndigjohet, NGA JU, zeri i popullit???!!!

Apo, mos po prisni te arrije Shqiperia si Egjypti???

Mos u habit edhe nese ndodh ashtu...


Postuar nga RIP Gibbs datë 12 Shkurt 2011 - 21:29:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha AndreaPirelli
Qeka hap proces edhe per Priftin ............. Do me behej qejfi ta hante mrena edhe ai bashke me Meten .............. Edhe pse precedenti nuk do ishte i mire, per faktin se i bie te denohet ai qe po denoncon korrupsionin se bashku me ate qe pretendohet se eshte i korruptuari .............. Po ne rastin e Priftit e meriton.
Te mos harrojme se eshte nje nga shkaktaret qe vendi eshte ne kete situate tani ............ dhe jo prej filmimit te botuar ................. .


Postuar nga Eria datë 12 Shkurt 2011 - 21:39:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha RIP Gibbs
Mos u habit edhe nese ndodh ashtu...


Ne jemi mesuar te shkojme ne fund,qe te nderrojme kah politik..as mua s'me cudit....


Postuar nga RIP Gibbs datë 12 Shkurt 2011 - 21:40:

Citim:
Po citoj ato që tha Eria


Ne jemi mesuar te shkojme ne fund,qe te nderrojme kah politik..as mua s'me cudit....

neve jemi nje tufe zullush!


Postuar nga Fajtori datë 13 Shkurt 2011 - 02:41:

Ehh politika.

Ditet e fundit mesova qe:
Prifti po na hyka ne PS. Gabim politik i pafalshem per Edi Ramen qe e pranon. Tregon se jo vetem Ilir Meta eshte legen qe nderron krahet, por edhe PS-ja eshte aq legene sa te pranoje ministrat e Metes dhe Berishes, qe per me teper rezultojne pjese e korrupsionit.

Se dyti, pashe qe Erion Veliaj ishte... koordinator i PS-se. Kjo domethene qe G99 paska marre fund. Gjithashtu zhduket ideja e dikurshme e Mjaftit, se perbehej nga njerez te rinj, me ideale dhe pa kompromise te kollajta politike. Politika thithi ne vrimen e saj te zeze optimizmin se diçka mund te ndryshoje. Tani ka vetem politike, parti, lajka, dhe paturpesi. Pra Erion Veliaj tani eshte ne nje parti me Dritan Priftin.

Ina Rama prostitute? Pse nuk argumentoni ato qe thoni po plasni opnione ketu. Qofte Gibbs, qofte Fleur te njejtin avaz. Per Ina Ramen mendoj diçka shume te thjeshte. Eshte e paafte. Po te ishte prokurore me P te madhe, do kishte deshiren per te zbuluar te verteten. E verteta ne Shqiperi zbulohet kollaj. Ne rastin e Ilir Metes duhet ti bente kontroll te menjehershem ne shtepi dhe neper zyra, sapo ky i hoqi imunitetin vetes. Duhet te kerkonte per numrat e llogarive bankare ne Zvicer. Pastaj duhet ta vinte ne arrest shtepie dhe ti pergjonte telefonin. Eshte princip qe mesohet ne shkolle qe i akuzuari mbahet ne izolim kur rrezikon te fshehe provat. Pier Camillo Davigo (prokuror i Manipulite) e spjegon qarte se paraburgimi behet qe te korruptuarit mos te kene mundesi te fshehin provat duke ndenjur jashte. Per Ilir Meten burgu do ishte i rende, por arresti i shtepise ishte i domosdoshem. Nese telefonatat do tregonin se kishte komunikuar me jashte, atehere do futej tamam ne burg.

Kjo eshte loja pra, nese je prokuror sagllam hetimet i ben vete dhe nuk kerkon eksperte videosh nga amerika. Thua se nje video eshte prova e vetme ndaj nje korrupsioni qe duket sheshit ne Shqiperi.


Postuar nga Vizioner datë 13 Shkurt 2011 - 02:57:

Fajtor, mendimet e tjera ishin ok, vec dicka te ka shpetuar me kete pjese qe po te citoj: ..."sapo ky i hoqi imunitetin vetes."

Jo, ajo ishte dhe eshte thjeshte nje loje fjalesh. Ai smundet te heqi Imunitetin vete, thjeshte me nje fjale goje. Nuk e lejon Ligji. Ka procedura qe duhen zbatuar, sic i percakton Ligji per heqien e Imunitetit. Behet kerkese na parlament, diskutohet kerkesa ne parlament (me diskutime pro dhe kundra ose te gjithe pro dhe te gjithe kundra) pastaj, dhe vetem pastaj hidhet ne Votim. Atehe quhet dhe njihet Ligjerisht nga Hetuesia qe i eshte heq Imuniteti "X" Parlamentari dhe mund te hetoje mbi ate person.

Pra, me kete qe tha Ilir meta se ka dorzuar Imunitetin, ishte dhe eshte thjeshte nje loje fjalesh per ti treguar popullit, i cili si njeh procedurat, se ai eshte i "lire" per hetim!!!!


Postuar nga al74 datë 13 Shkurt 2011 - 02:58:

ato qe kishin ideale u larguan me eksodin Faje , e ata qe mbeten e ruajten idealet dalengadale u eleminuan nga fusha politike .
aktualisht jemi protektorat i USA e UE .
derisa nuk do arrijme te kemi nje ekonomi te pavarur (jo krejtesisht kuptohet) do mbetemi gjithmone peng i regresit e i peruljes.


Postuar nga lule datë 13 Shkurt 2011 - 03:57:

Fajtor ça duhet me argumentu me, kur un ja plas ne surrat cfare kam e çfare ndiej, mendoj qe komente e mia jane te qarta, Fjala prostitute per ate eshte kompliment me P te madhe apo tvogel.

Po ka te drejt parafolsi..Ate e ke dhe ne citimin tim ..po e riperseris prap..Shqiperia ka humbur ajken, e domosdo msoi kshu si mesoi, ata qe ishin n'kohen e xhaxhit u eliminun me t'forte..kurse keta sot, nga e keqa apo interesat e tyre.
Ekonomin, korrupsionet ,destabilizmin e krijojn te dyja palet me mosmareveshjet qe kan, ky eshte i gjith problemi.

Kshuqe eshte e kote te besh debate, me njerez qe sdin t'shohin si duhet...po qe meren vetem me gjera pa interes.

Eshte thjesht humbje kohe, fatkeqesin e vuajn te pafajshmit!


Postuar nga Fajtori datë 13 Shkurt 2011 - 05:57:

Kur them argumentoni komentet domethene qe kushdo ka nje fije llogjike te spjegoje ku konsiston prostitucioni i prokurores se pergjithshme. Sepse eshte e vertete qe Shqiperia nuk behet me modelin mendor qe ekziston sot. Por tek ky model mendor hyjne dhe komentet qe behen pa argumente dhe pa fakte, thjesht sepse ashtu ia thote ndjenja dikujt qe gjoja ka kuptuar te vertetat e kohes qe jeton. Dhe nga keto modele ka shume mes shqiptaresh. Mezi gjen dike qe nuk njeh teorite e fshehta, kospiracionet, idera e prapaskena, dhe vjen i plas me fjale te renda ne publik. Si fillim qe Shqiperia te behet duhet te merremi vesh ca po flasim dhe jo t'ia kepusim si lopa bajgen me fjale pa kuptim. Kshu mund te dale Berisha pederast dhe babi jot pedofil. Puna eshte te ndjekim kush eshte e verteta (dhe ca lidhje ka me diskutimin qe po behet). Te verteten mund ta zbardhim kur te leme kultin e une-kshu-e-ndjej dhe te ndjekim kultin e te vertetes. Atehere dhe fjalet do kene peshe diskutimi publik, jo vlere ndjenjash personale. Atehere do kete me rendesi fakti real sesa ironia dhe pordha qe mbush mendjet dhe forumet shqiptare ne pergjithesi.


P.s. Nuk njoh aspektet legale, por mendoj se nje deputet qe vendos te lere imunitetin nuk mund te ndalohet nga parlamenti. Nuk i takon parlamentit te ndaloje vullnetin politik te nje deputeti. Do ishte ligj i denje per byrone politike te dikurshme.


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 235 236 237 238 239 240 241 242 243 [244] 245 246 247 248 249 250 251 252 253 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.