Forumi Horizont | Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 2438 2439 2440 2441 2442 2443 2444 2445 2446 [2447] 2448 2449 2450 2451 2452 2453 2454 2455 2456 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Auto-videoja 70 mijë euro’, reagon Dritan Prifti: Jam i surprizuar
Ne nje reagim lidhur me kerkesen e Prokurorise ne Kuvend per imunitetin e tij, Dritan Prifti, thote se “ndihet i suprizuar dhe se ai nuk mund te filmonte veten”. Me poshte reagimi i tij:
“..Për mua është surprizë kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila i kërkoi Kuvendit autorizim për ndjekjen time penale. U njoha me kërkesën e prokurorisë sot pasdite. Prokuroria dyshon se është bërë korrupsion, pasi ka parë një video të re të regjistruar nga vetë unë, si video e Ilir Metës.
Kush e beson që unë do filmoja veten duke bërë korrupsion??
Do e kisha sqaruar lehtësisht situatën nëse do më ishte bërë një thirrje e thjeshtë për sqarim. Me imunitet apo pa imunitet, unë mirëpres bashkëpunimin me Prokurorinë në të ardhmen.
Në situatën që po kaloj, pas publikimeve dhe denoncimeve të shkuara, meraku i vetëm që unë kam është siguria e jetës sime dhe familjes….” – Dritan Prifti
****
TIRANE- Deputeti Dritan Prifti ka qenë sot në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë ku është njohur me dosjen e hetimeve mbi video-përgjimin e regjistruar nga ai vetë. Dosja është dërguar në Kuvend nga Prokuroria ku kërkohet heqja e imunitetit për deputetët Ilir Meta dhe Dritan Prifti, të përfshirë në video. Prokuroria ka kërkuar qartësimin e pozicionit të Priftit, sepse eshte zbuluar nje video e dyte, ku eshte filmuar ndarja e një shume parash prej 70 mijë euro.
Më herët u njoftua se Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar zyrtarisht heqjen e imunitetit për deputetët Ilir Meta dhe Dritan Prifti. Kërkesa është depozituar pasditen e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë. Prokuroria e Përgjithshme e ndërmer këtë hap pas përfundimit të ekspertizës amerikane mbi video-përgjimin e realizuar nga Dritan Prifti, të cilën e dorëzoi me vullnetin e tij në organin e akuzës.
****
Me një shkresë të mbiquajtur “sekret” prokuroria e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë i ka kërkuar kuvendit të Shqipërisë heqjen e imunitetit jo vetëm të Ilir Metës por edhe të ish ministrit të Ekonomisë dhe Energjetikës Dritan Prifti.
Prokuroria kërkon qartësimin e pozicionit të Dritan Priftit në lidhje me një filmim të dytë, që ishte fshirë, por që kishte mbetur në memorien e videos, sipas të cilës edhe Prifti, është i përfshirë në një aferë përfitimesh në zyrat e shtetit.
Kërkesa është është nisur pasditen e djeshme nga Prokuroria e Përgjithshme pas kthimit të përgjigjes së ekspertizës amerikane për kasetën origjinale të video-regjistrimit që vetë Prifti me vullnetin e tij ka depozituar në prokurori.
Pas verifikimit të videos, gati një orëshe, të bisedës mes Metës dhe Priftit, ekspertët kanë konstatuar se poshtë këtij filmimi ka qenë e regjistruar një tjetër bisedë, e cila ishte fshirë por kishte mbetur në memorie.
Ekspertët teknikë kanë verifikuar se biseda e regjistruar mban datën 11. 03 2010 dhe në të janë regjistruar dy persona (Dritan Prifti dhe nje person tjeter) emri i te cilit nuk behet i ditur per shkak te hetimeve.
Shekulli.
Ajde ndertoje vendin me maskarrejn si ky .
Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 2438 2439 2440 2441 2442 2443 2444 2445 2446 [2447] 2448 2449 2450 2451 2452 2453 2454 2455 2456 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.