Forumi Horizont | Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 236 237 238 239 240 241 242 243 244 [245] 246 247 248 249 250 251 252 253 254 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Faje s'eshte aspak e perbashket ajo qe thua ti, dhe ajo qe kam shkruar un.
ska fare lidhje.
*************************
***Te verteten mund ta zbardhim kur te leme kultin e une-kshu-e-ndjej dhe te ndjekim kultin e te vertetes. Atehere dhe fjalet do kene peshe diskutimi publik, jo vlere ndjenjash personale. Atehere do kete me rendesi fakti real sesa ironia dhe pordha qe mbush mendjet dhe forumet shqiptare ne pergjithesi.***
*************************
Jemi ne nje byth portokalli i bie ky debat ..e spo arrijm t'kapim kokrren degjo tashi..te flasim me te drejt , meqe akoma sje i bindur ..se ska argumenta..
1- Un mendoj qe te kesh Imunitet ne radhe tpare duhet t'kesh aftesi te komunikosh akt moral, nje akt transparence, por esht dhe një detyrim për procesin e integrimit!
Gje qe tek parlamentaret tane mungon.
2- Pastaj un dua te dij, Pse Ina tregoi Akt dobesie, duke ju fshehur Akuzave qe ju ben..pse insistoi te fshihte fakte..dhe sdonte te ballafaqohej per vrasjet qe u ben me 21 Dhjetor?
Prokuroria per çfare eshte? per top_model?
Si funksionon ather ajo qeveri nese anashkalohen cdo zbardhje çeshtjesh?Pse duhet t'behemi saher Objekt Bisede per te tjer?
Me thjesht ska. ather kur sje ne gjendje, te ushtrosh ate qe t'perket te hiqet imuniteti!
Kjo vlen dhe per Meten njesoj, sepse nese vertet sic flitet ajo video ( here e modifikuar e her jo) ekziston..ather t'meren masat e duhura.
Keto smund ti bej as un as ti Faje po ata qe i kan ndore.
*******************
**Kshu mund te dale Berisha pederast dhe babi jot pedofil.***
Sa per ket rreshtin , t'mi maresh pleshtat se e kam si djal i ri dhe tashi qe e ka koken bore t'bardhe
A ka ndonje perkthyes ketu????????
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
P.s. Nuk njoh aspektet legale, por mendoj se nje deputet qe vendos te lere imunitetin nuk mund te ndalohet nga parlamenti. Nuk i takon parlamentit te ndaloje vullnetin politik te nje deputeti. Do ishte ligj i denje per byrone politike te dikurshme.
Na ndriconi pra me procedurat. Ca u dashka te beje dikush qe ti heqe imunitetin vetes? Ti beje lutje parlamentit: aman ma hiqni? Per mendimin tim do mjaftonte nje cope leter: "qe sot e tutje refuzoj cdo lloj imuniteti ligjor qe me jep statusi i deputetit. Pike."
Sekretarja e Jozit e fut ne dosje dhe i con autorizim prokurorise: "qe sot e tutje filan deputet mund te hetohet pa pyetur parlamentin".
Ca procedurash te tjera ka? Apo do mblidhet byroja te konsideroje integritetin moral te shokut deputet, se mos shkel ne derrase te kalbur duke i hequr imunitetin vetes.
P.s. Pyesni veten per cfare eshte krijuar imuniteti? Per ti dhene privilegje dikujt apo per te ndare pushtetet? Nese Ina Rama kerkon eksperte amerikane per verifikimin e videos domethene se PO HETON nje deputet. Pra ceshtja e imunitetit eshte zgjidhur me pare. Atehere, meqe eshte pa imunitet, beji kontroll ne shtepi dhe rrase ne paraburgim qe mos fshehe provat e tjera qe ka lene verdalle. Kaq e veshtire eshte te shikohen gjerat nga pikepamja e drejtesise dhe jo nga pikepamja politike?
PO PO, Fajtor, ka procedura dhe nuk mund te jeshe-njihesh pa imunitet, pse thua ti (ai Meta domethene) rrugve se skam me imunitet.
Kur te veje puna per Hetim dhe gjykim, neqoftese nuk eshte heq ligjerisht pastaj, aty do e shikosh ti dhe ato qe mendojne se ai ska me imunitet se si do mbrohet me Imunitetin!
Edhe votimi=vota e popullit qe mori, ishte nje procedure te ciles iu nenshtrua ai dhe cdo deputet per te marre numrat e mundshme per te hyre ne Parlament.
Edhe per heqie, jane procedura qe duhet te ndiqen, qofshin edhe formale.
1- Kerkese me shkrim Parlamentit-Kryetares
2-Shqyrtim dhe diskutim i kerkeses ne parlament
3-Votim nga parlamenti, pro heqeies ose kundra ( ne rastin e ketij Metes, qe e kerkon me deshire heqien, do jene pro votat).
Pa u kryer keto procedura, te llomotisi si te doje Ilir meta neper rruge apo TV se nuk ka me imunitet, te hypi perpjete Hetuesia e cilido tjeter, nuk mundet te hetohet.
p.s. Fajtor, mendoja se dicka kaq te thjeshte e te kuptueshme ti, duhet ta dije shume mire!!!
"qe sot e tutje refuzoj cdo lloj imuniteti ligjor qe me jep statusi i deputetit. Pike."
Ekzakt po ka njerez te qarte ne mendime e t'vetedijshem per veprimet qe bejn atje?
***Nese Ina Rama kerkon eksperte amerikane per verifikimin e videos domethene se PO HETON nje deputet. Pra ceshtja e imunitetit eshte zgjidhur me pare. Atehere, meqe eshte pa imunitet, beji kontroll ne shtepi dhe rrase ne paraburgim qe mos fshehe provat e tjera qe ka lene verdalle. **
Po t'ket kurajo kush, ta bej kete gje, do ishte e mrekullueshme, po gjerat s'jane ashtu si shihen, atje çdo eshte e shitur, dhe Nderi.
Eshte shtet me rrenje te thella maskarenjsh, dhe çdo veprim esht i mirepaguar.Mafia ben t'veten mos e harro kete.S'mund te ket drejtesi, kur e drejtojn Kuklla dhe njerez te korruptuar.
Auto-videoja 70 mijë euro’, reagon Dritan Prifti: Jam i surprizuar
Ne nje reagim lidhur me kerkesen e Prokurorise ne Kuvend per imunitetin e tij, Dritan Prifti, thote se “ndihet i suprizuar dhe se ai nuk mund te filmonte veten”. Me poshte reagimi i tij:
“..Për mua është surprizë kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila i kërkoi Kuvendit autorizim për ndjekjen time penale. U njoha me kërkesën e prokurorisë sot pasdite. Prokuroria dyshon se është bërë korrupsion, pasi ka parë një video të re të regjistruar nga vetë unë, si video e Ilir Metës.
Kush e beson që unë do filmoja veten duke bërë korrupsion??
Do e kisha sqaruar lehtësisht situatën nëse do më ishte bërë një thirrje e thjeshtë për sqarim. Me imunitet apo pa imunitet, unë mirëpres bashkëpunimin me Prokurorinë në të ardhmen.
Në situatën që po kaloj, pas publikimeve dhe denoncimeve të shkuara, meraku i vetëm që unë kam është siguria e jetës sime dhe familjes….” – Dritan Prifti
****
TIRANE- Deputeti Dritan Prifti ka qenë sot në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë ku është njohur me dosjen e hetimeve mbi video-përgjimin e regjistruar nga ai vetë. Dosja është dërguar në Kuvend nga Prokuroria ku kërkohet heqja e imunitetit për deputetët Ilir Meta dhe Dritan Prifti, të përfshirë në video. Prokuroria ka kërkuar qartësimin e pozicionit të Priftit, sepse eshte zbuluar nje video e dyte, ku eshte filmuar ndarja e një shume parash prej 70 mijë euro.
Më herët u njoftua se Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar zyrtarisht heqjen e imunitetit për deputetët Ilir Meta dhe Dritan Prifti. Kërkesa është depozituar pasditen e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë. Prokuroria e Përgjithshme e ndërmer këtë hap pas përfundimit të ekspertizës amerikane mbi video-përgjimin e realizuar nga Dritan Prifti, të cilën e dorëzoi me vullnetin e tij në organin e akuzës.
****
Me një shkresë të mbiquajtur “sekret” prokuroria e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë i ka kërkuar kuvendit të Shqipërisë heqjen e imunitetit jo vetëm të Ilir Metës por edhe të ish ministrit të Ekonomisë dhe Energjetikës Dritan Prifti.
Prokuroria kërkon qartësimin e pozicionit të Dritan Priftit në lidhje me një filmim të dytë, që ishte fshirë, por që kishte mbetur në memorien e videos, sipas të cilës edhe Prifti, është i përfshirë në një aferë përfitimesh në zyrat e shtetit.
Kërkesa është është nisur pasditen e djeshme nga Prokuroria e Përgjithshme pas kthimit të përgjigjes së ekspertizës amerikane për kasetën origjinale të video-regjistrimit që vetë Prifti me vullnetin e tij ka depozituar në prokurori.
Pas verifikimit të videos, gati një orëshe, të bisedës mes Metës dhe Priftit, ekspertët kanë konstatuar se poshtë këtij filmimi ka qenë e regjistruar një tjetër bisedë, e cila ishte fshirë por kishte mbetur në memorie.
Ekspertët teknikë kanë verifikuar se biseda e regjistruar mban datën 11. 03 2010 dhe në të janë regjistruar dy persona (Dritan Prifti dhe nje person tjeter) emri i te cilit nuk behet i ditur per shkak te hetimeve.
Shekulli.
Ajde ndertoje vendin me maskarrejn si ky .
Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne
"qe sot e tutje refuzoj cdo lloj imuniteti ligjor qe me jep statusi i deputetit. Pike."
Ekzakt po ka njerez te qarte ne mendime e t'vetedijshem per veprimet qe bejn atje?
***Nese Ina Rama kerkon eksperte amerikane per verifikimin e videos domethene se PO HETON nje deputet. Pra ceshtja e imunitetit eshte zgjidhur me pare.
Vizioner mjesi .
Ato qe kam ber ** jan fjalet e Fajes jo tmiat...lexoje qarte citimin.
Ne lidhje me Imunitetin thashe, te njejten gje, dhe un, do ishte fantastike, po ska kurajo ta bej kush, se jan t'gjith pa perjashtim te korruptuar.
Turp t'vij Bota te zgjedhi çeshtjet tona, se drejtohemi nga njerez te paafte.
RREGULLORJA E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Neni 118
Heqja e imunitetit të deputetit
1. Kërkesa dhe dokumentet shoqëruese për dhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit i paraqiten Kryetarit të Kuvendit nga Prokurori i Përgjithshëm. Kryetari ia dërgon kërkesën dhe dokumentet shoqëruese menjëherë për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet dhe vë në dijeni Kuvendin në seancën plenare më të parë.
2. Deputeti, për të cilin kërkohet dhënia e autorizimit, lajmërohet për kërkesën e bërë dhe dokumentet që e shoqërojnë atë, si dhe i bëhet e ditur koha në të cilën Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të fillojë shqyrtimin e kërkesës. Deputeti ka të drejtë të paraqesë në Këshill, me shkrim ose me gojë, shpjegimet dhe vërejtjet e tij rreth çështjes.
3. Në përfundim të shqyrtimit, Këshilli, brenda 4 javëve, harton një raport për në seancë plenare, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit. Raporti i Këshillit u shpërndahet deputetëve.
4. Shqyrtimi i kërkesës për dhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ose arrestimin e një deputeti vendoset si pikë e parë e rendit të ditës të seancës së dytë pasardhëse, pas paraqitjes së raportit të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Në seancë plenare fjala i jepet në fillim deputetit, ndaj të cilit është paraqitur kërkesa, për të dhënë shpjegime ose për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Raporti i Këshillit nuk është objekt diskutimi. Kuvendi vendos me votim të fshehtë nëse do të jepet ose do të rrëzohet dhënia e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit.
5. Procedura e parashikuar në pikat 1, 2, 3 dhe 4 të këtij neni zbatohet edhe në rastin kur kërkohet autorizimi për arrestimin e një deputeti.
6. Në rastin kur Kuvendi nuk merr vendim për dhënien ose mosdhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ose të arrestimit të një deputeti brenda 3 muajve nga data e paraqitjes së kërkesës përkatëse, atëherë kërkesa konsiderohet e rrëzuar nga Kuvendi.
7. Përcaktimet e bëra në këtë nen zbatohen edhe në rastet e dhënies së autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ose për dhënien e autorizimit për arrestimin e anëtarit të Këshillit të Ministrave.
Neni 119
Procedura në rastin kur deputeti është ndaluar ose arrestuar
1. Në rastin kur një deputet është ndaluar ose arrestuar pa autorizim në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë, Prokurori i Përgjithshëm vë menjëherë në dijeni Kryetarin e Kuvendit.
2. Kryetari i Kuvendit thërret menjëherë Këshillin për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet, i paraqet dokumentet e përcjella nga Prokurori i Përgjithshëm dhe i kërkon të shqyrtojë çështjen.
3. Këshilli, brenda 2 ditëve nga njoftimi i Kryetarit të Kuvendit, shqyrton nëse ka vend për procedim ndaj deputetit të arrestuar ose të ndaluar, duke dëgjuar Prokurorin e Përgjithshëm dhe deputetin e ndaluar ose të arrestuar.
4. Këshilli paraqet raportin për seancën plenare të Kuvendit, e cila thirret nga Kryetari i Kuvendit brenda 2 ditëve nga paraqitja e raportit. Kuvendi me votim të fshehtë duhet të vendosë për heqjen ose mosheqjen e masës së ndalimit ose të arrestimit të deputetit.
p.s. Fajtor, po nuk u ndricove dhe me keto qe futa, me vika keq pastaj. Me qarte ska.
Dhe, sinqerisht mendoja qe, me Ty, nuk do te diskutoja kete pike kaq te thjeshte!!!
Ka disa ceshtje qe, nuk diskutohen me muhabet Kafeneje, por me rregulla e ligje.
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Na ndriconi pra me procedurat.
Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 236 237 238 239 240 241 242 243 244 [245] 246 247 248 249 250 251 252 253 254 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.