Forumi Horizont | Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 237 238 239 240 241 242 243 244 245 [246] 247 248 249 250 251 252 253 254 255 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)
Bajalldisje
Bah, ç'milet. Ç'bikerina me veze lluqe qe kenaqen nga ngrohtesia e inkubatorit te jetes. Veze te eksituara per rrahje me pirun, ne pritje te behen omeleta homogjene, ne menyre qe te fshehin tek turma boshlleqet individuale.
Njerez me reminishence lulesh, dashuri bajate, te lena per kohe te gjate te thahen ne diell, ne pritje te njomjes çfaredo, qofte dhe me urinim nga lart. Etje per ndjenja, me çdo kusht, me patjeter. Shfaqje publike e piteve sentimentale. Gjendje mendore pa kurrefare konservimi, te ekspozuara per publikun, si peshqit me miza tek Pazari i Ri. Era jete ne dekompozicion, dashuri me ere amonjaku, si banjot e plazhit Teuta. Fibra optike qe percjellin difektet e te shkuares, njerez filispanje, unisone, unike, qe kolovaren rreth nje boshti standart, nje ndjenje te vetme, nje shoqerie te vetme, nje historie te vetme, per te krjuar nje tip te vetem. Qenie qe nuk te habisin kurre. Njerez transparente, ku mund te shikosh rrugen nga vijne, lagjen, prindet, shtetin, qytetin, fshatin. Fleterrufe qe nuk meritojne as emrin "rrufe". Thjesht "flete". Flete qe tunden ne ajer, te zhgarravitura nga ndonje 30 vjetsh i çuar dem. Flete qe kane prekur maja stilolapsash kalimthi, pa i dhene sens shkrimit asnjehere. Bileta te skuaduara llotosh qe zgjaten me nxitim qe dikush ti shkruaje siper.
Per femijet:
Dhame emisionin e perrallave. Xhaxhi Maria Kallamata eshte pak i hedhur ndonjehere, por e mira fiton gjithmone. Dhe omeleta sidoqofte hahet. Njerezit omelete kane nevoje per njerezit djathte qe te shtyhen poshte. Problemi eshte vetem kur omoletat te zene fytin me mbipopullim te pjates virtuale.
Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 237 238 239 240 241 242 243 244 245 [246] 247 248 249 250 251 252 253 254 255 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.