Forumi Horizont | Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 237 238 239 240 241 242 243 244 245 [246] 247 248 249 250 251 252 253 254 255 » ... E fundit » Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Vendosa te hap syte. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11168)
Nuk eshte koha ime
nuk eshte celsi im...
Dhe dera mbyllet mbrapa
pazhurme, vetem qetesi qe brenda vret.
Hapat vazhdojne te degjohen
ne korridoret bosh
dhe jehona e njemije kujtimesh
vallezimin para kohe ndalon.
Nje shans te marresh
kaq e veshtire?
Ne nete te mbytura peshperimash,
pergjigja e pathene
asnjeanese
pret te zbulohet
ose me mire te shpluhuroset serisht.
Krah per krah binjaket e kunderta
ecin me hapat tone
dhe kur ndalon njera dicka te peshperise
ne veshin e thare nga merzija,
tjetra ne qoshen e syrit zbulohet
per te na kujtuar qe eshte atje
dhe pret momentin
kur me motren te shkembehet.
Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 237 238 239 240 241 242 243 244 245 [246] 247 248 249 250 251 252 253 254 255 » ... E fundit » Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.