Forumi Horizont | Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 237 238 239 240 241 242 243 244 245 [246] 247 248 249 250 251 252 253 254 255 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)
Nr.3
Te nesermen arrijme ke rrugica e lagjes time te shtepise tjeter shoqeruar nga afersisht 10 makina te tjera te njerezve te mi,vetem njerezit e afert shume i dinin datat egzakte se kur do shkonim,te tjeret mendonin se munde te riktheheshim gjate atij muaji.Zbres nga makina,sa cudi,sa ka ndryshuar…ku jam ?!Ndjej nje gjendje te fikti,ndjej sikur kembet s’po me mbajne me…shoh njerez perreth qe afrohen,me perqafojne,puthin,qajne qe te gjithe.Une s’kisha nxjerrur asnje pike loti.Marr canten time te dores,bagazhet e tjera te dores i le ne makine,pa i thene kujt gje nisem nga shtepia e gjysherve…meqe gjyshi kishte patur ca probleme shendeti mjeku e kishte keshilluar te mos udhetonte,nena bashke me nusen e xhait kishin ngelur ti benin shoqeri te mos merzitej.Hapi porten e shtepise te tyre,para syve me hapet nje bote tjeter : nje shtepi aq e bukur,me elementet tipike te shtepive qytetare te qytetit tim por pa harruar nuancen moderne.Xhaja ne telefon me kishte folur shume per mundimet e tija per te gjetur materiale e njerez qe munde te punonin ne shtepi duke ruajtur stilin origjinal te shtepise.Shoh aq shume lule,pjese te oborrit ishin shtruar me pllaka guri ngjyre kafe,me tutje shihje nje peme molle,nje bankine gdhendur aq bukur ne dru.Shoh pusin qe e kishte vene ne dukje me materiale qe te kujtonin te kaluaren per njekohesisht te dukej dicka aq e kohes.Me tutje shihje bar(gazon),bari i pare qekur zbrita ne Shqiperi qe me dukej i mirembajtur.E me pas,qershia mbi torte,nje mini-shatervan qe u derdhte ne nje si forme akuariumi me peshqne te.
Po ecja ngadale,kur ne hijen e shtepise ne verande shoh nje plak te veshur ne kostum bezhe,me shkopin perkrah kolltukut,qe lexonte.Gjyshi !Nuk munde te permbahem me,me mbulojne djerset e ftohta,lotet me rrjedhin faqeve…ai me pa,s’ju besonte syve. Kur nga brenda degjoj dike qe me therret ne emrin tim te plote me sa ze kishte.Ishte nusja e xhajes qe po vraponte jashte bashke me nenen.I drejtohet gjyshit « Te erdhi vajza ».E shoh ti rrjedhin lotet dhe atij,ngrihet e me perqafon aq gjate.
[font=Verdana]Me vone shkojme gjithe bashke drejte shtepise time,kur ca te shihja?!Mbushur me njerez.Ne ato pak dite qe ndenjem ne aty kemi patur per vizite me qindra njerez,s’kishte ngelur askush qe njihte familjen e gjyshit pa ardhur.Shtepia ime s’zinte me njerez keshtu kishin vendosur tenta te bardha kopeshti qe i kishim sjellur nga kendej.Xhaja ishte kujdesur per dreken ne nje nga restaurantet e medha te qytetit,mgjth askush s’kishte deshire te shkonte ne restaurant keshtu babi coi qe ti sillnin te gjitha ne shtepi meqe s’i kishin shperndare akoma ne pjata.Mbushem kopeshtin me tavolina,bagetite qe kishin bere hell ne restaurant i sollen,poashtu gjerat e tjera,raki,birre,vere te bardhe-te kuqe…Me te rinjte u kujdesen te venin boxet e muzikes ne 4 kendet e kopeshtit,per camera…e keshtu kaloi dreka me afersisht 100 vete ne kopeshtin e shtepise.
Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 237 238 239 240 241 242 243 244 245 [246] 247 248 249 250 251 252 253 254 255 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.