Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 237 238 239 240 241 242 243 244 245 [246] 247 248 249 250 251 252 253 254 255 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Vizioner datë 13 Shkurt 2011 - 14:52:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne
Vizioner mjesi .



Turp t'vij Bota te zgjedhi çeshtjet tona, se drejtohemi nga njerez te paafte.



Mjesi Fleurs.


Shume e drejte kjo fjalia qe te citova.


Postuar nga lule datë 13 Shkurt 2011 - 15:20:

Re: RREGULLORJA E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
Neni 118
Heqja e imunitetit të deputetit


1. Kërkesa dhe dokumentet shoqëruese për dhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit i paraqiten Kryetarit të Kuvendit nga Prokurori i Përgjithshëm. Kryetari ia dërgon kërkesën dhe dokumentet shoqëruese menjëherë për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet dhe vë në dijeni Kuvendin në seancën plenare më të parë.
2. Deputeti, për të cilin kërkohet dhënia e autorizimit, lajmërohet për kërkesën e bërë dhe dokumentet që e shoqërojnë atë, si dhe i bëhet e ditur koha në të cilën Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të fillojë shqyrtimin e kërkesës. Deputeti ka të drejtë të paraqesë në Këshill, me shkrim ose me gojë, shpjegimet dhe vërejtjet e tij rreth çështjes.
3. Në përfundim të shqyrtimit, Këshilli, brenda 4 javëve, harton një raport për në seancë plenare, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit. Raporti i Këshillit u shpërndahet deputetëve.
4. Shqyrtimi i kërkesës për dhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ose arrestimin e një deputeti vendoset si pikë e parë e rendit të ditës të seancës së dytë pasardhëse, pas paraqitjes së raportit të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Në seancë plenare fjala i jepet në fillim deputetit, ndaj të cilit është paraqitur kërkesa, për të dhënë shpjegime ose për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Raporti i Këshillit nuk është objekt diskutimi. Kuvendi vendos me votim të fshehtë nëse do të jepet ose do të rrëzohet dhënia e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit.
5. Procedura e parashikuar në pikat 1, 2, 3 dhe 4 të këtij neni zbatohet edhe në rastin kur kërkohet autorizimi për arrestimin e një deputeti.
6. Në rastin kur Kuvendi nuk merr vendim për dhënien ose mosdhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ose të arrestimit të një deputeti brenda 3 muajve nga data e paraqitjes së kërkesës përkatëse, atëherë kërkesa konsiderohet e rrëzuar nga Kuvendi.
7. Përcaktimet e bëra në këtë nen zbatohen edhe në rastet e dhënies së autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ose për dhënien e autorizimit për arrestimin e anëtarit të Këshillit të Ministrave.


Neni 119
Procedura në rastin kur deputeti është ndaluar ose arrestuar


1. Në rastin kur një deputet është ndaluar ose arrestuar pa autorizim në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë, Prokurori i Përgjithshëm vë menjëherë në dijeni Kryetarin e Kuvendit.
2. Kryetari i Kuvendit thërret menjëherë Këshillin për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet, i paraqet dokumentet e përcjella nga Prokurori i Përgjithshëm dhe i kërkon të shqyrtojë çështjen.
3. Këshilli, brenda 2 ditëve nga njoftimi i Kryetarit të Kuvendit, shqyrton nëse ka vend për procedim ndaj deputetit të arrestuar ose të ndaluar, duke dëgjuar Prokurorin e Përgjithshëm dhe deputetin e ndaluar ose të arrestuar.
4. Këshilli paraqet raportin për seancën plenare të Kuvendit, e cila thirret nga Kryetari i Kuvendit brenda 2 ditëve nga paraqitja e raportit. Kuvendi me votim të fshehtë duhet të vendosë për heqjen ose mosheqjen e masës së ndalimit ose të arrestimit të deputetit.


p.s. Fajtor, po nuk u ndricove dhe me keto qe futa, me vika keq pastaj. Me qarte ska.
Dhe, sinqerisht mendoja qe, me Ty, nuk do te diskutoja kete pike kaq te thjeshte!!!
Ka disa ceshtje qe, nuk diskutohen me muhabet Kafeneje, por me rregulla e ligje.




Thell thelle Vizioner se besoj se e kishte fjalen per keto qe sapo permende, se keto i din t'gjithe po argumete reale.Fakte dmth.


*******************************


Vizioner
Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne
Vizioner mjesi .


Turp t'vij Bota te zgjedhi çeshtjet tona, se drejtohemi nga njerez te paafte.


Mjesi Fleurs.


Shume e drejte kjo fjalia qe te citova.


Un ta kam ber t'qarte dhe me pare, Politiken se shoh nga Ngjyrat...po nga Niveli e puna qe percjell.


Postuar nga Vizioner datë 13 Shkurt 2011 - 15:31:

Re: Re: RREGULLORJA E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne


Thell thelle Vizioner se besoj se e kishte fjalen per keto qe sapo permende, se keto i din t'gjithe po argumete reale.Fakte dmth.

*******************************



PO, per keto ishte fjala, rreth asajt kerkonte "ndricim" fajtori, Procedurat!

Se nuk eshte e thene se thote nje Deputet rrugve, kafeneve qe sdu - skam me Imunitet dhe mbaroji puna = eshte i lire.

Jo, duhen ndjek procedurat Ligjore e VETEM atehere po, eshte pa imunitet.

Sic theksohet dhe tek nenet perkatese qe futa.


Postuar nga lule datë 13 Shkurt 2011 - 15:34:

Thumbs up Re: Re: Re: RREGULLORJA E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner


PO, per keto ishte fjala, rreth asajt kerkonte "ndricim" fajtori, Proceduart!

Se nuk eshte e thene se thote nje Deputet rrugve, kafeneve qe sdu - skam me Imunitet dhe mbaroji puna = eshte i lire.

Jo, duhen ndjek procedurat Ligjore e VETEM atehere po, eshte pa imunitet.

Sic theksohet dhe tek nenet perkatese qe futa.




Jam dakort pra, me keto qe flet, fakte( gabimet, qe ata bejn, korrupsinet), dicka me kokrete ..mendoj ...qe te rishqyrtohen ca me thelle, e t'meren vendimet e duhura .
Paster, shkurt , shqip.


Postuar nga BIONDIA datë 13 Shkurt 2011 - 16:21:

Me duket se Ina pret nje femi...


Postuar nga RIP Gibbs datë 13 Shkurt 2011 - 16:44:

“Sekretet”, reagon Ina Rama

Në kohën kur mazhoranca akuzon Prokurorinë e Përgjithshme për nxjerrje sekreti hetimor, organi qendror i akuzës përmes një deklarate zyrtare njofton opinionin publik se Prokuroria gjatë kryerjes së veprimeve hetimore bashkëpunon edhe me institucione të tjera, sikurse Policia e Shtetit, ekspertë të kriminalistikës apo mjekësisë ligjore.
Në vijim në deklaratë thuhet se në asnjë rast kur të dhënat e hetimit kanë qenë të administruara nga prokurorët apo oficerët gjyqësorë të çështjes nuk ka ndodhur të ketë rrjedhje informacioni, duke dhënë të kuptohet se mund të kenë qenë të tjerë institucione që kanë nxjerrë sekretet në media.

Sipas zyrës së shtypit, Prokuroria ka ndjekur me profesionalizëm hetimet për të gjitha rrethanat dhe pistat e hetimit për ngjarjet e 21 janarit.

“Përsa i përket publikimit të kërkesës së bërë nga institucioni i Prokurorisë ndaj Kuvendit të Shqipërisë për autorizimin për proçedim ndaj dy deputetëve, Z. Ilir Meta dhe Z. Dritan Prifti, sqarojmë se pavarësisht se nuk janë akte që mbrohen nga sekreti hetimor, është vlerësuar nga ana jonë se informimi i publikut me këtë këtë fakt, mund të menaxhohej nga ana e Kuvendit të Shqipërisë”, vijon deklarata.

“Dokumentet e kësaj çështjeje si dhe ekspertiza filmike ndodhen prej kohësh në dispozicion të Prokurorisë dhe në asnjë rast nuk kanë dalë në media informacion mbi to”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë.


Postuar nga lule datë 13 Shkurt 2011 - 16:48:

Sipas “Sekretet”, reagon Ina Rama
dhe ..

“Dokumentet e kësaj çështjeje si dhe ekspertiza filmike ndodhen prej kohësh në dispozicion të Prokurorisë dhe në asnjë rast nuk kanë dalë në media informacion mbi to”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë.

Kur nuk kan dale keto info, nga i merni keto t'dhena?


Postuar nga RIP Gibbs datë 13 Shkurt 2011 - 16:57:

Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne
Sipas “Sekretet”, reagon Ina Rama
dhe ..

“Dokumentet e kësaj çështjeje si dhe ekspertiza filmike ndodhen prej kohësh në dispozicion të Prokurorisë dhe në asnjë rast nuk kanë dalë në media informacion mbi to”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë.

Kur nuk kan dale keto info, nga i merni keto t'dhena?

Nga Partia Socialiste e Shqiperise, nuk e e ke marre vesh qe Ina Rama jeton ne seline e PS e te gjithe aktivitetin e saj e ben ne seline e PS! E gjithe prokuroria bashke me presidentin e republikes kane marre ambiente me qera ne seline e PS! Edhe Top Channel, do te instalohet ne seline e PS!


Postuar nga lule datë 13 Shkurt 2011 - 16:58:

Citim:
Po citoj ato që tha RIP Gibbs
Nga Partia Socialiste e Shqiperise, nuk e e ke marre vesh qe Ina Rama jeton ne seline e PS e te gjithe aktivitetin e saj e ben ne seline e PS! E gjithe prokuroria bashke me presidentin e republikes kane marre ambiente me qera ne seline e PS! Edhe Top Channel, do te instalohet ne seline e PS!



Jo se dija, ndryshime te reja , hajt ishalla per Mbare i qofte!


Postuar nga RIP Gibbs datë 13 Shkurt 2011 - 17:00:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne



Jo se dija, ndryshime te reja , hajt ishalla per Mbare i qofte!


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 237 238 239 240 241 242 243 244 245 [246] 247 248 249 250 251 252 253 254 255 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.