Forumi Horizont | Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 2454 2455 2456 2457 2458 2459 2460 2461 2462 [2463] 2464 2465 2466 2467 2468 2469 2470 2471 2472 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Kuvendi fsheh kërkesën për procedimin e Metës
| 13/02/2011 | Lajm i fundit |
Teksa kanë publikuar kërkesën e plotë për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, Prokuroria e Përgjithshme dhe Kuvendi i Shqipërisë kanë bërë një pakt që të mos bëjnë publike kërkesën për Ilir Metën. Në mënyrë ende të paqartë, prokuroria dhe Kuvendi kanë rënë dakord që materialet të shpërndahen nga zyra e Jozefina Topallit.
"Për sa i përket publikimit të kërkesës së bërë nga institucioni i Prokurorisë ndaj Kuvendit të Shqipërisë për autorizimin për procedim ndaj dy deputetëve, z. Ilir Meta dhe z. Dritan Prifti, sqarojmë se pavarësisht se nuk janë akte që mbrohen nga sekreti hetimor, është vlerësuar nga ana jonë se informimi i publikut me këtë fakt, mund të menaxhohej nga ana e Kuvendit të Shqipërisë", - thuhet në deklaratën e zyrës së shtypit të kryeprokurores Ina Rama.
Homologët e zyrës së shtypit të Kuvendit kanë shpërndarje dje në mënyrë "konfidenciale" kërkesën për Priftin dhe me urdhër nga lart nuk kanë pranuar që të japin kërkesën për Metën. "Shekulli" ka mundur që të sigurojë disa pjesë nga kërkesa e prokurorisë për heqjen e imunitetit të kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, dhe nisjes së ndjekjes penale ndaj tij.
Në këtë kërkesë vlerësohet se video është origjinale dhe se Meta ka bërë korrupsion duke i kërkuar vartësit të tij favorizime në anulimin e një tenderi dhe shpalljen fitues të një firme që donte ai; në punësimin e një personi pa shkollimin përkatës; në emërimin e një inspektori, si dhe në dhënien me koncesion të një hidrocentrali ku premtoheshin 700 mijë euro dhe 7% e investimit.
"Nga provat e grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit paraprak ka të dhëna të mjaftueshme që të çojnë në dyshimin e arsyeshëm se deputeti Ilir Meta ka kryer veprën penale të korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, e parashikuar nga neni 215 i Kodit Penal.
Nga sa u parashtrua më lart, krijohet baza e mjaftueshme ligjore për të ushtruar ndjekjen penale ndaj deputetit Ilir Meta.
Për këto arsye, në mbështetje të nenit 73, pika 2, të Kushtetutës dhe neneve 74, 75/b paragrafi dytë, dhe 288 të Kodit të Procedurës Penale, kërkojmë nga ana juaj dhënien e autorizimit për të proceduar penalisht ndaj z. Ilir Meta, deputet i Kuvendit të Shqipërisë", - thuhet në kërkesën e prokurorisë.
---------------------------
hm....Tani po. Qenka vertetu, vertetesia e Video's!
p.s. Ketu, mbrenda ne rradhet e shkrimit, eshte dhe ajo qe i shpjegoj Fajtorit gjate gjithe dites
Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 2454 2455 2456 2457 2458 2459 2460 2461 2462 [2463] 2464 2465 2466 2467 2468 2469 2470 2471 2472 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.