Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 238 239 240 241 242 243 244 245 246 [247] 248 249 250 251 252 253 254 255 256 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga lule datë 13 Shkurt 2011 - 17:19:

Citim:
Po citoj ato që tha RIP Gibbs
nuk marr vesh nga punet e gjenokologjise!



Po behet fjale per Prokuroren edhe Faktin qe jeton atje , mund tmarim vesht dhe gjera me konkrete.
Kur te kesh diçka ne lidhje me te..na njofto.
Flm ne Avance!


Postuar nga lost_soul datë 13 Shkurt 2011 - 20:48:

Kjo tema ketu po kthehet tamam si lajmet e te gjthe stacioneve shqiptare.
"Lajmerojne" me imtesi cdo veprim.
Abasadori X piu kafe me prokuroren.
Diplomati Y mori pjese te perurimi i stacionit te trenit ne fshatin Luz i Vogel.


Postuar nga Vizioner datë 13 Shkurt 2011 - 22:45:

Kuvendi fsheh kërkesën për procedimin e Metës

| 13/02/2011 | Lajm i fundit |

Teksa kanë publikuar kërkesën e plotë për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, Prokuroria e Përgjithshme dhe Kuvendi i Shqipërisë kanë bërë një pakt që të mos bëjnë publike kërkesën për Ilir Metën. Në mënyrë ende të paqartë, prokuroria dhe Kuvendi kanë rënë dakord që materialet të shpërndahen nga zyra e Jozefina Topallit.


"Për sa i përket publikimit të kërkesës së bërë nga institucioni i Prokurorisë ndaj Kuvendit të Shqipërisë për autorizimin për procedim ndaj dy deputetëve, z. Ilir Meta dhe z. Dritan Prifti, sqarojmë se pavarësisht se nuk janë akte që mbrohen nga sekreti hetimor, është vlerësuar nga ana jonë se informimi i publikut me këtë fakt, mund të menaxhohej nga ana e Kuvendit të Shqipërisë", - thuhet në deklaratën e zyrës së shtypit të kryeprokurores Ina Rama.


Homologët e zyrës së shtypit të Kuvendit kanë shpërndarje dje në mënyrë "konfidenciale" kërkesën për Priftin dhe me urdhër nga lart nuk kanë pranuar që të japin kërkesën për Metën. "Shekulli" ka mundur që të sigurojë disa pjesë nga kërkesa e prokurorisë për heqjen e imunitetit të kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, dhe nisjes së ndjekjes penale ndaj tij.
Në këtë kërkesë vlerësohet se video është origjinale dhe se Meta ka bërë korrupsion duke i kërkuar vartësit të tij favorizime në anulimin e një tenderi dhe shpalljen fitues të një firme që donte ai; në punësimin e një personi pa shkollimin përkatës; në emërimin e një inspektori, si dhe në dhënien me koncesion të një hidrocentrali ku premtoheshin 700 mijë euro dhe 7% e investimit.


"Nga provat e grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit paraprak ka të dhëna të mjaftueshme që të çojnë në dyshimin e arsyeshëm se deputeti Ilir Meta ka kryer veprën penale të korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, e parashikuar nga neni 215 i Kodit Penal.

Nga sa u parashtrua më lart, krijohet baza e mjaftueshme ligjore për të ushtruar ndjekjen penale ndaj deputetit Ilir Meta.

Për këto arsye, në mbështetje të nenit 73, pika 2, të Kushtetutës dhe neneve 74, 75/b paragrafi dytë, dhe 288 të Kodit të Procedurës Penale, kërkojmë nga ana juaj dhënien e autorizimit për të proceduar penalisht ndaj z. Ilir Meta, deputet i Kuvendit të Shqipërisë", - thuhet në kërkesën e prokurorisë.

---------------------------


hm....Tani po. Qenka vertetu, vertetesia e Video's!


p.s. Ketu, mbrenda ne rradhet e shkrimit, eshte dhe ajo qe i shpjegoj Fajtorit gjate gjithe dites


Postuar nga Vizioner datë 18 Shkurt 2011 - 20:00:

Tani ne Tirane

Cohu Shqiptar!


Postuar nga bruni22 datë 18 Shkurt 2011 - 20:09:

Re: Tani ne Tirane

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
Cohu Shqiptar!



Jam kurioz pse nuk cohesh edhe ti vizo nga gjerm... Te vesh & ti ne tr??? Cohu he burr edhe ti shqiptar je no???


Postuar nga Vizioner datë 18 Shkurt 2011 - 20:12:

Re: Re: Tani ne Tirane

Citim:
Po citoj ato që tha bruni22



Jam kurioz pse nuk cohesh edhe ti vizo nga gjerm... Te vesh & ti ne tr??? Cohu he burr edhe ti shqiptar je no???



Ene une cu jam. Ne kembe po rri
-qe shaka kjo-


Jo, s'jam shqiptar. S'me lejohet mua. Po tme kapin atje policet, merr permasa Dipllomatike


Postuar nga Eria datë 18 Shkurt 2011 - 20:21:

Kush do ta shohi live:

http://www.balkanweb.com/news24_live.php


Postuar nga AndreaPirelli datë 18 Shkurt 2011 - 21:00:

Miting me 500 veta mo???? Dhe kamera qe tregon vetem dy metra katrore .... te mbipopulluara ....... jep pershtypjen se eshte plot ............. .


Postuar nga Vizioner datë 18 Shkurt 2011 - 21:04:

.


Postuar nga kurt datë 25 Shkurt 2011 - 20:35:

dy gjuhetar austriak pohojn qe gjuha shqipe ka patur nje influence te madhe ne ballkan, shqipja jo vetem qe ndan shume gjera te perbashketa me gjuhet e tjera te ballkanit, por shqipja ka gdhendur gjuhet e popujve te ballkanit. deklrarojn gjuhetaret austriak nga studimet me te fundit
ky deklarim ka lene skolars te huaj jo-shqiptar te habitur dhe te pakenqaur.
marr nga balkanisight


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 238 239 240 241 242 243 244 245 246 [247] 248 249 250 251 252 253 254 255 256 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.