Forumi Horizont Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 239 240 241 242 243 244 245 246 247 [248] 249 250 251 252 253 254 255 256 257 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)


Postuar nga amor alucius datë 15 Tetor 2006 - 20:18:

Kisha kaluar shume pak kohe ne Shqiperi,nje nga arsyet qe kisha vendosur te vizitoja Shqiperine ishte dhe dasma e nje njeriu qe une kam shume perzemer,kembengulja e tije kishte bere te veten.Dhe ja,dita e dasmes,kisha qene tere naten keq dhe paraditja me kishte kaluar totalisht e keputur nga mungesa e energjive,intoksikuar nga gjera qe kishin ngrene te gjithe dhe s'ju kishin bere gje.Ishte vone,me duhej te ngrihesha urgjent te ndreqesha per darke.Erdhi kusheriri im te me terhiqte nga krevati pasi do me shoqeronte ne parukieri.Kisha shetitur nje mbasdite te tere,nje dite me pare,me nje njeri timit neper parukierite me ekskluzive per te gjetur dike qe ishte ne gjendje te bente modelin e flokeve sic e kisha zgjedhur une,retro vitet 30' - '40.Dhe fustani im ishte krijuar me nje koncept retro; ngjyre e bardhe ne bezhe,strapless,i ngushte deri ne mes e pastaj i leshuar deri pak mbi gjunj.Sandalkat i kisha blere ne nje dyqan qe krijonte ekskluzivisht kepuce me nje vintage-touch.Atyre ne Shqiperi ju dukej dicka e cuditeshme,mesa pashe ishte vene nje si forme kodi veshjeje qe imitonin te gjithe verberisht neper dasma.Ekskluziviteti si koncept eshte harruar ne momentin kur del te besh nje xhiro sheh minimum 20 vete me te njejtat pantallona,bluza...

Arritem ne parukieri,bente aq vapeeeeee,po avulloja e tera.Kisha aq gjume ndersa celulari im s'po pushonte se reni...mesa dukej te gjithe ishin aq zgjuar/energjike pervec meje. Madje dhe dy parukieret qe po merreshin me floket dhe makiazhin tim.Kisha mbyllur syte dhe kisha lene ate gocen te me  pikturonte surratin,kur ne nje moment me thote te shoh sesi me dukej...desh humba ndjenjat kur pashe veten,m'u duk vetja tamam si ato shkarravinat qe shihja neper caffé-te e Tiranes.U zbeha totalisht,i them "une kerkova vintage,jo pamje ordinere".Me shikoi cuditshem,pronarja e parukierise(ajo qe po me bente dhe floket)solli nje goce tjeter e cila kishte bere nje kurs pak mujor ne Itali.Ajo ja nisi nga zero serish e mbas ca mundimesh arriti ate ca doja.Dhe floket ishin ok.Para se te ngrihesha m'u luten te vishja nje fustan nusesh(qe do e merrnin borxh nga nje velari aty afer)dhe te me fotografonin modelin e flokeve qe ta fusnin ne katalogjet e tyre meqe po ju pelqente.Ju them qe s'kisha kohe,kusheriri im po qeshte nderkohe

Arrijme ne shtepine time,prinderit e mi s'ishin aty por tek lokaliteti i dasmes,mesa dukej ishim pak vone.U veshem,ate nate kushoja do ishte shoqeruesi im.Nderkohe celulari po me cmendte,xhaxhai(babi i dhendurrit) ne nje pike me merr ne cel.duke me thene qe kishte shpresuar te me kishte aty ndersa po hynin njerezit qe te me "prezantonte" me te gjithe meqe shume nga njerezit e mi s'me njihnin.E nje gje e tille ishte turp(!).I them qe s'eshte aq e rendesishme.Me vone,i hipim makines.Sapo mberritem na thone te shpejtojme pak se gati te gjithe jane brenda."Po pune e madhe mi",i them Kushoja me zgjat krahun,"ajde rrusho te hyme se keto e paskan punen ne terezi" :p Sapo hyme brenda ndjej syte e tyre mbi ne   ,serish njerez qe vine e me puthin,perqafojne...Me ne fund vjen babi,kur ndjej zerin e xhajes nga mbrapa qe i thote babit lehte"aaaaaa,me nderoi dasmen kjo,mos m'a afroni E...me nusen se e c'figuroi".E me pas me perqafon fort,shoh qe i perloten syte.Duke mos patur ai vajza,me ka trajtuar perhere dhe si te tijen.Me ne njerin krah babin,ne tjetrin xhajen shkoj ke tavolina jone.Teta me mamin i kishin hedhur krahet kushos dhe po vinin me pas.

Shoh perreth njerez te kostumosur,aq strikte,aq te permbajtur...s'me dukej si dasem por si mbledhje.Me ne fund po fillonte tamam dasma,organizuesit e dasmes i japin micron gjyshit qe t'ju uronte mireseardhjen njerezve.O Zot sa e dua ate njeri,po i perserisja vetes.Me vone ju dha mireseardhjen xhaja.Po habitesha nga artikullimi i xhajes i cili nderthurte shprehje te vjetra te shqipes me elemente te tjera bashkekohore qe normalisht i perdorte gjenerata ime(kjo per te ju afruar me teper botes te ciftit te ri).Ne nje pike e degjoj duke thene"une sot kam gezim te dyfishte: dasmen e djalit dhe rikthimin e vajzes te ...E nisem femije andej e shihni ca mrekullie na erdhi nga ...Do ngresh nje dolli me...(pseudonimin e tije qe e kam perdorur qe e vogel) ti?"Me terheq lehte per krahu te ngrihem,isha skuqur aq shume sa po plasja.Shoh ato njerezit e mi perreth qe po qanin.   Shoh dhe xhajen me lot ne sy por me pas vazhdoi me ate ca kishte nisur.

Nga ne e kemi pasur zakon perhere qe dasmen ta hapin dy te rinj beqar,te afert te ciftit.E cifti edhepse kishte jetuar/studiuar jashte vendit,kishin optuar per nje dasem tipike shqipetare.Ma kishin permendur me perpara qe ta hapja une me kushon por as qe ju kisha lene shanc per ate pune duke ju thene qe s'di te kercej ashtu sic kercejne ato e aq me pak du syte e 380 veteve tek une.E mire,s'e kishin hapur me temen.Ne momentin qe po behej orkestra gati per kengen e pare me vene nje tabaka ne preher me sheqer dhe me fusin gishtat ne te,kushos poashtu dhe na thone"ne dasmat tuaja".Une "Cohuni ju te dy tani.E.mos ja prish qejfin xhajes tani"-ja bejne ato.Po qejfin tim?Kush can koken per qejfin tim?!

Na japin nga nje shami ne dore,ndjeja syte e njerezve ne mua...brrrr,dhe natyrisht kamerat te cilat vertete po me nervozonin!Ka 7 vjet qe ndjek kurse dance ne fundjave por ne ato kercimet e dasmave ne Shqiperi s'jam ndjere asnjehere tamam e lire...ne momentin qe orkestra fillon te kendoje hedhim shamiat mbas shpine dhe...ehh,dasma filloi


  Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 239 240 241 242 243 244 245 246 247 [248] 249 250 251 252 253 254 255 256 257 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.