Forumi Horizont | Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 239 240 241 242 243 244 245 246 247 [248] 249 250 251 252 253 254 255 256 257 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak këngëtarja 22- vjeçare Emmy, e cila pas një aksidenti, gjendej në koma që prej ditës së djeshme.
****
Biznesmeni kosovar aksidenton rëndë të dashurën e tij, këngëtaren Emmy (Elsina Hidersha). Ngjarja ndodhi mbrëmë në rrugën "Sadik Petrela", ku ndodhet një nga lokalet më të njohura të natës në kryeqytet, ku edhe këndonte këngëtarja 22-vjeçare Elsina Hidersha,
. Ndërkaq në lidhje me ngjarjen, policia arrestoi si të dyshuar për ngjarjen Haziz Kelmendin, 47 vjeç nga Mitrovica, biznesmen dhe tregtar i njohur në fushën e hotelerisë në Kosovë.
Afër mëngjesit rreth orës 4:00, Kelmendi bashkë me të dashurën e tij të re, lanë lokalin dhe dolën që andej për t'u larguar me veturën e biznesmenit, një "Volkswagen" Touareg me targa të Kosovës 612 KS 188. Në këtë kohë edhe këngëtarja Emmy, jashtë lokalit. Në tentativë për të ndaluar ish- të dashurin e saj, biznesmenin kosovar që të largohej me vajzën tjetër të re me të cilën ishe lidhur, Hidershaj është kapur në një pjesë të xhamit të të fuoristradës. Në këtë kohë, Kelmendi ka shtyrë me gaz veturën e tij përpara dhe më pas ka ecur mbrapsht në tentativë për t'iu shmangur vajzës "VIP", me të cilën ai kishe pasur lidhje.
Në këtë kohë, Emmy, humbi ekuilibrin duke rrëshqitur dhe duke u përplasur nga vetura e ish-të dashurit të saj. Policia menjëherë pas ngjarjes shoqëroi dhe ndaloi biznesmenin kosovar Haziz Kelmendi me akuzën e vrasjes me veture.
sa e re gjynah ....
Paskan dale ne mode dashnoret ne moshen e gjysherve te tyre! Ehh, ca ta ben mendja!
Forumi Horizont funksionon serish
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Forumi Horizont funksionon serish![]()
Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Gezoje sa te kesh mundesi, se nuk zgjat shume![]()
Regjistrimi i popullsisë.. Presidenti Topi:Nuk do të lejojmë interferenca.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, gjatë konferencës së përbashkët, me Presidentin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka deklaruar se nuk ka asnjë zë kundër regjistrimit të popullsisë por theksojë se nuk do të lejohen interferencat ultra-nacionaliste në këtë proces.
"Regjistrimi i popullsisë është kusht për të marr statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Nuk jemi kundër regjistrimit të popullsisë. Në diskursin politik nuk kam dëgjuar të thuhet se jemi kundër regjistrimit të popullsisë. Do të inkurajojmë që regjistrimi të bëhet në liri të plotë të zgjedhjes, por nuk do të lejojmë që asnjë ultranacionalist ngado që do vijë të deformojë tendencën natyrore në Shqipëri", tha Topi.
Presidenti Topi ka nënvizuar se në këtë proces nuk duhet të ndikojnë presionet politike apo interesat financiare. "Kur themi se regjistrimi është i domosdoshëm, ai duhet të jetë në përputhje me të drejtën për t'u shprehur i lirë dhe për mos të qenë në presion, për interesa të caktuara financiare, politike dhe çdo qëllim tjetër", theksoi Presidenti Topi.
Gjatë takimit të dy presidentëve është diskutuar edhe situata në Maqedoni. Presidenti Topi duke i kujtuar homologut maqedonas se "pakicat maqedonase në Shqipëri gëzojnë të gjitha të drejtat sipas Kushtetutës dhe konventave ndërkombëtare ku Shqipëria ka aderuar" ka nënvizuar se " Implementimi sa më i plotë dhe korrekt i Marrëveshjes së Ohrit do të krijojë të gjitha kushtet që edhe popullsia shqiptare në Maqedoni të gëzojë të gjitha të drejtat legjitime". Ndërkohë, Presidenti i Maqedonisë Ivanon tha se problem nuk është marrëveshja e Ohrit por qytetarët duhet të respektojnë rendin Kushtetues. "Shkaku nuk është marrëveshja pasi marrëveshja e Ohrit tani është Kushtetutë dhe siç tha Presidenti Topi duhet respektuar rendi kushtetues", tha Ivanov.
(shekulli)
Ne mes kaosit te ngjarjeve te Japonise, ka akoma njerez qe kujtohen per popullin libian.
Sarkozi is the MAN. Ka kohe qe ai eshte per nderhyrje ushtarake kunder Gedafit.
Dje UN miratoi ndalimin e fluturimeve mbi Libi dhe ajo qe esthe me e rendesishme, perdorimin e cdo mjeti per te mbrojtur civilet. Kjo nenkupton nderhyrje ushtarake kunder ushtrise se Gedafit.
Paska kohe UN-i te merret me Libine
Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Ne mes kaosit te ngjarjeve te Japonise, ka akoma njerez qe kujtohen per popullin libian.
Sarkozi is the MAN. Ka kohe qe ai eshte per nderhyrje ushtarake kunder Gedafit.
Dje UN miratoi ndalimin e fluturimeve mbi Libi dhe ajo qe esthe me e rendesishme, perdorimin e cdo mjeti per te mbrojtur civilet. Kjo nenkupton nderhyrje ushtarake kunder ushtrise se Gedafit.
Ajo qe ishte paksa prekese (te pakten per mua) ishin komentet e njerezve ne Libi.
Megjithse kjo rezoluta erdhi me shume vonese (se Gedafi ka bo kerdine), prap jemi te lumtur se e shohim qe nuk jemi vetem dhe te harruar.
Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 239 240 241 242 243 244 245 246 247 [248] 249 250 251 252 253 254 255 256 257 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.