Forumi Horizont | Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 2477 2478 2479 2480 2481 2482 2483 2484 2485 [2486] 2487 2488 2489 2490 2491 2492 2493 2494 2495 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Plas sherri për listat
Me pak minuta diferencë nga njëri-tjetri, deputetët e Partisë Socialiste kanë mësyrë në disa njësi bashkiake të kryeqytetit, duke kërkuar ndryshimet që po bëhen në listat zgjedhore pas 8 marsit, datë prej të cilës, sipas Kodit Zgjedhor, nuk lejohen më regjistrime të reja përvec disa rasteve të vecanta.
Socialistët pretendojnë, sic kanë vënë në dukje në të gjitha daljet e fundit, se po bëhen regjistrime fiktive me synimin për të manipuluar zgjedhjet e 8 Majit.
Tek njësia numër tre kanë qenë Erjon Brace dhe Ilir Gjoni, të cilët kanë debatuar ashpër me Ilir Kokonën, që do të jetë kandidati i LSI në këtë zonë.
“Ka një afat njëmujor. Ajo që ne kërkojmë është kjo, përse ju nuk e bëni këtë gjë? Po kërkoj sa njerëz janë shtuar në regjistër”, ka deklaruar Brace gjatë debatit.
“Kërkesa që kemi bërë ne si njësi numër tre është të kemi akses në këto lista për t’i verifikuar. Por përgjigjia ka qenë negative”, ka shtuar pas tij deputeti Ilir Gjoni.
Probleme ka patur edhe në njësinë numër 6, edhe kjo e drejtuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim e ku për socialistët ka qenë deputeti Saimir Tahiri.
“Do më japësh listën? Dua listën”, i ka kërkuar Tahiri punonjëses së njësisë bashkiake, e cila nga ana e saj është përgjigjur: “Jo, bëje kërkesën me shkrim”.
“Po sjellin mercenarë elektoralë që të votojnë për PD dhe LSI”, ka thënë më tej Tahiri, pas tentativës së tij të dështuar.
Post demonstrimi i socialistëve në këtë njësi bashkiake ka përfunduar me shoqërimin e tre banorëve të zonës, të cilët mbështesnin deputetin e PS.
Ndërkohë, deputeti Namik Dokle ka qenë në njësinë bashkiake numër 11, në Laprakë, Eduard Shalsi në njësinë numër 8 dhe Ledi Shamku tek njësia numër 10.
Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 2477 2478 2479 2480 2481 2482 2483 2484 2485 [2486] 2487 2488 2489 2490 2491 2492 2493 2494 2495 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.