Forumi Horizont Gjithsej 62 faqe: « E parë ... « 16 17 18 19 20 21 22 23 24 [25] 26 27 28 29 30 31 32 33 34 » ... E fundit »
Trego 62 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Ilace Popullore! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11362)


Postuar nga ~Enigme~ datë 17 Korrik 2006 - 00:03:

Per te qetesuar dhimbjet e reumatizmes

Cod. C16072006

Speci djegës.
Speci është i pasur me elementë kurativë si alkaloide, esencë, pigmente karotinoide, vitamina dhe flavone. Në saj të kapsaicinës, speci djegës ngacmon sipërfaqen e lëkurës.

Për qetësimin e dhimbjeve:
këshillohet të përdoret masa, që përftohet nga vendosja e disa specave në një sasi alkooli 60 gradë. Kjo masë lihet për 8 ditë, më pas kullohet dhe me të lyhet pjesa ku ndjen dhimbje. Në vendin ku bëhet masazhi shkaktohet skuqja e lëkurës, që rrit qarkullimin e gjakut duke pakësuar dhimbjet. Nga përgatitja e mëparshme pihen 20 pika tri herë në ditë. Pikat mund të hidhen në ushqim për të gjithë ata që nuk mund t’i pijnë siç janë.

Speci mund të përdoret edhe nga personat, që kanë probleme me oreksin. Për të gjithë ata që kanë probleme me ushqimin rekomandohet që të pihet lëngu i përgatitur. Në doza të caktuara nxit rrjedhjen e lëngjeve të stomakut. Është provuar se pirja e një luge me lëng speci djegës shkakton një skuqje, që vjen si pasojë e qarkullimit të shpejtë të gjakut, duke larguar në këtë mënyrë lëngjet e dëmshme të trupit.

Mjekët këshillojnë që speci djiegës të mos përdoret nga të sëmurët që vuajnë nga koliti, pasi mund të shkaktojë keqësimin e tij.

Duke e marrë si kurim nga goja speci djegës mund të përdoret në forma të ndryshme:
si pluhr,
tinkurë dhe
ashtu siç është
.

Në formë pluhuri përdoret 3 herë në ditë. Tinkura përgatitet duke hedhur në një shishe 10 gramë spec djegës të thatë dhe i shtohet 100 gramë alkool 60 gradë. Pas disa ditësh, duke e përzier herë pas here, lëngu kullohet dhe prej tij përdoren 20 deri në 30 pika, tri herë në ditë. Nga jashtë përdoret tretësira alkoolike, e cila përgatitet duke lënë 6 speca djegës në 100 garamë alkool. Më lëngun që fitohet lyhet pjesa ku ndihet dhimbja. Këshillohet që speci të ruhet me kujdes në ambiente të ngrohta, sepse thith me lehtësi lagështirën dhe shpesh preket nga insektet. Në vende të thata e ruan veprimin për 18 muaj.

Autori: Mimoza Kërmezi


  Gjithsej 62 faqe: « E parë ... « 16 17 18 19 20 21 22 23 24 [25] 26 27 28 29 30 31 32 33 34 » ... E fundit »
Trego 62 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.