Forumi Horizont | Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 16 17 18 19 20 21 22 23 24 [25] 26 27 28 29 30 31 32 33 34 » ... E fundit » Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- A kane qene Helenet dygjuhesh ?.Flisnin ata Pellazgjisht dhe Helenisht (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12915)
Pas fjalisë së mësipërme, autorja vazhdon, f.4: Varrimi me tuma dhe sëpata dytehëshe dhe shumë materiale arkeologjike gjenden në të gjithë Europën, dhe Azinë Qendrore, madje gjurmë të tyre janë gjetur deri në kontinentet Amerikane dhe Aziatike. Sipas të gjitha të dhënave historike, arkeologjike, gjuhësore dhe antropologjike [,] popullsia që krijoi këtë kulturë të bronxit ishte e etnicitetit pellazgo-ilirë.
Sot nuk ka nxënës që mos ta dijë se varrimi me tuma është varrimi pasues i atij me djegie, siç edhe ky i djegies pas atij „riti“ të lënies së kufomave diku në humnera apo vende të ngritura. Për tu habitur është që ky reciprocitet vazhdimësie i këtyre riteve, (lënies-djegies-varrimit të kufomave), është i njëjtë në të gjitha kontinentet dhe kulturat njerëzore. Si në Azi, si në Europë, si në vendet arabe, si në Afrikë, si tek aborixhinasit e Australisë, djegia e kufomave ka qenë rit i lashtë, para atij të varrimit. Biles, djegia e kufomave dhe varrimi i hirit apo kockave të djegura, shihet nga të gjithë studjuesit si një rit tranzistor midis djegies dhe varrimit të kufomës. Varrimi dallohet për herë të parë në kontinentin tonë në kufirin e ndarjes së mijvjeçarit të dytë dhe atij të parë p.e.s.. Dhe ky rit e ka origjinën nga Egjypti, ku aty dallohet ky rit qysh në mijvjeçarin e dytë p.e.s., e ndoshta të III p.e.s..
Përsa i përket sopatës dytehëshe, që gjindet në shumë kultura, kjo patjetër ka qenë e lidhur me jetën fetare të vendit dhe kohës dhe, si para kohe po themi, se kjo duhet të ketë qenë e lidhur me filozofinë fetare të dyzimit, (e mira dhe e keqja), kundërshtare kjo e trinitetit. Për ‘të do të flasim gjetiu.
E përsa i përket etnicitetit të kësaj popullsie që krijoi epokën e bronxit, pra shpikjen dhe përpunimin e bronxit, kjo paska qenë pellazgo-ilire, gjë kjo e provuar katërcipërisht (sipas autores tonë), dhe biles ne jemi të vetëdijshëm, se kjo popullsi e shtrirë nga Azia në Europë, e pse jo dhe në Egjypt, ku lindi dhe atje një kulturë bronxi, ka qenë e një etniciteti, pra e një gjuhe dhe kulture; kjo popullsi quhet pellazgo-ilire. Patjetër autorja do të na i shpjegojë përse quhet me dy emra kjo popullsi.
Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 16 17 18 19 20 21 22 23 24 [25] 26 27 28 29 30 31 32 33 34 » ... E fundit » Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.