Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 16 17 18 19 20 21 22 23 24 [25] 26 27 28 29 30 31 32 33 34 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datë 07 Korrik 2008 - 15:44:

La smania addosso (1963)

Regjia: Marcello Andrei
Skenari: Leonardo Sciascia, Giuseppe Berto, Alberto Bevilacqua etj
Aktore: Vittorio Gassman, Gino Cervi, Lando Buzzanca

Perseri nje film i ambjentuar ne Sicili. Edhe kesaj rradhe eshte Leonardo Sciasca qe pershkon skenarin me stilin e tij. Historia lind nga dy djem te rinj plot deshire per seks, te cilet ne ambjentin e mbyllur sicilian "duhet te martohen per te arritur tek seksi". Por epshi del jashte kontrollit kur rastesisht shikojne nje shoqen e tyre qe zhvishet, dhe me pas e perdhunojne. E thene keshtu mund te duket tragjike, por filmi nuk ka fare ate tonalitet. Perkundrazi, mbi shtresen e trashe te traditave dhe hakmarrjes regjizori ecen ne maje te gishtave duke sjelle situata komike shume me afer perjetimit real te vajzes dhe djemve. Vajza nuk ndihet aq e tmerruar dhe fillon te mendoje gjate per shokun e femijerise qe perdhunoi, ndersa djali nga ana e tjeter po ashtu bie ne dashuri me te duke qene vete ne burg ne pritje te gjyqit.
Ne Siciline e viteve '60 perdhunimi lahej vetem nese gruaja martohej me perdhunuesin me pas. Kete e pranonte dhe ligji dhe akuzat binin menjehere. Por si mund te martohet nje burre me nje femer te cilen e ka perdhunuar bashke me shokun e vet? Ketu luhet nje humor i lezetshem me dy avokatet e te pandehurve qe shtjellojne ceshtjen me llafollogjine tipike avokateske. Vlen te thuhet se shteti edhe ketu del i tepert, gati gati bezdi per shoqerine siciliane qe i lan hesapet vete duke folur me padrinot lokale.

Kolona zanore e filmit eshte shume e bukur dhe e pershtatshme. E mbulon aq mire historine e treguar saqe besoj po te mos ishte ajo muzike filmi s'do kishte kuptim.

Regjizori nuk eshte i njohur dhe mesa shoh ka bere vetem 8 filma filma ne karrieren e tij. Megjithate ky film eshte i kendshem per tu pare.

Kuriozitete:




  Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 16 17 18 19 20 21 22 23 24 [25] 26 27 28 29 30 31 32 33 34 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.