Forumi Horizont Gjithsej 82 faqe: « E parë ... « 16 17 18 19 20 21 22 23 24 [25] 26 27 28 29 30 31 32 33 34 » ... E fundit »
Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- Gjuha shqipe, ne themel te gjuheve te vjetra. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17275)


Postuar nga robert datë 24 Mars 2013 - 22:33:

(vazhdim i Evol. gjuh.)
Harruam të përmendim njeriun parë, Adam-in, i cili a dam nga Zoti për të formuar edhe femrën. Ky shpjegim është dhënë nga shumë studjues të tjerë më parë.
Abrahami është ai njeri i ramë nga veriu në jug, ajo përpjekje e pareshtur disa mijravjeçare e veri-lindorëve mesopotamas (para dhe prapa asyro-babilonas), për të futur fenë dhe spiritualitetin e tyre në baorët e jugut. Këta duket se e kanë sot vazhdimin në fenë shite, ndërkohë që pjesa tjetër jug-perëndimore e ka vazhdimin tek sunitët. Të parët (parakaluesit e tyre) duket kishin në mesin e mijvjeçarit të parë p.e.s., një qendër tepër të rëndësishme në Bethel, vënd ky diku rreth Jeruzalemit të sotëm. Pra, Abrahami, si të gjithë personazhet biblikë, është një figurë simbolike që tregon zbritjen poshtë të një grupi të caktuar fetar, (panvarësisht se në atë grup shtytja kryesore e zbritjes mund të ketë qenë si fillim urija). Kjo zbritje ka ndodhur vazhdimisht, por gjurmëlënëse duhet të ketë qenë ndonjë e para 4-5 mijë vjetësh.
Ky shok kishte një grua që s’bënte fëmijë dhe quhesh Sara. Edhe këtu shohim atë arbërishte të përdorur: s’a ra, d.m.th. kjo grua nuk kish ra me barë, nuk kish ngelur shtatzëne. Kuptimi simbolik është i qartë, ky grup i ardhur dallohej nga numri i vogël i pjesmarrësve. Dhe nëpërmjet bashkimit seksual që Sara bëri me vëndasit, ajo lindi fëmijë. Edhe këtu kuptimi është i qartë, këta veriorë ishin më modernë nga jugorët dhe, duke bërë bashkime dhe martesa me vendasit, u shtuan. Një ditë feja e tyre u njehësua, (kjo ndodhi gradualisht dhe vazhdon të ndodhi gradualisht).
Shumë qytete fillojnë në Bibël me fonemën be. Mendojmë që kjo është një fjalë që ka treguar dhënien e fjalës, marrëveshjen, mirkuptimin, vendosjen e një guri si shenjë. Edhe fjala e sotme “shqipe” bela (diçka e keqe) ka kuptimin e lënies së kësaj beje.
Gruaja e Adamit quhet Eva, që nuk mund të merrte emër tjetër përveç se atij të krijueses së parë të njerëzimit. Në italishte (uva) dhe shqipe (ve) tregon vezën=Eier. Për këtë fjalë kemi folur edhe më lart. (Në sëmundjet fetare që po kalon në këtë kohë globi ynë, mjafton vetëm shpjegimi i pak emrave, termave, toponimeve.)
Këta të dy bënë dy djem. Njëri merrej me blegtori (Abeli) dhe tjetri merrej me bujqësi (Kaini), pra punimin e arës. Kështu filloi ndarja e parë dalluese e punës, e cila i ndau njerëzit asaj kohe (dhjetra mijra vjet më parë). (Në shumë fise të vjetër afrikanë, ekziston edhe sot e kësaj dite kjo lloj ndarje e punës, me ‘të edhe mëria midis të dy palëve.) Të dy këta i bënë nga një dhuratë Zotit dhe Zoti pëlqeu më shumë dhuratën e Abelit (mishin dhe bylmetin). Nga inati Kaini e vrau Abelin. Zoti e dënoi Kainin të bridhte e të vuante mbi tokë, -ndoshta është këtu ka hirin (cenere; Asche) e Zotit, në kuptimin kjo të së ftohtës, pra jo zjarrin e Tij, jo dashurinë e Tij. Pastaj Kaini gjeti një grua dhe bëri fëmijë. Ky pati më vonë mbrojtjen e Zotit, çfarë (për paradoks?) del kuptimi ka inin, hini-n e Zotit (Hijen e Tij, mbrojtjen e Tij, dashurinë e Tij). Abeli duket e mori këtë emër, nga "a beri" (ai që kishte bera / bagëti)?. Ose mos kemi ndonjë kopim të gabuar të shkruesve të mëvonshëm, dhe ka mundësi që Kaini ka qenë blegtor dhe u dënua të bridhte me bagëtinë e tij, ndërsa Abeli ishte bujqësor e ka punuar me bel ?!. Qoftë kështu apo ashtu, kjo fjalë, bel-i, është e prejardhur nga bi, bë + li, le, pra bi (rënia), bërja, puna + lënia e dheut përsëri aty. (Vazhdon Evol. gjuh.)


  Gjithsej 82 faqe: « E parë ... « 16 17 18 19 20 21 22 23 24 [25] 26 27 28 29 30 31 32 33 34 » ... E fundit »
Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.