Forumi Horizont Gjithsej 141 faqe: « E parë ... « 16 17 18 19 20 21 22 23 24 [25] 26 27 28 29 30 31 32 33 34 » ... E fundit »
Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- FK Teuta (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=349)


Postuar nga qershor13 datë 01 Tetor 2003 - 19:02:

Presidenti i Teutës nuk është dakord me vendimin e fundit të Federatës
Hasanbelliu: Jam kundër rihapjes së merkatos

Presidenti i Teutës së Durrësit, Edmond Hasanbelliu, është shprehur kundër vendimit të Federatës Shqiptare të Futbollit për rihapjen e merkatos. Në një deklarim për "Sportin shqiptar", presidenti i Teutës do të shprehej se vendimet dhe ligjet nuk mund të ndryshohen sipas qefit as nga Federata, as nga ndonjë president klubi. Sipas Hasanbelliut, rregullat dhe ligjet duhet të jenë të barabarta për të gjithë dhe ato duhen zbatuar rigorozisht nga të gjithë. "Nuk kam asgjë me ekipet që do të përfitojnë nga rihapja e merkatos, por në parim jam kundër ndryshimit të vendimeve të komitetit ekzekutiv, në bazë të kërkesave të njërit apo tjetrit president apo klubi, pavarësisht se cili futbollist mund të federohet. Ligji nuk pyet se cili është ky apo ai ekip, se cili është ky apo ai futbollist, sepse ato parandalojnë amullinë në zhvillimin e kampionatit dhe garantojnë shanse të barabarta për të gjithë "aktorët" e garës," - gjykon presidenti i Teutës. Më tej, Hasanbelliu thotë se ekipi i tij është i kompletur dhe nuk ka nevojë të hyjë sërish në merkato. Megjithatë, kjo mënyrë të vepruari e Federatës nuk është e drejtë për numrin 1 të Teutës.


  Gjithsej 141 faqe: « E parë ... « 16 17 18 19 20 21 22 23 24 [25] 26 27 28 29 30 31 32 33 34 » ... E fundit »
Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.