Forumi Horizont | Gjithsej 70 faqe: « E parë ... « 16 17 18 19 20 21 22 23 24 [25] 26 27 28 29 30 31 32 33 34 » ... E fundit » Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historiku i studimeve gjeologjike (i detajuar) (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=153)
-- 3.III. Kërkimet dhe Punimet Gjeologjike të kryera nga shteti Shqiptar (1945-2000) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=752)
• Gjithashtu kane bere kerkim-rilevime gjeologjike ne shkallen 1:25 000: Gjate viteve 1967-1968 F. Konomi në rajonin Zhulat-Kalase, “Raport mbi ndertimin gjeologjik dhe fosfatmbajtjen e rajonit Zhulat _Kalasë” 1969, I. Bajo në rajonin e Kardhiqit “Relacion gjeologjik mbi rezultatet e punimeve të kërkimeve të mineraleve të dobishme te kryer ne rajonin e Kardhiqit gjate vitit 1968” Gjirokastër 1969. Në vitet 1968-1969 V. Melo, I. Turku, K. Zeqo kanë bërë rilevimin gjeologjik në rajonin Vithkuq-Rehovë dhe e kanë pasqyruar në “Raport mbi ndërtimin gjeologjik të serisë vullkanogjene-sedimentare bakërmbajtese në rajonin Vithkuq-Rehovë-Selenicë e Pishës” Tirane 1970; V. Melo, I. Turku, Dh. Kote edhe në artikullin “Mbi moshën jurasike të poshteme e të mesme të serisë vullkanogjeno-sedimentare në rajonin Vithkuq-Rehovë-Selenicë e Pishës (jugu i zonës tektonike të Mirditës)” Bul. USHT, ser. Shk. Nat. Nr.3, 1971. E. Bushi, L. Sinani ne rajonin Bushtricë-Berzezhtë dhe orjentimi i mëtejshëm i punimeve të kërkim-zbulimit” 1971.
Gjatë viteve 1964-1965 V.Liko ka bërë rilevimin gjeologjik në shkallën 1:100 000 në rajonet Mat-Elbasan” “Raport mbi ndertimin gjeologjik të pjesës qendrore të rajonit Mat-Elbasan” Tiranë 1966; dhe në artikullin “Karakteristikat e tektonikës në pjesën qëndrore të rajonit Mat-Elbasan” Përmb.Stud. Nr.3, 1966.
Për studimin e fushave xeherormbajtëse dhe rajoneve të mineralizuara, kërkim –rilevimet gjeologjike në shkallën 1:100 000, janë kryher me ritme të kënaqshme. Në vitin 1961 I. Vinjau ka punuar në rajonin qymyrmbajtës të Debrovës “Raport rilevimi gjeologjik 1:10 000 i rajonit Debronë –viti 1961” Pogradec 1963.
Në rajonet perspektiv për kërkimin e kromit janë kryer nga B. Shehu në rajonin Lugu i Zi “Raport ndërtimi gjeologjik dhe mineralet e dobishme të rajonit Lugu i Zi” Kukes 1962. Nga A. Serjani, K.Gjata e H.Cane në rajonin Rragam-Begaj-Mejdan që i ka pasqyruar ne “Raport mbi ndërtimin gjeologo-struktural dhe mineralet e dobishme të zonës Rragam-Begaj-Mejdan” Kukës 1967; nga Dh.Ikonomi, R.Sulejmani në rajonin Selishtë-Qafëdardhë “Raport gjeologjik i punimeve të rilevim-kërkimit në shkallën 1:10000 i zonës Selishtë-Qafëdardhë në vitet 1963-1964” Bulqizë 1966.
Në rajonet perspektivë për kërkimin e xeherorëve sulfide kërkim-rilevimet gjeologjike u bënë në disa rajone. Kështu Q. Çaku e J. Vllaho rilevuan rajonin Gjegjan-Pobreg-Morinë që i kanë përshkruar në raportin e zbulimit. Në vitin 1962 J. Vllaho dhe Sh. Bushati bëbë punime në rajonet Vau Spasit dhe Shënmëri dhe “Raport gjeologjik mbi rezultatet e punimeve të kërkim-rilevimeve në shkallën 1:10 000 për zonën Vau Spasit dhe Shënmërisë” Kukës 1963; kurse më pas J. Vllaho i ka kryer në rajonet Surroj, Fan dhe Helshan, “Raport gjeologjik mbi rezultatet e punimeve të kërkim-rilevimit në shkallën 1:10 000 në zonën e Surroit viti 1963” Kukës 1964, “Raport gjeologjik mbi rezultatet e punimeve të rilevim-kërkimit në shkallën 1:10 000 për vitin 1964-1965 në zonën e Fanit” Kukës 1966; dhe në “Raport ndërtimi gjeologjik dhe mineralet e dobishme të zonës së Helshanit” Kukës 1968. Disa përfundime të rilevimit metalometrik J. Vllaho, E. Vllaho, E. Elezi i kane shtjelluar në artikullin “Rezultatet e deritanishme të rilevimeve metalometrike për kërkimin e bakrit dhe zgjedhja e një metodike të përshtatshme për kushtet e rrethit të Kukësit” Permb. Stud. Nr.11, 1969.
Z. Toska ka bërë kërkim-rilevime gjeologjike në rajonin Dedaj-Levrushk, ndërsa bashkë me M. Moisiu në rajonin e Roshit “Raport gjeologjik mbi punimet e rilevim-kërkimit në shkallën 1:10 000 në rajonin Dedaj Levrushk gjatë viteve 1963-1964” Pukë 1967, dhe “Raport mbi punimet e kërkim rilevimit gjeologjik në shkallën 1:10 000 në rajonin e Roshit gjatë vitit 1965” Pukë 1967; Sh. Bushati ka rilevuar rajonin Miliska Aprirë e Keqe-Poravë, “Raport i punimeve të rilevimit gjeologjik në shkallën 1:10 000 në rajonin Miliska-Apripë e Keqe-Poravë gjatë vitit 1964” Pukë 1967, si dhe në artikullin “Të dhëna mbi rilevimin metalometrik 1:10 000 në rajonin Poravë dhe mundësia e përdorimit të tij si metodë bazë kërkimi të vendburimeve te bakrit” Permb. Stud. Nr.6, 1967; P. Kokona ka bërë kërkim-rilevimin gjeologjik të rajonit Lumzi-Kalivar “Raport mbi rezultatet e rilevimit gjeologjik në shkallën 1:10 000 në rajonin Lumzi-Kalivar” Pukë 1966.
A.Spiro, P.Belishova në vitin 1961 kanë bërë kërkim rilevimin gjeologjik të rajonit Shtrungaj-Gurthi i Spaçit, kurse më 1962 A.Spiro i ka vazhduar edhe në rajonin Tuç-Qafbari, “Ndërtimi gjeologjik dhe miniralet e dobishme të rajonit Shtrungaj-Gurthi Spaçit” Rubik 1961, dhe “Ndërtimi gjeologjik dhe mineralet e dobishme të rajonit Tuç-Qafbari” Rubik 1962; ndërsa V.Bezhani, P.Belishova po në vitin 1962 kanë bërë kërkim rilevim në rajonin Ulëz-Lurth “Ndërtimi gjeologjik dhe miniralet e dobishme të rajonit Ulëz Lurth” Rubik 1963; F Mustafaj ka punuar në rajonet Qafkingjël dhe Simon-Kalor “Ndërtimi gjeologjik dhe miniralet e dobishme të rajonit Qafkingjël” Rubik 1967, dhe “Ndërtimi gjeologjik dhe miniralet e dobishme të rajonit Simon-Kalor (sipas punimeve të kërkim rilevimit në shkallën 1:10 000 të kryera në vitet 1967-1969)” Rubik 1971, kurse bashkë me H.Pulaj në vitin 1970 kanë rilevuar rajonin Malaj-Perlat-Rrënjollë, “Ndërtimi gjeologjik dhe mineralet e dobishme të rajonit Malaj-Perlat-Rrënjollë”.
Gjithsej 70 faqe: « E parë ... « 16 17 18 19 20 21 22 23 24 [25] 26 27 28 29 30 31 32 33 34 » ... E fundit » Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.