Forumi Horizont Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 16 17 18 19 20 21 22 23 24 [25] 26 27 28 29 30 31 32 33 34 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)

Postuar nga BIONDIA datë 09 Maj 2010 - 23:22:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Dashur pa dashur, po shohim ata qe kane aspirata per t'u bere ministra, drejtore drejtorish etj ne nje qeveri socialiste.

po celularin dhe pc e kishte marre me vete kjo te pakten mos ndiente vetmine ...nese ka nje njeri qe ska te drejte te hyjne ne keto greva jemi ne qe jetojme jashte sepse eshte me te vertet turp kur nje popull vuan e ska drita ska uje ska gjerat me elementare vdes per nje ilac kunder infeksionit ne jetojme ketej si pasha dhe kur vjen puna per te bere pak "show" bejme sikur po na djeg barku per shqiperine...

Postuar nga AngelDevil datë 09 Maj 2010 - 23:59:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Ore di gje njeri c'i thane Rames atje ne Paris? Ke takoi cfare i thane? Ia mbeshteten ndopak keto grevat mo??

cne Rama ne Paris !!!! edhe ti i beson ketyre brockullave

Postuar nga lost_soul datë 10 Maj 2010 - 01:40:

Vete e thane ata. Qe iku Rama diku jashte shtetit. Sot po lexoja qe paska shkuar ne Paris. Po s'ka rendesi dhe aq. I thane gje? - kjo ka rendesi.

Dhe nje pyetje tjeter se behem kurioz. U dita e 9-te dhe nja 5 nga ato grevistet iken ne spital. Po ndonjeri nga ata 200 te tjeret, jane shendoshe si kokra e molles apo po vdesin dhe s'po mer vesh njeri c'ka ngjare???

Postuar nga AngelDevil datë 10 Maj 2010 - 01:44:

Mesa di une burime jo zyrtare sigurisht Rama ishte ne KS, arsyeja qe thane qe ishte ne Paris qe per faktin qe te shmangte takimin me ate te derguarin europian per zgjidhjen e krizes.

Per sa i perket greves mua me duket 1 preteks i shpifur per te rrezuar qeverine egzisutuese, nuk ka vdek njeri jo po trajtohen me serume si dhe pine uje. Per ushqim nuk e di hane apo jo por qe jam pak skeptike ne ket drejtim.

As mua sme pelqen kjo qeveri por dreqi ta haje kjo nuk eshte forma e duhur sinqerisht na kane ardh ne maje te hundes.

Postuar nga lost_soul datë 10 Maj 2010 - 02:02:

Vallai o Angel, vetem po pate ndonje lidhje direkte me pushtetet mund te kesh ndjenja kaq te forta per rrezime pushtetesh.
Ne rastin me normal, kushdo qe te vije ne pushtet absolutisht asgje s'do te permiresohet per ty personalisht. Kjo per arsyen e thjeshte se gjerat qe te prekin ty direkt nuk rregullohen dot me nje te nderruar te pushtetit.

Postuar nga AngelDevil datë 10 Maj 2010 - 02:12:

Jam shume dakort me ty Lost, dhe per mua njesoj jane nuk shof ndonje alternative me te mire.

Postuar nga lost_soul datë 10 Maj 2010 - 02:47:

Ne fakt mesazhi im ishte pak ndryshe. Nuk kishte shume te bente me mosbesimin ndaj nje pushteti aq sa kishte te bente me faktin qe permiresimi i jetes eshte gradual dhe pergjithsisht i ngadalte qe shkon shume pertej afateve kohore te nje pushteti.
Pushteti do te shkoje sa majtas djathtas sa te jete jeta, dhe emocionet e super-ndezura te njerezve pro apo kunder nje pushteti te caktuar jane pergjithsisht te pajustifikuara.

cheers.

Postuar nga Fajtori datë 10 Maj 2010 - 04:26:

Te rikthehesh ne forum dhe te lexosh kete teme me kujton vetem nje gje:

Me koke mbi tryeze te flesh
Te shohesh endrra te blerta...
Sa ndot!... Te zgjohesh e prape te gjesh
Ne qoshe te vjellat e lena nga jeta!

Dritero Agolli

P.s. Ne konflikt te hapur interesi.

Postuar nga AngelDevil datë 10 Maj 2010 - 13:05:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Ne fakt mesazhi im ishte pak ndryshe. Nuk kishte shume te bente me mosbesimin ndaj nje pushteti aq sa kishte te bente me faktin qe permiresimi i jetes eshte gradual dhe pergjithsisht i ngadalte qe shkon shume pertej afateve kohore te nje pushteti.
Pushteti do te shkoje sa majtas djathtas sa te jete jeta, dhe emocionet e super-ndezura te njerezve pro apo kunder nje pushteti te caktuar jane pergjithsisht te pajustifikuara.

cheers.

Te kuptoj mor cun te kuptoj, por e thashe shkurt sepse jam lodh nga keto debate. Mgjate situata politike eshte shume delikate e ka njerez shume te pakenaqur dhe druaj se ky zemerim varet sesi do drejtohet dhe se ku do te perfundoje me ca pasojash... kesaj i frikesohem.

Postuar nga lost_soul datë 13 Maj 2010 - 01:01:

Dita e 127 e greves se urise se deputeteve socialiste dhe 180 ndjekesve te saj.
Sot u derguan ne spital edhe 2 te tjere, nderkohe qe vazhdojne protestat nga gjysma e popullsise qe u jane mohuar te drejtat dhe lirite nga gjysma tjeter.

Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 13 Maj 2010 - 04:30:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil

Mos valle duhet te djegim e te vrasim te quhemi te eger qe te na quaje ai Withers popull me intelekt keshtu!!!

500 vjet shqiptaret u ben Turq

50 vjet u ben komunista sovietike

ne 20 vjet demokraci duhet te behen Gay se e thot Withers ,qe mbronte me fanatizem Klodin BB

o shqiptaret e shkret

Postuar nga kurt datë 13 Maj 2010 - 14:51:

Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE

500 vjet shqiptaret u ben Turq

50 vjet u ben komunista sovietike

ne 20 vjet demokraci duhet te behen Gay se e thot Withers ,qe mbronte me fanatizem Klodin BB

o shqiptaret e shkret

ceshte gjithe kjo urrejtje per shqiptaret se po me cudit me te vertet o air?!

kur losti i kritikon faktikisht shpreh dashuri edhe pse ka nje humor dry duke nxjerr kujin, ngaqe ia don te miren, kurse kto shkrimet tua sidomos te fundit degjihen komplet e kunderta, madje edhe e mburresh qe nuk je shqiptar.
shpresoj ta kem gabim, nejse... nuk je me i mire cfardo qe te jesh, losti e thekson se jemi vendi i cudirva, kurse ti i distancon veten sikur me te vertet je krenar qe nuk je shqiptar

nejse, kto grevat e shpeshta te urise ne shqiperi me duken aq qesharake, me kujotjn veten kur isha femije. para se te shkoja ne shkolle e porositja nenen qe tme gatuante ndonjegje te mire pasi te kthehem nga shkolla ta gjeja gati, se ikja pa ngrene asgje ne mengjes shpeshhere.
nganjehere kur kthehesha, nuk gjeja asgje gati, meqe plaka e shkrete ishte e zene me pune ne cerdhe me femije gjithe diten, dhe une nga inati dhe nga nervat e urise, edhe pse ajo vinte nga puna e lodhur me gatuante dicka pak me vonese, e hedhja ushqimin dhe nuk haja nga inati.
hajde idiot femij hajde
kshtu me duken kta grevistat e urise qe spertojn te bejne greva urie cdo dite, si duket

Postuar nga AngelDevil datë 13 Maj 2010 - 18:27:

Shqipëria, ndër 30 vendet me borxhe më të mëdha në botë

Shqipëria renditet e 30-ta në botë për borxhin më të madh publik në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, sipas një raporti të fundit të CIA-s amerikane. Ky raport u referohet shifrave të vitit 2009, kur, sikurse është pranuar tashmë zyrtarisht, niveli i borxhit të përgjithshëm të shtetit shqiptar ndodhet në kuotën e 60 përqindëve.

Shërbimet për borxhin kanë ardhur duke u rritur, sidomos në dy vitet e fundit, ku në 2009-n kemi paguar rreth 42 miliardë lekë për interesa dhe kredi.

_______________

Shifra per ekonomistet:

Për borxhin e brendshëm, vitin e kaluar kemi paguar rreth 31.4 miliardë lekë, kurse për të huajin, afro 5 miliardë lekë.
Shërbimet e borxhit në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto kanë qenë mesatarisht 3.3 për qind, ndërsa në 2009-n pësuan rritje në 3.6 për qind. Borxhi i jashtëm në fund të vitit 2009 krahasuar me 2008-n, vlerësohet në rritje, nga 32 për qind në 39 për qind (37.5 për qind pa ndikimin e kursit të këmbimit) në raport ndaj totalit, duke qenë kështu në përputhje me parashikimet e strategjisë 2009-2011. Huamarrja e brendshme realizohet nëpërmjet emetimit të letrave me vlerë të qeverisë; bono thesari me maturim 3, 6 dhe 12-mujor, si dhe obligacione me maturim 2, 3, 5 dhe 7-vjeçar. Në fund të vitit 2009 ka rritje të portofolit të borxhit të brendshëm afatgjatë në përqindje ndaj totalit, nga 36.6 për qind për vitin 2008, në 37.4 për qind në vitin 2009. Borxhi i brendshëm afatshkurtër (deri në bono 12-mujore) ka ardhur në vite duke u reduktuar, nga 273 miliardë lekë që ishte në vitin 2006, në 256 miliardë lekë, ndërsa afatgjati, nga 75 miliardë lekë në 2006, në 153 miliardë lekë në vitin 2009, duke ndryshuar raportin (78-22 në vitin 2006, 62-38 në vitin 2009).

Postuar nga Fajtori datë 13 Maj 2010 - 19:15:

Keta kane rreshkitur te gjithe...

Shekulli shkruan fjale te shpikura nga italishtja. Balkanwebit nuk i punonin linqet e videove prej gabimeve te webmasterit. Ndersa Top Channel publikon video kronikash qe mbarojne ne gjysem.

Keta kane rreshkitur qe nga politikanet e deri tek mediat. Lajmi pare "AGRAVOHET"...

Made in Sh'qi-ptaria.

Postuar nga shelgu datë 13 Maj 2010 - 19:24:

Re: Shqipëria, ndër 30 vendet me borxhe më të mëdha në botë

Vere nje shpjegim te termave dhe ti Oj

Se per pak te thashe e zgjuara e b... po e mbajta gojen

Postuar nga lost_soul datë 13 Maj 2010 - 20:39:

Eh mor faje sa dakort jam me ty.

Profesionalizmi ne Shqiperi eshte ZERO.
Ajo qe eshte me ironikja eshte qe mediataret, mediatciket apo mediacuket jane ata qe e mbajne veten si me te perparuarit e shoqerise dhe larg qofte se i kritikon njeri se te hidhen ne fyt.

Shoh ndonjehere ndonje nga keta video e topit dhe gazetaret lene shume per te deshiruar.
Nje fjalor te varfer, qe e mbushin me fjale te huaja, kollitje te vazhdueshme dhe clirime fyti, veshje aspak skenike (mustafa nano), me bluze 30 lekeshe etj. Top show psh. ka nja 10 vjet qe e fillon me te njejten muzike, te njejten format.
Perdorimi vend e pa vend i shprehjes "le te themi" me ben shume pershtypje. Tregon per nje paaftesi per te folur ne menyre direkte.
Pa llogaritur pastaj debatet e te ftuarve, plot nderhyrje, plot nderprerje, pa asnje lloj kulture debati..

Kurt, air force eshte nga vendi i lavdishem armen. Tek lexoj shpejt e shpejt historine e Armenise ve re qe ashtu si Shqiperia edhe Armenia eshte q...re ne b... nga shume fuqi te medha. Armenia e ka pasur rastin ta provoje nga Bizanti, Turqia, Rusia se fundmi. Nejse, edhe ne i duam armenet. Ka shume nga ata ne Shqiperi. Nuk e di se cfare dallge e historise i ka hedhur ketej, ndoshta air force mund te na i shpjegoje.

Postuar nga lost_soul datë 13 Maj 2010 - 20:43:

Re: Shqipëria, ndër 30 vendet me borxhe më të mëdha në botë

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Shqipëria renditet e 30-ta në botë për borxhin më të madh publik në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, sipas një raporti të fundit të CIA-s amerikane. Ky raport u referohet shifrave të vitit 2009, kur, sikurse është pranuar tashmë zyrtarisht, niveli i borxhit të përgjithshëm të shtetit shqiptar ndodhet në kuotën e 60 përqindëve.

Shërbimet për borxhin kanë ardhur duke u rritur, sidomos në dy vitet e fundit, ku në 2009-n kemi paguar rreth 42 miliardë lekë për interesa dhe kredi.

Shpresoj te mos ta shohe Rama kete se mund ta veje te kerkesat, krahas kerkesave te tjera ekonomike si: Uljen e cmimit te ujit. Rritjen e pagave te minatoreve te bakrit

Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 13 Maj 2010 - 23:16:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
ceshte gjithe kjo urrejtje per shqiptaret se po me cudit me te vertet o air?!

kur losti i kritikon faktikisht shpreh dashuri edhe pse ka nje humor dry duke nxjerr kujin, ngaqe ia don te miren, kurse kto shkrimet tua sidomos te fundit degjihen komplet e kunderta, madje edhe e mburresh qe nuk je shqiptar.
shpresoj ta kem gabim, nejse... nuk je me i mire cfardo qe te jesh, losti e thekson se jemi vendi i cudirva, kurse ti i distancon veten sikur me te vertet je krenar qe nuk je shqiptar

nejse, kto grevat e shpeshta te urise ne shqiperi me duken aq qesharake, me kujotjn veten kur isha femije. para se te shkoja ne shkolle e porositja nenen qe tme gatuante ndonjegje te mire pasi te kthehem nga shkolla ta gjeja gati, se ikja pa ngrene asgje ne mengjes shpeshhere.
nganjehere kur kthehesha, nuk gjeja asgje gati, meqe plaka e shkrete ishte e zene me pune ne cerdhe me femije gjithe diten, dhe une nga inati dhe nga nervat e urise, edhe pse ajo vinte nga puna e lodhur me gatuante dicka pak me vonese, e hedhja ushqimin dhe nuk haja nga inati.
hajde idiot femij hajde
kshtu me duken kta grevistat e urise qe spertojn te bejne greva urie cdo dite, si duket

Paske qene femi kapricioz ,po si gjith te tjeret ,nejse Resspekt Nenes tende ....

o Kurt un nuk kam urrejtje ,sepse urrejtja eshte ajo qe te con ne shkatrrim ,por nese shprehe Opinionin tim dhe nese me lejohet te kritikoj dicka ,fare thjesht e tregoj me ato qe shkruaj ....

Dua ta shohe Shqiperine ne BE sa me pare dhe keto grevat le ti zhvillojne ne SPAC ose ne QAF BARI dhe ju ne rruge kombetare ..

Nuk provoj urrejtje per asnjeri ne kete Bote me beso ,thjesht dua ti degjoj zerine mire Shqiperise me nje thenie " NUK MUND TE JESH DHE MYSLIMAN DHE SHQIPTAR , ASHTU SIC NUK MUND TE JESH DHE KOMUNIST PO DHE DEMOKRAT ,NJE THENIE E DE GOLIT KRYQI I TIJ ISHTE FRANCEZ KURSE BESIMI AIR-FORCE-......... ESHTE......... SHQIPTARRRRRRR "....

Nderime

Postuar nga AngelDevil datë 14 Maj 2010 - 01:34:

Re: Re: Shqipëria, ndër 30 vendet me borxhe më të mëdha në botë

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul

Shpresoj te mos ta shohe Rama kete se mund ta veje te kerkesat, krahas kerkesave te tjera ekonomike si: Uljen e cmimit te ujit. Rritjen e pagave te minatoreve te bakrit

Mos ma kujto Ramen e greven Soul se me ate trafik qe kam ngel sonte ne TR tju futesha me shpulla qe pak pffffff

Postuar nga lost_soul datë 15 Maj 2010 - 00:05:

Duket sikur ka shenja te mira per opoziten, se qenkan ngrehur te gjithe.
Me sa duket propozimi i te huajve do kete ndonje lloj hapje kutiash.

Shpresoj qe Sala mos te filloje tashi e te ngule kembe ne ate te veten, se pastaj megjithmend qe do behet katrahura.
Te pranoje cfare i thone dhe ta mbyllin kete histori.
Shqiperi moj qe s'ke pleqeri.

Postuar nga Fajtori datë 15 Maj 2010 - 00:23:

Ja e thote troç ky: te mos kapen pas teknikaliteteve

Qenka dhe plan i aprovuar nga gjithe bota:

Postuar nga SmoKer datë 15 Maj 2010 - 00:37:

Re: Keta kane rreshkitur te gjithe...

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Shekulli shkruan fjale te shpikura nga italishtja. Balkanwebit nuk i punonin linqet e videove prej gabimeve te webmasterit. Ndersa Top Channel publikon video kronikash qe mbarojne ne gjysem.

Keta kane rreshkitur qe nga politikanet e deri tek mediat. Lajmi pare "AGRAVOHET"...

Made in Sh'qi-ptaria.

Postuar nga Fajtori datë 15 Maj 2010 - 00:51:

Autostrada Tirane-Durres: +3 te vdekur

Ne fakt ka ndodhur dje, por me beri pershtypje diçka...

Rreth orës 22:00 të së enjtes mjeti në të cilën udhëtonin viktimat është përplasur me një kolonë ndarëse të një karburanti në kilometrin e 6-të autostradës. Drejtuesi Astrit Daçi 45 vjec ka humbur kontrollin e makinës në përpjekje për të evituar takimin me një tjetër mjet por është përplasur me betonin.

Automjeti eshte ndare ne dysh, pjesa e perparme dhe e prapme u perkulen ne forme U-je. Dy pasagjeret qe kishin marre taksine vdiqen po ashtu. Ishin nje vajze 20 vjeç dhe nje djale i paidentifikuar.

------------------------------
Neper kronika dhe lajme ky aksident tregohet kshu thate. disa e lidhin me shpejtesine qe eshte e madhe megjithese policet kontrollojne shume. Askush nuk kerkon te tregoje ke makine kerkoi te evitonte taksisti qe shkaktoi aksidentin. Ne Shqiperi mund te vdesesh se dikush te pret rrugen. Askush nuk kerkon ate qe shkaktoi aksidentin, as nuk zbardhet dinamika, kush u be i rrezikshem ne autostrade (ka me qindra furgone qe presin rrugen si i teket). Ti vdes dhe mjaftohen me shpejtesine tende... Vendi i fshatareve qe i do njerezit kermilla. Nuk investon as nje hetim qe te krijohet rregull ne rruge. Mjaftohen duke vene limite shpejtesie katunaret ministrore.

Postuar nga AndreaPirelli datë 15 Maj 2010 - 01:30:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Duket sikur ka shenja te mira per opoziten, se qenkan ngrehur te gjithe.
Me sa duket propozimi i te huajve do kete ndonje lloj hapje kutiash.

Shpresoj qe Sala mos te filloje tashi e te ngule kembe ne ate te veten, se pastaj megjithmend qe do behet katrahura.
Te pranoje cfare i thone dhe ta mbyllin kete histori.
Shqiperi moj qe s'ke pleqeri.

Me c'lexova diku, plani nuk permban numerimin e votave .......... dhe Sala qenka dakort .......... ndersa opozites nuk i pelqen .......... Mos ju duket cudi ta hedhin ne kosh te plehrave edhe kete .................. .
Dhe sala si burre i mire qe eshte shkon ne kroaci ............ . Nuk eshte shenje e mire ........... .
Po sikur ta mbyllnin kete muhabet nuk do benin keq ........ se me verte qe na cane trapin ............... Do shkoj dhe Deb ne shqiperi ne vere jo per gje .......................... .

Muhabeti zgjidhet vetem me kompromis ........... secila pale duhet te leshoje pe ............... .

Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 15 Maj 2010 - 02:03:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Eh mor faje sa dakort jam me

Kurt, air force eshte nga vendi i lavdishem armen. Tek lexoj shpejt e shpejt historine e Armenise ve re qe ashtu si Shqiperia edhe Armenia eshte q...re ne b... nga shume fuqi te medha. Armenia e ka pasur rastin ta provoje nga Bizanti, Turqia, Rusia se fundmi. Nejse, edhe ne i duam armenet. Ka shume nga ata ne Shqiperi. Nuk e di se cfare dallge e historise i ka hedhur ketej, ndoshta air force mund te na i shpjegoje.

lost_soul ..... ajo Q...RE ne B... e kuptova mir besoj????. Nuk me rezulton qe Armenet te jen kthyer ne Turq ,dhe nuk me rezulton qe Armenet pranojne dhe thojne ne jemi Turq ,gje qe ndodh sot ne Shqiperi me shqiptaret e mi ...,Persa i perket Rusise nuk e di se e ke lexuar qe ishte treshja Kaukaziane qe i Q.... ne B.... Ruset dhe Evropen Stalin Bere and MIKOIAN ..... Ja lejem nje teme tjeter po te duash ... Turqit nuk e pranojne dhe sotttttt qe ne kemi vrare Armen ne i kemi perzene ,meqe Turqia eshte shteti i fuqishem, Po e kam bere le te thote ,sic pranoi Gjermania i kemi bere krimet .....

Mikoianin besoj se e di cka bere per Rusin dhe cfare personazhi i i Revistes TIME ka qene ....Persa i perket Dallges sic Shqiptaret qe mbajten Perandorine Turke me pashallare ,Armenet ne Ekonimi Greket ne rolin e tyre ,kjo ishte perandoria Turke ... Dallga solli dhe shqiptaret qe dikur banonin ne Kaukaz ose me mire Shqiperia kaukaziane ......

Tashti e pash kete qe kishe shkruar ....KLM

Postuar nga lost_soul datë 15 Maj 2010 - 03:02:

Ti dukesh cun i mire keshtu, por mos mer teza antishqiptare tani dhe t'i perdoresh ne ndihte te krizes tende te identitetit.
Shqiptaret vijne nga Kaukazi?? Eshte edhe nje shtet ne Amerike, Albany, mos ndoshta kemi ardhur nga atje? Pra nuk arsyetohet sikur te jesh nga Armenistani.

Megjithate ceshtja nuk eshte aty fare, se historia eshte ajo qe eshte.

Ceshtja eshte te ironia e firmes qe ke vene dhe as vete s'e kupton.
Mos hajde ketu e na bej dengla Armenie, sepse te jesh armen apo shqiptar eshte nje ceshtje rastesie kozmike dhe kur e perdor ate gjithmone si mburrje tregon qe vete je bosh. Plus qe Armenia nuk impresonion asnje. Ok?

Miqesisht, shqiptari yt.

Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 15 Maj 2010 - 03:10:

Po mir ku i shikon teza antishqiptare ,kur kritikoj dhe ajo qe them eshte realiteti tek ne ,Armenia eshte jashte teme ketu dhe tu pergjigja me modesti .. Me intereson aq shume ceshtja shqiptare sa kam kaluar ne Albany NY eshte kryeqyteti i NY ..Mburrje je komplet jasht teme tu pergjigja thjesht se kishe shkruar Q....RE ne B.... dhe mu duk nga ana jote shume banale .. Pastaj nuk jam ketu te impresjonoj ndo njerin nese shkrimet e mija nuk te pelqejne mund te contestosh tek moderatoret ....

Te te them dhe nje gje tjeter nese din atje ku ka ndaluar Barka e Noes ne Ararat gjendet dhe nje vend fshat i vogel qe quhet Albany ....

o plako mund ta kaloj ndo nje here ne ekstrem dhe per kete ke te drejte te me kritikosh ose te analizosh ,por dua te te them dicka Shqiperia lindi Kristiane e nuk vdes Gay e Myslimane ,ok Identifikohuni sa cfare jeni ILIR ,ARIAN TURQ ARRUMUN KOMUNIST TE MAJTE CFARE JENI PLAKO krijoni nje histori qe ta di dhe Bota se po e ktheni gunen nga tju fryj era ..

Keto jane teza anti-shqiptare ??????????

Me respekt patrioti jot ..nga ana plakes

Postuar nga lost_soul datë 15 Maj 2010 - 03:24:

Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE

Po mir ku i shikon teza antishqiptare ,kur kritikoj dhe ajo qe them eshte realiteti tek ne ,Armenia eshte jashte teme ketu dhe tu pergjigja me modesti .. Me intereson aq shume ceshtja shqiptare sa kam kaluar ne Albany NY eshte kryeqyteti i NY ..Mburrje je komplet jasht teme tu pergjigja thjesht se kishe shkruar Q....RE ne B.... dhe mu duk nga ana jote shume banale .. Pastaj nuk jam ketu te impresjonoj ndo njerin nese shkrimet e mija nuk te pelqejne mund te contestosh tek moderatoret ....

Te te them dhe nje gje tjeter nese din atje ku ka ndaluar Barka e Noes ne Ararat gjendet dhe nje vend fshat i vogel qe quhet Albany ....

Me respekt patrioti jot ..nga ana plakes

Teza shqiptare eshte ajo qe the qe shqiptaret i paska hedhur dallga e historise nga Albania e Kaukazit. Kjo eshte teze qesharake dhe jo dinjitoze ta permendesh ketu.

Per ate banalitetin, mos u merzit shume, sepse ishte thjesht nje shprehje per te treguar nje te vertete te rende. Mos u kap mbas termave, por mbas kuptimeve.

E leme ketu. Mire eshte te mos vish ketu e te fillosh, ju shqiptaret jeni turq, s'dini te qeverisni e budalleqe te tjera. Sa mire te erdhi kur te shava pak Armenine, edhe pse je vetem 50% i tille ne gjak dhe 1% ne kulture meqe je rrit ne Shqiperi?

Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 15 Maj 2010 - 03:32:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul

Teza shqiptare eshte ajo qe the qe shqiptaret i paska hedhur dallga e historise nga Albania e Kaukazit. Kjo eshte teze qesharake dhe jo dinjitoze ta permendesh ketu.

Per ate banalitetin, mos u merzit shume, sepse ishte thjesht nje shprehje per te treguar nje te vertete te rende. Mos u kap mbas termave, por mbas kuptimeve.

E leme ketu. Mire eshte te mos vish ketu e te fillosh, ju shqiptaret jeni turq, s'dini te qeverisni etj etj. Sa mire te erdhi kur te shava pak Armenine, edhe pse je vetem 50% i tille ne gjak dhe 1% ne kulture meqe je rrit ne Shqiperi?

Ore jemi ne nje forum Shqiptar e jo Armen ,ti mund te shkruash cdo gje mbi cdo lloj rrace ,por vetem ma trego me fakte ,sepse Historia shkruhet me dat dhe vitin ,mos te kalojme ne anet e banalitetit sepse nuk i ka ndodhur ajo Armenise ....Sepse nuk ke cfar i shan Armensie mer plak koken Turkut nuk ja uli ,ashtu sic nuk ja ulen dhe popujt e tjere ,vetem Shqiptaret e pranojne e thone jemi Turq . Te keshilloj te lexosh librin " Te jetsoh ne Ishull "

Me kupto drejt un Shqiperin e dua ta shohe krenarin Shqiperise ,patrioti im , te permenda dhe me lart DE GOL tha Kryqi i tij ngel Francez ,kurse i AIR-FORCE besssssimi eshte Shqiperi Etnike ..... KLM

Postuar nga lost_soul datë 15 Maj 2010 - 03:33:

Ajo qe me bezdis me shume eshte qe shume shqiptare e kane kaq te forte ate ndjenjen e inferioritetit, saqe po te jene edhe 1% grek, apo italian, apo armen do te thone direkt qe jam grek, jam italian apo cfaredo lloj tjeter.

Aq te dobet ndjehen keta njerez ne personin e tyre, saqe kane nevoje te kacavirren pas ndonje titulli, kombi apo cfaredo rangu apo identiteti tjeter.

Postuar nga lost_soul datë 15 Maj 2010 - 03:41:

Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE

Ore jemi ne nje forum Shqiptar e jo Armen ,ti mund te shkruash cdo gje mbi cdo lloj rrace ,por vetem ma trego me fakte ,sepse Historia shkruhet me dat dhe vitin ,mos te kalojme ne anet e banalitetit sepse nuk i ka ndodhur ajo Armenise ....Sepse nuk ke cfar i shan Armensie mer plak koken Turkut nuk ja uli ,ashtu sic nuk ja ulen dhe popujt e tjere ,vetem Shqiptaret e pranojne e thone jemi Turq . Te keshilloj te lexosh librin " Te jetsoh ne Ishull "

Me kupto drejt un Shqiperin e dua ta shohe krenarin Shqiperise ,patrioti im , te permenda dhe me lart DE GOL tha Kryqi i tij ngel Francez ,kurse i AIR-FORCE besssssimi eshte Shqiperi Etnike ..... KLM

Shqiptaret qe kane thene jemi turq, jane ata te shekullit 18 e me perpara. Atehere ka pasur nje perandori dhe ashtu identifikoheshin. Mos i keqperdor faktet. Nuk thote njeri qe eshte turk tani. As atehere s'kane qene turq, por e kishin nga padia.

Armenia Armenia!..
Me kujton Borat

Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 15 Maj 2010 - 03:42:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Ajo qe me bezdis me shume eshte qe shume shqiptare e kane kaq te forte ate ndjenjen e inferioritetit, saqe po te jene edhe 1% grek, apo italian, apo armen do te thone direkt qe jam grek, jam italian apo cfaredo lloj tjeter.

Aq te dobet ndjehen keta njerez ne personin e tyre, saqe kane nevoje te kacavirren pas ndonje titulli, kombi apo cfaredo rangu apo identiteti tjeter.

Te lutem mos me keq kupto ,mos me ngatrro me personat qe marrin ndo nje pashaport te huaj dhe kur hyn ne Shqiperin tone fillojne e flasin gjuhen e te huajit .. Keto shkrimet te me falin dhe te tjeret se ishte me mir ti shkruaja ne privat se ne forum ,se u zgjatem shume te kjo teme .biles per mua mund dhe ti fshini ....

O moj Shqipni, e mjera Shqipni
kush te ka qitë me krye në hi?
Ti ke pas kenë një zonjë e rande
burrat e dheut te thirshin nanë

Plako

Postuar nga lost_soul datë 15 Maj 2010 - 03:44:

Lene se e llime.. kshu thote angel..

Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 15 Maj 2010 - 03:46:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Lene se e llime.. kshu thote angel..

Varja po ka drejt Angel....
Shqipria Shqiptarve

Postuar nga kurt datë 15 Maj 2010 - 04:16:

a je me te vertet me origjine armene air?

Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 15 Maj 2010 - 04:19:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
a je me te vertet me origjine armene air?

AJO ...... qe do te thot...... PO ne armenisht

Postuar nga kurt datë 15 Maj 2010 - 04:37:

Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE

AJO ...... qe do te thot...... PO ne armenisht

nejse nuk di pothuajse asgje per armenine. armenet me te famshem ne amerike jane the kardashian familiy
shume sexy femra sidomos ajo kim kardashia.
po pse vetem me zezak preferojn te shkojn kto dreqe?! se mos ta marrin kush per terrc rracizmi ket, por eshte fakt i ditur dhe i deklaruar me mburrje pothuaj, nga vete ato qe per mendimin tim ato me duken rraciste kur bejn kshtu deklaratash/statements

Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 15 Maj 2010 - 04:40:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
nejse nuk di pothuajse asgje per armenine. armenet me te famshem ne amerike jane the kardashian familiy
shume sexy femra sidomos ajo kim kardashia.
po pse vetem me zezak preferojn te shkojn kto dreqe?! se mos ta marrin kush per terrc rracizmi ket, por eshte fakt i ditur dhe i deklaruar me mburrje pothuaj, nga vete ato qe per mendimin tim ato me duken rraciste kur bejn kshtu deklaratash/statements

hahahahaha e kam pa ate videon plakooooo hahahaha e bukur fare

Postuar nga lost_soul datë 15 Maj 2010 - 05:02:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
...
shume sexy femra sidomos ajo kim kardashia.
po pse vetem me zezak preferojn te shkojn kto dreqe?! ....

Po ia thote vete mbiemri o kurt.. lol.

Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 15 Maj 2010 - 05:13:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul

Po ia thote vete mbiemri o kurt.. lol.

Imagjono te jetonte kjo me kte mbimer ne Shqiperi ,ose me mir te them te vi per vizite , ne ndo nje televizion , te degjosh theksin KARDASHIAN hahaha ....fshihini keto se kemi dale nga tema ,atje bojne greve ne merimi me Kardashiant hahaha

Postuar nga kurt datë 15 Maj 2010 - 05:14:

Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE

hahahahaha e kam pa ate videon plakooooo hahahaha e bukur fare

u ke ba pak konfuz o air po nejse
fakti qe e pohon qe je armen messazhet e tua me te drejte lexohen ofenduese per cilindo shqiptar, por mos harro se sikur une apo losti, apo kushdo shqiptar te hyj dhe te komentoje ne nje forum armen me te njejten fryme qe je shprehur ti ne mesazhet e fundit per shqiptaret, do na ishin pergjigjur disesi me ndryshe besoj.
a nuk mjafton ky fakt qe ne po e mbyllim me shaka ket bisede, qe ne shqiptaret jemi popull shume me charmin me me sense humori and most deffenitely more handsome race ne pergjithesi,se arment?! pak rendesi ka a vijm nga kauakazi apo kina

Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 15 Maj 2010 - 05:25:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
[B]u ke ba pak konfuz o air po nejse
fakti qe e pohon qe je armen messazhet e tua me te drejte lexohen ofenduese per cilindo shqiptar, por mos harro se sikur une apo losti, apo kushdo shqiptar te hyj dhe te komentoje ne nje forum armen me te njejten fryme qe je shprehur ti ne mesazhet e fundit per shqiptaret, do na ishin pergjigjur disesi me ndryshe besoj.
a nuk mjafton ky fakt qe ne po e mbyllim me shaka ket bisede, qe ne shqiptaret jemi popull shume me charmin me me sense humori and most deffenitely more handsome race ne pergjithesi,se arment?! pak rendesi ka a vijm nga kauakazi apo kina [/

B]

o Kurt nuk me rezulton ndo nje konflikt armeno-shqiptar.

Nese arrin te hysh ne forum Armen ,gje qe un nuk e kam arritur sepser nuk e njohe gjuhen armene ,me te shkruar ,shaji ,ne materialet qe kam prure nuk kam folur si armen o Kurt po si shqiptar qe me djeg shpirti kur shohe Shqiperin tim te percare ,ose kur Greke e Serb e Turq e bejne Shqiperin time oborr ushtarak ,dhe e ndajne si te duan ato ..

Nese sjan te verteta mi argumento ,ti kthehet dinjiteti Shqiperise qe i kan hedhur balte keto shtete , o plako kendohet arabisht ne Shiperi te duket normale ty ??? meshat behen greqisht te duken normale ,UDB Sllave ka nje jete qe percan figuarat tona politike ,te duket normale ty ,dhe shqiptaret e shkrete te hutuar spo din ku e kan koken ,nga nje an Sigurimi beri cberi vrau preu ,pse kaq i mallkuar te jet kjo toke qe quhet Shqiperi ,kush e ka fajin njerzit ,injoranca ,kush mer Kurt

Postuar nga BIONDIA datë 15 Maj 2010 - 13:28:

Re: Ja e thote troç ky: te mos kapen pas teknikaliteteve

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Qenka dhe plan i aprovuar nga gjithe bota:

Ky propozim i ndërkombëtarëve është mirëpritur nga opozita, por ka lënë të lëkundur mazhorancën. Deri në orët e drekës, përfaqësuesit e mazhorancës, parimisht, ishin dakord me këtë propozim, por pasdite kanë ndryshuar mendje. Ata kanë kërkuar në mënyrë eksplicite djegien e fletëve të votimit, duke iu referuar një neni të Kodit Zgjedhor. Sipas tyre, paralelisht me hetimin e materialeve zgjedhore të kryhet djegia e fletëve të votimit. Ndërkohë, "arbitri" i këtyre negociatave, presidenti Topi, ka pohuar dje në mbrëmje se në zyrën e tij nuk ka shkuar asnjë draft i shkruar për këtë çështje. Por, burime pranë ambasadorëve pohuan se presidentit dhe kryetarëve të partive iu është shpjeguar shumë mirë kjo ofertë. Ja dhe 5 pikat

1. Të krijohet komisioni hetimor parlamentar ku shumicën e anëtarëve ta ketë opozita.
2. Kryetarin e komisionit hetimor parlamentar ta ketë opozita.
3. Komisioni hetimor parlamentar të ketë fuqi të hapë kutitë e materialeve zgjedhore.
4. Komisioni hetimor parlamentar të hetojë materialet zgjedhore (të gjitha materialet që ndodhen në kutitë e votimit me përjashtim të fletëve të votimit).
5. Në rast se vihen re parregullsi në votim, komisioni hetimor parlamentar t'i drejtohet Komisionit të Venecias për të vendosur hapjen e kutive përkatëse të votimit.

Postuar nga kurt datë 15 Maj 2010 - 14:38:

Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE

Imagjono te jetonte kjo me kte mbimer ne Shqiperi ,ose me mir te them te vi per vizite , ne ndo nje televizion , te degjosh theksin KARDASHIAN hahaha ....fshihini keto se kemi dale nga tema ,atje bojne greve ne merimi me Kardashiant hahaha

qe ta dijn disa qe s'e dijn. babai i tyre ka qene avokati qe qiti O.J Simson te pafajshem.
nejse she's got nice ass, aside from that, me neveritet se si abscurity influencon kulturen e moralin e mases ne amerike.
femrat qe shkojn me zezake ne pergjithesi me duken femra with no substence, femra kot. edhe kta aktoret e holliwoodid qe adoptojn femije zezake me duken pathetic, dhe kjo ska te bejn me racizem.
nejse, kemi dale nga tema but who cares

Postuar nga Fajtori datë 15 Maj 2010 - 16:43:

Re: Re: Ja e thote troç ky: te mos kapen pas teknikaliteteve

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA

Ky propozim i ndërkombëtarëve është mirëpritur nga opozita, por ka lënë të lëkundur mazhorancën. Deri në orët e drekës, përfaqësuesit e mazhorancës, parimisht, ishin dakord me këtë propozim, por pasdite kanë ndryshuar mendje. Ata kanë kërkuar në mënyrë eksplicite djegien e fletëve të votimit, duke iu referuar një neni të Kodit Zgjedhor. Sipas tyre, paralelisht me hetimin e materialeve zgjedhore të kryhet djegia e fletëve të votimit. Ndërkohë, "arbitri" i këtyre negociatave, presidenti Topi, ka pohuar dje në mbrëmje se në zyrën e tij nuk ka shkuar asnjë draft i shkruar për këtë çështje. Por, burime pranë ambasadorëve pohuan se presidentit dhe kryetarëve të partive iu është shpjeguar shumë mirë kjo ofertë. Ja dhe 5 pikat

1. Të krijohet komisioni hetimor parlamentar ku shumicën e anëtarëve ta ketë opozita.
2. Kryetarin e komisionit hetimor parlamentar ta ketë opozita.
3. Komisioni hetimor parlamentar të ketë fuqi të hapë kutitë e materialeve zgjedhore.
4. Komisioni hetimor parlamentar të hetojë materialet zgjedhore (të gjitha materialet që ndodhen në kutitë e votimit me përjashtim të fletëve të votimit).
5. Në rast se vihen re parregullsi në votim, komisioni hetimor parlamentar t'i drejtohet Komisionit të Venecias për të vendosur hapjen e kutive përkatëse të votimit.

Ne fakt perceptohej nga deklarata e atij ambasadorit dje. Ja tha troç qe politikanet s'duhen te kapen me teknikalitete. Kush do kapet me teknikalitete perveç atyre qe mbajne kutite mbyllur? Mu duk mesazh i drejtperdrejt ndaj klanit ne pushtet. Fundja gjykata zbaton ligje. Vullneti politik ndryshon ligjet dhe hap kutite sot me neser (po te doje). Kapen tek budalleqet teknike kur situata politike eshte e tejrenduar. Cdo kryeminister i pergjegjshem do shikonte interesin kombetar para se te kapej me justifikime gjykatash. Ka 1 vit Shqiperia pa parlament dhe Berisha (njeriu i gjykatesve 6 mujorsh) fshihet pas 1 vendimi gjykate. Thua se kutite jane bomba qe shperthejne po u hapen. Meqe ra fjala, as per Gerdecin nuk i hodhi kaq shume syte tek gjykata. Perkundrazi i dha imunitet Mediut qe gjykata mos beje punen e vet. Njeriu i gjykates...

Postuar nga Fajtori datë 15 Maj 2010 - 17:09:

Berisha: Në tryezën time nuk ka asnjë draft-marrëveshje

Ec thuaj mos kapet pas teknikaliteteve pastaj... E nxorri legen ambasadorin qe foli dje. S'kam gje ne tavoline thote...

Postuar nga BIONDIA datë 15 Maj 2010 - 17:10:

Re: Re: Re: Ja e thote troç ky: te mos kapen pas teknikaliteteve

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

Kush do kapet me teknikalitete perveç atyre qe mbajne kutite mbyllur? Mu duk mesazh i drejtperdrejt ndaj klanit ne pushtet. Fundja gjykata zbaton ligje. Vullneti politik ndryshon ligjet dhe hap kutite sot me neser (po te doje). .

Edi Rama po e mban peng vendin dhe partinë që ai vetë drejton. Kjo ishte deklarata që bëri dje nga Zagrebi eurodeputetja Doris Pack në lidhje me situatën politike në vend. Sipas Pack, është e rëndësishme që brenda vetë PS-së të nisë një lëvizje, e cila t’i tregojë atij se rruga që ka zgjedhur është e gabuar. “Brenda Partisë Socialiste është e nevojshme që të fillojë një lëvizje për t’i treguar liderit të PS-së që rruga që ai ka zgjedhur nuk është ajo për të cilën vendi ka nevojë. Situata e krijuar nuk mund të zgjidhet në rrugë, por vetëm në Parlament, kjo duhet të jetë e qartë”, rekomandoi deputetja e PE-së, duke theksuar se ishte fatkeqësi që në një vend modern, kryetari i opozitës të ketë të tillë mendësi. Po kështu Pack e konsideroi si të pakuptimtë lëvizjen e opozitës, nisur nga fakti që sipas saj zgjedhjet e 28 qershorit ishin zgjedhjet më të mira në historinë e demokracisë në Shqipëri. Po kështu, eurodeputetja theksoi se protestat e opozitës po ndikojnë negativisht edhe në imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare. Në mënyrë të përsëritur, eurodeputetja Pack u ka kërkuar forcave politike në vend që të bashkëpunojnë në Parlament dhe jo në rrugë për të zgjidhur çështjet e ndryshme politike që ka vendi.

kjo thote qe zgjedhjet kane qene zgjedhjet me te mira keto te 28 dhjetorit ..cin te besosh tani keta te huajt apo keto tanet ?

Postuar nga Fajtori datë 15 Maj 2010 - 17:52:

Kujtdo ti besosh mbetet nje fakt. Shqiperia pa nderhyrjen nga jashte nuk mund te ekzistoje. Ka nevoje per ambasadore qe flasin, per Doris Packa, per marreveshje me mbeshtetje, globale, etj. Shqiptaret s'i zgjidhin dot vete prebolemet e tyre. Rrjedhimisht ka formen e nje protektorati. Vijme prape tek ajo qe them une. Shqiperia nuk ka aresye te ekzistoje. Eshte nje farse institucionale qe here pas here kthehet ne gjakderdhje. Po behet aq problematik per boten saqe nderhyjne organizma madhore sic bejne mes Izraelit dhe Palestines...

Edhe kushtet istitucionale te kujtojne 1997-en. Berisha qe nuk leshon pè, nderhyrje te vazhdueshme nga jashte, Prodi qe "zbret" me helikopter, ushtare te huaj qe mbajne rendin shqiptar (apo permbytjet ne Shkoder!!?)... Gjithe kjo per te mbajtur Tiranen institucionale sa per sy e faqe. Qe politikanet shqiptare te kene nje kale per t'i hipur, ca pashaporta per te prodhuar, ca tendera per te bere, ca zgjedhje per te dominuar, etj. Shqiperia nuk ka pjekurine te kete shtet. Edhe kur e ka i bie ne qafe dukshem qytetareve te vet (komunizmi, Berishizmi, Edizmi).

Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 15 Maj 2010 - 17:59:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
qe ta dijn disa qe s'e dijn. babai i tyre ka qene avokati qe qiti O.J Simson te pafajshem.
nejse she's got nice ass, aside from that, me neveritet se si abscurity influencon kulturen e moralin e mases ne amerike.
femrat qe shkojn me zezake ne pergjithesi me duken femra with no substence, femra kot. edhe kta aktoret e holliwoodid qe adoptojn femije zezake me duken pathetic, dhe kjo ska te bejn me racizem.
nejse, kemi dale nga tema but who cares

E dime Kurti se kush ka qene babai i saj ,por duhet te thoja dicka , Nuk eshte KIM qe duhet te endrroj te jete KURTI po me duket se eshte KURTI qe endrron te ket llogarin e KIM ose dhe famen qe ka ajo ....

Pastaj ..Kush leu menjen e vet Pelqeu ....

Postuar nga lost_soul datë 15 Maj 2010 - 21:57:

Mendoj se ardhur koha qe Sala duhet te leshoje pe.
Deri tani kishte ligjin ne anen e tij dhe institucionet, por kjo po e humb vleren. Po vihet re nje degradim i situates. Vendi ngadale po hyn ne nje periudhe kaotike ku ligji the institucionet cvleresohen.

Eshte fatkeqe qe nje force politike te jete e gatshme te zhyse ne anarki vendin e saj si mjet zgjidhjeje. Megjithate ky eshte fakti dhe prioriteti i Berishes tani duhet te jete shpetimi i vendit nga nje turme e terbuar qe nuk ndalet deri ne djegien e plote te vendit.
Do te duhen shume breza te shpetojme nga nje mentalitet revolucionar bolshevik, por s'kemi c'te bejme. Ashtu si nje i semure permanent edhe ne duhet te mesohemi te jetojme me kete semundje.

  Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 16 17 18 19 20 21 22 23 24 [25] 26 27 28 29 30 31 32 33 34 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.