Forumi Horizont Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 241 242 243 244 245 246 247 248 249 [250] 251 252 253 254 255 256 257 258 259 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)


Postuar nga Eyesight datë 18 Tetor 2006 - 13:21:

Mbreme ne darke ne shtepi po flisnim per mua, jeten time, mendimet e mia, menyra se si i shoh gjerat (gjithnje shume ndryshe nga personat e tjere te familjes.. as vete nuk e di pse), reagimet e mia (me thone se duhet te jem shume me e durueshme me njerezit, ti kuptoj ata (per mendimin tim - hipokrizine e tyre... o Zot sa veshtire e kam ti duroj te tille tipa kur i takoj, ndonjehere me duket se i shpartalloj me shikimin tim te ftohte e mosbesues. Si mund tia besh ndryshe kur ke perpara vetes dike qe duket qe ne fytyre qe po thote ca fjale thjesht se duhen thene, thjesht se eshte rasti, por nderkohe ti ia lexon hipokrizine ne fytyre? Duhet thjesht te buzeqeshesh and let go? Nuk e di. Shume e veshtire kjo per mua. Nuk mund thjesht te thone ate qe mendojne? Nese nuk ju pelqen dicka, thuajeni, thjesht shprehuni pa shume lajka, perdredhje mendimesh deri aty ku nuk kuptohet me se cili ishte mendimi fillestar. sa keq, gjerat do te ishin shume me te thjeshta... shumeftytyresia nuk do kishte zene kaq shume rrenje mes njerezve.

Dhe cdo gje vazhdon, replikat "keshillimet" dhe shume here e gjej veten duke shpjeguar te njejtat ndjesi e mendime. Nga ana tjeter gjej te njejtat fytyra te cuditura qe te shohin sikur ke zbritur nga Marsi: ku shkon moj vajze me keto mendime, perceptime.. te familjes gjithnje me kane thene qe e vogel "po ti sikur jeton ne Paris? vjen e na flet sikur ke lindur andej" ta haje dreqi, gjithmone e veshtire per tu kuptuar... jam thjesht ketu, jetoj ketu... vetem se nuk mendoj si ju... nuk mund te me denoni per kete, as te me gjykoni.


  Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 241 242 243 244 245 246 247 248 249 [250] 251 252 253 254 255 256 257 258 259 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.