Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 242 243 244 245 246 247 248 249 250 [251] 252 253 254 255 256 257 258 259 260 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Fajtori datë 25 Mars 2011 - 07:16:

Afrohen zgjedhjet...

TIRANË- Dritan Avllaj i njohur ndryshe si Tan Lepuri dhe i përfolur si një ndër miqtë e kryetarit të Partisë Socialsite Edi Rama është plagosur mbrëmjen e sotme rreth orës 22:15 me armë zjarri. Avllaj ka qënë duke udhëtuar në makinën me targa EL 412 C, në momentin që është qëlluar. Sipas policisë, në makinë janë gjetur mbi 6 shenja plumbash.

Burimet policore njoftojnë se Avllaj ka marrë një plumb në shpatull dhe ndodhet i shtruar në Spitalin Ushtarak, jashtë rrezikut për jetën.


Postuar nga AndreaPirelli datë 25 Mars 2011 - 16:54:

Mahhh ....... Sala po i byll rubinetat e lekeve Rames per fushate .......... .


Postuar nga lule datë 25 Mars 2011 - 16:59:

Gjysma e se keqes, paska shpetu t'pakten.


Postuar nga lost_soul datë 03 Prill 2011 - 03:56:

Opozita po akuzon qeverine se ka prodhuar para te falsifikuara per te blere vota.

Tani, ose qeveria po meret me krime me te shemtuara se ato te karteleve te droges ne Kolumbi, ose paranoja e opozites ka arritur nivele shqetesuese per shendetin publik.


Postuar nga AndreaPirelli datë 03 Prill 2011 - 04:01:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Opozita po akuzon qeverine se ka prodhuar para te falsifikuara per te blere vota.

Tani, ose qeveria po meret me krime me te shemtuara se ato te karteleve te droges ne Kolumbi, ose paranoja e opozites ka arritur nivele shqetesuese per shendetin publik.



Ty asnjera nuk te duket e mundur?????


Postuar nga lost_soul datë 03 Prill 2011 - 04:05:

Dua te besoj qe paranoja eshte me e mundur, si e keqja me e vogel ne kete rast.


Postuar nga kurt datë 03 Prill 2011 - 05:04:

po lozja ne tavoline me pyet njeamerikan se nga jam me origjine.
pasi i tegova, me sarcazm ma kthen, "c'e keni nje qeveri te drejt te sinqert dhe stabel juve" nuk dija cti thoja burrit te botes, me habiti, amrikan i bardhe nga las vegasi qe ska qene kurre ne evrope biles


Postuar nga lule datë 03 Prill 2011 - 05:33:

ça s'do nxjerrin po he, derisa t'bohen votimet, gjithsesi monstra jan, kujtojn se i bejn nder ndokujt me ça llafosin na degjeneruan mizerjet.

Para fallco, anej ktej, kap iriq e perpiq jane!


Postuar nga RAIMONDI datë 03 Prill 2011 - 10:05:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Opozita po akuzon qeverine se ka prodhuar para te falsifikuara per te blere vota.

Tani, ose qeveria po meret me krime me te shemtuara se ato te karteleve te droges ne Kolumbi, ose paranoja e opozites ka arritur nivele shqetesuese per shendetin publik.



Opozita aty abuzon me faktin se qeveria mund te kete prere para te reja , sepse Shqiperia e ka infacionin te ulet dhe hedhja e nje sasie te re parash ne qarkullim do e ngrere njecike inflacionin por prape nuk ben ndonje dem ,nqs natyrisht parate nuk jane shuma te medha fare

Zakonisht kete pune e bejne amerikanet tani , por keta hedhin shume para te madhe duke e dobesuar dollarin , mirpo dobesimi dollarit ja fut Kines --Dhitet Kina ---sepse me Kinen keta kane nje borxh t emadh ne dollare dhe nga ana tjeter me dobesimine dollarit riten shitjet e mallrave a amerikane -----Por keto jane gjera transitore ...

--Kjo metode eshte edhe nje aspekt i metodes se Keinesianizmit

---Bravo Sala nqs e ka bere kete ,, me teper si guxim --Sepse Sala e ben sa per fushate -------------Por ta besh si reforme ekonomike duhet shume kujdes se ben autogol

K----jo eshte nje metode ekonomike e partive te majta , por aplikohet kur ti ke prodhim dhe prodhimi te ka ngecur sepse nuk ka fuqi blerese -Atehere ti prodhon leke dhe jua jep popullit qe te risesh fuqine blerese --
-----Por natyrisht ja jep popullit ne menyra te ndryshme si kompensim, apo hap vende pune ne sektore jo prodhues etj


Postuar nga Fajtori datë 03 Prill 2011 - 11:58:

Eksperti anglez: video e Ilir Metes eshte e vertete

Burime nga Prokuroria e Përgjithshme konfirmojnë se ka mbërritur përgjigjja nga eksperti anglez për regjistrimin “Meta-Prifti”, ku kërkohej qartësimi i zërit të protagonistëve.

Eksperti Adrian Phillips u ka kthyer përgjigje të gjitha pyetjeve që kanë ngritur hetuesit shqiptarë të çështjes. Mësohet se përgjigjja e anglezit po përkthehet nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm dhe nga të dhënat e para konfirmohet se videoja është origjinale dhe në të nuk është ndërhyrë për të ndryshuar zërin.

---------------------------

Jo se me kisha ndonje dyshim, por te hapin syte matufet qe mbarojne Berishen dhe Meten. Jam 100% i sigurte qe Berisha eshte i perfshire ne korrupsion (sic thote Meta ne video), por derisa kjo te vertetohet me prova Berisha do kete vdekur. Do i mbetet historise pastaj te vleresoje keto afera, gjithmone nese ai komb i hallakatur do nxjerre ndonje historian te mire. Se per drejtesi as qe behet fjale he per he.


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 242 243 244 245 246 247 248 249 250 [251] 252 253 254 255 256 257 258 259 260 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.