Forumi Horizont Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 243 244 245 246 247 248 249 250 251 [252] 253 254 255 256 257 258 259 260 261 » ... E fundit »
Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Leter e hapur dhe disa pytje drejtuar Janullatosit . (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8824)


Postuar nga Petrit Kola datë 17 Maj 2006 - 07:13:

Qellimi i vertet i Janulles ne Shqiperi...

Kantonizmi dhe enklavizimi i rrezikuar

Nga Murat Basha

Kohët e fundit, burime të mirinformuara bëjnë me dije se njëfarë Stavros, qytetar greko-amerikan me ndikim të fortë në qarqe politike në Athinë, dyshohet edhe në SHBA, natyrisht edhe me ndihmën e omniprezentit Nikolas Gejxh, po lëviz për të induktuar dhe më pas imponuar në klasën politike shqiptare, idenë e krijimit dhe institucionalizimit gradual të një prefekture (Qarku), në të cilën do të përmblidhen të gjitha qendrat e banimit të Jugut me përbërje nga minoriteti greqisht-folës. Dhe kjo, as më pak e as më shumë, përkthehet: Kantonizim dhe Enklavizim i Shqipërisë administrative londineze.
Fatkeqësisht, kjo ndodh pikërisht kur Beogradi dhe serbët e Kosovës, po paraqesin në tryzat e bisedimeve, në Vienë, gjetkë, dhe në të gjitha axhendat ndërkombëtare, skemën e “salamandrës” serbe të enklavave të tipit serb të imponuara më parë edhe në Bosnjë, me korridore të hapura komunikimi me Serbinë. Kësisoj, grekët dhe grekofilët e Shqipërisë, Jugun e vendit duan ta shndërrojnë në një “Mitrovicë Veriore” (në Epirin e Veriut), që të jetë aneks-shtojcë e Greqisë së sotme, për t’u shtrirë pastaj gradualisht deri në Shkumbin.
Pikërisht kësaj skeme i ndih edhe zhurma për të miratuar medeomos regjistrimin e popullsisë sipas kartave në të cilat, ndërmjet gjeneraliteteve të tjera, të përcaktohet medoemos edhe kombësia, me vetëdeklarim!!!
Në mënyrën më zhgënjyese, në këtë vazhdë u bë edhe miratimi i liçencimit nga ministria e Arsimit, të shkollës greke në Himarë, gjë që u pranua edhe nga qeveria në mbledhjen e fundit të saj, pikërisht në fund të vitit shkollor!!! Gjë të cilën, pothuajse e ligjëroi asokohe edhe prania e ish zëvendës ministrit të Integrimit Albert Gajo, në ceremoninë e shkollës së paliçencuar të grekëve në Himarë, gjatë së cilës u hodhën parrulla antishtiptare dhe u këndua himni grek, teksa mungonin plotësisht flamujt shqiptarë, ngaqë vendin e tyre e kishin zënë flamujt grekë.
Po kësaj skeme greke të rritjes artificiale të territoreve të banuara dhe të numrit të minoritarëve grekë, i ndih edhe botimi i një libri të OJQ-ve shqiptare, në të cilin na qënkan bërë “depistime” të përbërjes etnike në strukturë në të gjithë Shqipërinë, e ku shqiptarët na dilkan minoritet, ndërsa “grekët etnikë” dalin afro 600 mijë!!!
Pra shkurt, kërkohet që, nën modelin e Kosovës, të cilin duan ta shpallin shoqëri multietnike vetëm sepse ka 5 % pakica përballë 95 % shqiptarësh etnikë, edhe Shqipërinë administrative po duan ta shpallin shtet multietnik.
Krjimi i kësaj prefekture greke në zemër të Jugut të Shqipërisë, është nonsensi juridik dhe administrativ më i paskrupullt, ndërkohë që organizimi i ndarjes administrative të vendit është fiksuar tashmë dhe përbëhet vetëm nga 12 qarqet, bashkitë dhe komunat e njohura. Më e shumta që mund të miratohet me konsensus politik, por bazuar mbi kritere krejtësisht të tjera dhe aspak etnike, mund të jetë krijimi i prefekturës së Lushnjes, por kurrsesi i asaj “greke” në Jug të vendit, e aq më pak inkorporimi i pakuptimtë në këtë prefekturë të ideuar në Athinë, i Himarës shqiptare, për ta shpallur kësisoj edhe atë si zonë minoritare, sipas skemave të vjetra të Spiro Milos dhe Protokollit të Korfuzit të vitit 1914.
Idetë e kantonizimit dhe enklavizimit të vendit nuk janë të vjetra, madje ato u artikuluan me forcë gjatë rebelimit të armatosur të vitit 1997, çka kulmuan edhe me ngritjen e flamujve grekë, në të gjitha qendrat administrative të Jugut të vendit, që asokohe synoheshin të aneksoheshin nga Greqia në rast shpërbërjeje të tërësisë territoriale të vendit nën dhunën e kallashëve dhe bandave të rebelimit.
Ndërsa përsa i përket vetëdeklarimit të kombësisë së qytetarëve, ky avaz është shumë i vjetër gjithashtu, por që ka marrë përgjigje të prerë nga të gjithë specialistët kompetentë, njohës të konstitucionalizmit dhe të së Drejtës Ndërkombëtare, çka mendohet se e ka sqaruar përfundimisht, pra njëherë e mirë, këtë pretendim të grekofilëve tanë.
Pavarësisht presioneve dhe kostos politike, Partia Lëvizja e Legalitetit nuk do ta pranojë kurrë këtë skemë të jetësimit të planeve ogurzeza të Greqisë, Stavros, Nikolas Gejxhit dhe Harallamb Karathanosit të Rinisë Vorio-epirote.
Në vend të vënies në rendin e ditës të këtyre skemave poshtëruese antishqiptare, për reciprocitet dhe konform të gjitha kartave ndërkombëtare, Greqisë i duhet kërkuar hapja dhe ngritja e shkollave ku të mësohet shqip nga fëmijët e shqiptarëve, kudo ku ata jetojnë e punojnë si emigrantë, me gjithë familjet, në tokën e ashtuquajtur greke, e ku ne legalistët nuk njohim për të tilla tokat shqiptare, tapitë e të cilave i kanë akoma shqiptarët etnikë.


Marre nga "Atdheu"


  Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 243 244 245 246 247 248 249 250 251 [252] 253 254 255 256 257 258 259 260 261 » ... E fundit »
Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.