Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 243 244 245 246 247 248 249 250 251 [252] 253 254 255 256 257 258 259 260 261 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga RAIMONDI datë 03 Prill 2011 - 17:39:

---------Po ka ardhur pergjigja e videos dhe thote qe video eshte origjinale ---Atehere eshte puna e prokurorise te coje ne ndjekje penale Meten ---sepse Meta ka bere pazar per ndarje parash

Tani le te tregoje Kryeprokurorja sa e drejte eshte --Provat i ka -- Ta arrestoje Meten si te pandehur........ Tani do duket sa e zonja eshte ajo ne punen e saj

--Sa per Salen ,aty nuk kishte gje per Salen --aty flitej per Ndarjen e parave qe bente Meta me nje biznesmen

Sala nuk ben pazare me Meten , Nuk ka besim Sala tek Meta se eshte dhelper e vjeter
Sala i ben pazaret me te bijen dhe te birin


Postuar nga lost_soul datë 03 Prill 2011 - 18:00:

Raimond, mesa di une, parate priten me vendim te bankes qendrore, jo te qeverise.
Akuza qendron specifikisht tek parate e falsifikuara. Ndoshta edhe jane hedhur pare te verteta nga banka qendrore dhe PS-ja e shfyrtezon kete fakt te shpif.

Kurse per ate videon. Veshtire se e kapin Meten me ligj. Ajo video verteton per njerezit qe Meta eshte mare me korrupsion, por ligji vepron sipas parimit "vertetim pertej dyshimit". Me nje muhabet te lire aty, zor te provohet korrupsioni. Duhet akuze konkrete dhe dokumenta. Vetem nese ai Prifti del deshmitar duke inkriminuar edhe veten e tij.


Postuar nga lost_soul datë 04 Prill 2011 - 08:03:

... dhe nese ka ndonje te mire kjo historia e Prifit, eshte qe ai percmohet nga te gjitha krahet; tregon qe akoma ekziston dy gram bese tek shqiptaret.


Postuar nga Fajtori datë 04 Prill 2011 - 08:56:

Prifti percmohet nga te gjithe sepse rrezikon te shembe sistemin ku bente pjese. Ne Amerike ekziston nje term qe del shpesh neper filma dhe dokumentare: whistle blower. Ne shqip nuk ka as perkthim. Shqiptaret jane popull thellesisht i korruptuar, te paafte te kene nje vizion per ta ardhmen, prandaj ruajne traditat dhe sistemin e korruptuar ku jetojne. Pikerisht per kete, rastet unikale qe duhet te permbysnin qeveri dhe sisteme, perfundojne te minimizohen dhe percmohen. Kjo nuk eshte bese, eshte maskarallek.

Dritan Prifti nuk e ndihmon dot pastrimin e sistemit sepse eshte pergjithesisht idiot. Nuk niset nga parime morale ne ato qe ben. Nuk publikoi videot sepse zbuloi korrupsionin por sepse e hoqen nga minister. Mjafton te pranonte se ishte dhe vete pjese e korrupsionit qe askush mos e vinte ne dyshim. Kujtoi se njerezit jane aq budallenj sa te besojne se Ilir Meta konfesohej per hobi, jo se ndanin parate bashke.

Dhe prape, fakti qe nje idiot publikoi aferat e zv. kryeministrit mund te mbeshtetej dhe pergezohej, ne vend qe te thuren elozhe per besen e mafiozeve qe s'kane bythe ti thone te bardhes te bardhe dhe te zezes se zeze.

Nuk behet stan me lepura jo. Nuk ndryshon Shqiperia me variante emigrantesh. Emigrantet jane nga natyra gjysem skllever te mesuar te ulin koken per nje cope buke. S'ka si te beje revolucion kultural emigranti. Perkundrazi, emigranti do tradite, qe te mos mbetet kulturalisht jetim rrugeve te botes.


Postuar nga lule datë 04 Prill 2011 - 12:10:

*****Fajtori :

Shqiptaret jane popull thellesisht i korruptuar, te paafte te kene nje vizion per ta ardhmen, prandaj ruajne traditat dhe sistemin e korruptuar ku jetojne. Pikerisht per kete, rastet unikale qe duhet te permbysnin qeveri dhe sisteme, perfundojne te minimizohen dhe percmohen. Kjo nuk eshte bese, eshte maskarallek.
ne vend qe te thuren elozhe per besen e mafiozeve qe s'kane bythe ti thone te bardhes te bardhe dhe te zezes se zeze.

Nuk behet stan me lepura jo.

*************************************
Deri ketu ishe ok , del pikerisht aty ku dua, ne kokluzionin e ngjyrave te erreta.

*************************************
Emigrantet jane nga natyra gjysem skllever te mesuar te ulin koken per nje cope buke. S'ka si te beje revolucion kultural emigranti. Perkundrazi, emigranti do tradite, qe te mos mbetet kulturalisht jetim rrugeve te botes.


************************************

Sa per kete te kundershtoj ne menyre absolute!
po ti jeton jashte? nese jo ather mos bjer ne konflikt me fjalet qe shpreh.

1-nese jeton jashte, ather ti e di shum mire, qe keto qe sapo fole jan fjale komplet boshe..per vete faktin qe ti se di , arsyen pse kushdo nga ne e mori rrugen e emigrimit.

2- jeten qe ne bejm. ( duke na personifikuar me termin *skllever*).

3 - kush ecen me kete term duket qe jeta i ka ngel STOP ne vend.
e domosdo dhe s'mund te ket optimizem e zgjidhje tjeter perveç asaj qe ka ber!


Postuar nga lule datë 04 Prill 2011 - 12:19:

Berisha premton të kthejë Durrësin qendrën industriale në vend.

Ferdinand Xhaferri, ish ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si dhe ish deputet i qarkut Durrës është prezantuar si kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit. Prezantimi është bërë në një ceremoni të organizuar në pallatin e sportit të këtij qyteti. Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Në fjalën e tij Berisha është shprehur se fushata e PD-së bazohet tek qytetarët.


"Këto vite ne kemi bërë çdo gjë për ti dhënë Durrësit infrastrukturën e një qyteti modern. Kemi investuar në territorin e bashkisë së Durrësit 60 milion dollar. Kemi investuar në ujësjellës kanalizime 30 milion dollar, kemi ndërtuar dhe rindërtuar në rrethin e Durrësit 300 km rrugë, 52 shkolla. Ndaj këtë fushatë do e mbështesim tërësisht tek ju. Për qytetarët se ju jeni të parët", tha Berisha.


Ai duke u shprehur se alternativa e PD-së është alternativa e ndryshimeve të mëdha ka theksuar se një gjë të tillë ofrojnë edhe për Durrësin. "Alternativa jonë është alternativa e premtimeve të mbajtura, alternativa e ndryshimeve te mëdha. Vitet që vijnë vizoni ynë për Durrësin është Durrësi, një nga qytetet turistike kryesore në Mesdhe. Vizioni ynë për Durrësin , është Durrësi një nga portet më të rëndësishme të Adriatikut. Vizioni ynë për Durrësin është Durrësi një nga qendrat industriale më të mëdha, të vendit. Vizioni ynë për Durrësin është Durrësi një nga gjeneratorët kryesor të zhvillimit të Shqipërisë", u shpreh Berisha gjatë fjalës në prezantimin e kandidatit të PD-së për Durrësin.


Për Bashkinë e Durrësit kandidojnë Ferdinand Xhaferri nga koalicioni "Aleanca për qytetarin" dhe Vangjush Dako nga koalicioni "Aleanca për të ardhmen".

shekulli.


Postuar nga lezhjani-82 datë 04 Prill 2011 - 15:04:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

Dritan Prifti nuk e ndihmon dot pastrimin e sistemit sepse eshte pergjithesisht idiot. Nuk niset nga parime morale ne ato qe ben. Nuk publikoi videot sepse zbuloi korrupsionin por sepse e hoqen nga minister. Mjafton te pranonte se ishte dhe vete pjese e korrupsionit qe askush mos e vinte ne dyshim. Kujtoi se njerezit jane aq budallenj sa te besojne se Ilir Meta konfesohej per hobi, jo se ndanin parate bashke.





Fajtor nuk ke te drejte ne ate qe thua se Shqiptaret apo prokuroria nuk dine ta dallojne a ka gisht edhe prifti ne kete korrupsion.
Prifti i ka marre mire masat para se te nxjerre vidjon.

Duke pasur pak njohuri juridike, dihet se korrupsioni pasiv eshte shume me pak i denueshtem se korrupsioni aktiv. Me pas ne nje nga nenet e ligjit kuner korrupsionit thuhet se ai qe ndihmon ne zbulimin e tij edhe kur eshte i perfshire vete ka lehtesira shume te medha me ligj (kuptohet kur ndihmon ne nxjerrje te kurrupsionit me te larte sesa ka shkaktuar vete). Gjithe keto bejne qe praktikisht Prifti te jete gati i pakapshem nga ligji ne kete rast.


Postuar nga AngelDevil datë 04 Prill 2011 - 17:45:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Dritan Prifti nuk e ndihmon dot pastrimin e sistemit sepse eshte pergjithesisht idiot. Nuk niset nga parime morale ne ato qe ben. Nuk publikoi videot sepse zbuloi korrupsionin por sepse e hoqen nga minister. Mjafton te pranonte se ishte dhe vete pjese e korrupsionit qe askush mos e vinte ne dyshim. Kujtoi se njerezit jane aq budallenj sa te besojne se Ilir Meta konfesohej per hobi, jo se ndanin parate bashke.

Dhe prape, fakti qe nje idiot publikoi aferat e zv. kryeministrit mund te mbeshtetej dhe pergezohej, ne vend qe te thuren elozhe per besen e mafiozeve qe s'kane bythe ti thone te bardhes te bardhe dhe te zezes se zeze.



.


Postuar nga lost_soul datë 04 Prill 2011 - 19:09:

Te kuptuarit e besnikerise shkon pertej nje retorike me emigrante, apo nje idealizimi qe shitet free ne internet.
Besa mbi te gjitha eshte nje pakt qe behet me veten, para se t'i jepet fjala tjetrit, pavaresisht situates. Eshte ceshtje karakteri, dhe eshte e veshtire te kuptohet nga mendje te mbushura me mllef per popullit e tij.
Se mos ben gabim ndonjeri e permend ndonje cilesi per te cilen jemi krenuar ne shekuj, se do dalin ata qe per nje vote te qelbur jane gati ta zevendesojne me ata qe i fryejne birbilit.


Postuar nga AngelDevil datë 04 Prill 2011 - 19:28:

Ajo qe me ka bere pershtypje mua gjate kesaj fushate ka shume pergjakje dhe injoranca ne max sidomos komunat

do kete gallate per pranimin e rezultateve e nuhas qe tani


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 243 244 245 246 247 248 249 250 251 [252] 253 254 255 256 257 258 259 260 261 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.