Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 244 245 246 247 248 249 250 251 252 [253] 254 255 256 257 258 259 260 261 262 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Fajtori datë 04 Prill 2011 - 21:17:

Besa ne kete rast eshte krejt e krahasueshme me "omerta"-n e mafiozeve te sicilise. Edhe ata kane karakter atehere, sepse nuk hapin gojen te tregojne krimet qe bejne shoket e tyre. Ama kane karakter.


Fleur, nuk jetoj ne Shqiperi dhe nuk kam konflikt interesi. Jam thellesisht i bindur dhe i kam menduar ato qe them. Emigrantet nga nje ane jane ata qe kane pare bote me sy, ata qe kane marre shkolle dhe edukate jashte. Por nuk mundet kurresesi te kuptojne dhe pranojne ndryshimet thelbesore qe Shqiperia ka nevoje. Emigrantet vazhdojne te degjojne kenge te vjetra, duan stabilitet atehere kur Shqiperia ka nevoje per ndryshim, duan ndryshim kur Shqiperia ka nevoje per stabilitet. Historikisht emigrantet e cdo shteti ka mbetur pjesa me e mbyllur menderisht, sepse eshte normale qe duan te kapen pas kultures qe kane lene, nderkohe qe kultura ka ecur. Shembulli i emigranteve te Italise ne north america eshte evident, por te tille jane emigrantet kudo. Ndoshta kohet ndryshojne, sepse sot hapim internetin, flasim gjuhen dhe lexojme lajmet ne kohe reale, por mbetet fakti qe jetojme larg, nuk mund te kuptojme kurre klimen dhe nevojat e atij vendi. Me se shumti lexojme propagande mediatike dhe flasim dokrra te 20 vjeteve perpara. Mjafton te lexosh mendjet tuaja qe akoma ndajne politiken shqiptare ne prokomuniste dhe antikomuniste, argument i vitit 1991 qe del ne vitin 2011. Sidoqofte, emigranti nuk mund te mbeshtese ndryshime thelbesore, ndryshim brezash, kengetare te rinj, politikane te rinj. Emigranti eshte psikologjikisht rehat sikur te degjoje te njejtat emra qe ka lene, te njejten muzike, te njejtat filma. Ndryshe ndihet jetim, me vendin e tij te ndryshuar, pa koncepte "bese" me te cilat dikur rrihte gjoksin, pa emra te njohur te cilat mund ti vleresoje. Kush do ndihej shqiptar sikur brezat te ndryshonin dhe traditat te hidheshin poshte ne Shqiperi? Kush ishte ai emigrant qe do e pranonte kete me deshire?


Postuar nga lule datë 04 Prill 2011 - 21:38:

Faje athere meqe ti jeton jashte, sikurse the dhe vet si mund ta pranosh, qe humb traditen..kur ne jetojm jashte, e qe pa gdhir, un konkretisht, nuk shoh lajmet per Francen , po per Shqiperin...e ndjek çdo gje, me imtesin me te madhe. Jam dakort me ty, qe kam ik e vogel, gjerat mund dhe kan ndryshuar, po kjo sdmth, qe po humb tradita, nese ka shqiptare, qe kan ikur me breza te tere e se kan ber ate gje, qe s'kan patur kushtet e mundesit qe ne kemi tani, qe informohemi etj etj, pse mos e rujam edhe Ne ate tradite?

U be e disata here Faje , qe vej re ne citimet e tua, ndoshta pa deshire, qe flet per diplloma fallco, per jete skllevrish si sot,, po çeshtje qe na perkasin,po s'flet per arsyen..dhe llogjiken qe ne pasqyrojm ketu ku jemi. Un , ti apo kushdo tjeter ... e jam e bindur qe ç'dokush ne thellesi, eshte dakort me keto qe po flas.
Un se kam mohuar kurre origjinen time, politiken, qe kemi perjetuar, e qe po perjetojm, madje se arrij dot as te kontrrolloj ndonjeher dhe sjelljen time tipike Shqiptare, dhe se u rrita ktej. te jesh i bindur, qe nese Rinia Shqiptare, te jet sa 1/100 me gjak e tradita te trasheguara, sa Ne Ktej, jam e sigurte qe do ndryshonte ai vend. Megjithate ja lejm kohes.


Postuar nga Fajtori datë 04 Prill 2011 - 21:41:

U beme me fol per peshk

Eshte piekrisht ajo qe po them. Emigrantet ruajne tradita qe ne Shqiperi po zhduken dhe do zhduken. Nje vend ndryshon se ka identitet te brendshem dhe s'ka frike nga vetja. Kjo s'mund te ndodhe me emigrantet, sepse do kapen gjithmone pas te shkuares, traditave dhe dialekteve qe kane lene dikur.


Postuar nga lule datë 04 Prill 2011 - 21:45:

Nese ato tradita zhduken , ather ça vlere ka qe po zhvillohen te gjitha keto?

Biseda, acarime, çeshtje, ather mund ti japim dum?? çeshtje nuk zgjidhen me anashkalime apo jo?

Po Ne ate duam pra, te ndodhin ndryshime, po ndryshime ne tmire ama, jo vetem negativisht .


Postuar nga AngelDevil datë 04 Prill 2011 - 23:36:

Dhe me "urdher te peshkut" do ndodhin keto ndryshime


Postuar nga Fajtori datë 04 Prill 2011 - 23:52:

Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne

Po Ne ate duam pra, te ndodhin ndryshime, po ndryshime ne tmire ama, jo vetem negativisht .



Publikimi i korrupsionit me video eshte i mire apo i keq?

Perçmimi qe i behet atij qe e publikoi eshte i mire apo i keq? Vjen nga tradita e beses apo nga tradita e klanit?

Keto tradita duhet te ruhen?


Postuar nga lule datë 05 Prill 2011 - 00:03:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Publikimi i korrupsionit me video eshte i mire apo i keq?

Perçmimi qe i behet atij qe e publikoi eshte i mire apo i keq? Vjen nga tradita e beses apo nga tradita e klanit?

Keto tradita duhet te ruhen?




kush ishte dakort me keto qe thua?

Akoma se ke kuptuar, qe jam kunder korrupsionit, dhe kunder ç'dokujt qe eshte abuziv, me popullin?

Te ruhet origjina thashe..kombi e tradita.


Postuar nga Piktor datë 05 Prill 2011 - 00:51:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Publikimi i korrupsionit me video eshte i mire apo i keq?

Perçmimi qe i behet atij qe e publikoi eshte i mire apo i keq? Vjen nga tradita e beses apo nga tradita e klanit?

Keto tradita duhet te ruhen?

Ne politike nuk egziston tradita besa e gjera te tilla. Nuk e di sa i sakte jam me kete shprehje sepse jane linja te politikes ne pergjithesi por qe te jesh politikan i mire teorikisht eshte sikurse te jesh pak a shume biznesmen i mire.

Ne lidhje me problemin e videos apo videove etj jane gjera normale ne politiken e sotme, problemi eshte redikalizimi ose me mire kjo faze e rrezikeshme qe perjeton politika jone shqiptare, te pakten ka dy vjet nga radikalizmi, ky radikalizem dihet se do leje gjurme te thella ne politiken tone edhe per disa vjete pasi ka qene shume e pershkallzuar dhe pasojat e nje politike te tille dihet kush i vuan.

Megjithate pavarsisht demeve dhe pasojave dhe ndoshta edhe kalimi ne ekstreme te panevojshme, qe me shume se nje pershtjellim apo ngerç politik te krijuar, dihet se politika jone e varfer eshte pasuruar shume gje qe me ben me optimist per te ardhmen.


Postuar nga lorie datë 05 Prill 2011 - 01:00:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
U beme me fol per peshk

Eshte piekrisht ajo qe po them. Emigrantet ruajne tradita qe ne Shqiperi po zhduken dhe do zhduken. Nje vend ndryshon se ka identitet te brendshem dhe s'ka frike nga vetja. Kjo s'mund te ndodhe me emigrantet, sepse do kapen gjithmone pas te shkuares, traditave dhe dialekteve qe kane lene dikur.




Jo cdo aspekt i se kaluares eshte i keq qe duhet ndryshuar. Nje vend ndryshon se kapet pas gjerave pozitive si identitet dhe perpiqet te ndryshojne ato qe nuk funksionojne me.


Postuar nga AngelDevil datë 05 Prill 2011 - 01:03:

Nuk e di a keni degjuar intervisten e R.Savianos ne shqip -TCH ... me mire se ai asnje tjeter se ka kuptuar sesi funksionojne gjerat ne Shqiperi





  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 244 245 246 247 248 249 250 251 252 [253] 254 255 256 257 258 259 260 261 262 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.