Forumi Horizont | Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 245 246 247 248 249 250 251 252 253 [254] 255 256 257 258 259 260 261 262 263 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)
Newreply.me
Njerezit kur takohen shpesh zbrazen si konserva, per te thene çdo detaj te mundshem. Prandaj fillojne te bezdisen nga njeri tjetri, sepse nuk kane çfare mesojne me.
Te mesosh... kjo eshte nevoje primare e njeriut. Shkenca e quan "nevoje primare per eksplorim", por shkurt eshte te mesosh. Forma me e larte e mesimit eshte dashuria, te mesosh se brenda vetes ke kapacitete qe t'i nxjerr ne pah dikush tjeter. Ne kemi shoqeri te ndryshme, vizitojme klube te ndryshme, bejme rruge te ndryshme, sepse nuk mund te durojme pa mesuar diçka te re. Ndersa ne raportet e gjata njerezit bezdisen. E quajne monotoni. Por faktikisht merziten se nuk mesojne asgje nga njeri tjetri.
E gjithe jeta kalon nga te mesuarit e diçkaje. Ndoshta per kete aresye polet e kunderta terhiqen. Ndoshta per kete aresye ketu ne forum durojme karaktere aq ndryshe nga vetja jone, te habitur sesi dikush mund te jete kaq ndryshe, te na shtyje limitet e te pranueshmes ne nivele qe s'do mendonim kurre. Ne jemi nxenes te njeri-tjetrit. Nuk kemi mesues, jemi te gjithe nxenes. S'mund ti thuash dikujt mesues thjesht sepse ekziston. Jemi ndoshta brejtes, konsumues te fshehte trush. Shfletues traktesh naten vone me nje drite te vogel LCD-je. Nuk ndalojme se mesuari kurre. Neper gjume shikojme endrra, mesojme te jetojme realitete te tjera, pastaj zgjohemi dhe hapim prape forumin, pastaj ndezim televizorin dhe shikojme filma (realitete qe nuk ekzistojne dhe ato).
Ky eshte sekreti i kesaj bote. Te kuptosh qe njerezit duan te mesojne, ashtu tinez, fshehtaz, te pavetedijshem per nevojen qe kane. E jona eshte gjoja "incidental encoding" (e kush ka nerva te mesoje me vetedije). Kinematografia e kthen ne biznes, televizionet ne reklame. Njerezit e thjeshte ne dashuri. Rendesi ka mos ndalosh kurre mesimin. Shpik cfare sperdredhje te duash, hidhu brenda raportit ose dil jashte tij. Kullot ne forum apo kullot neper pube. Ti ke nevoje te mesosh diçka, te jesh ne kontakt te vazhdueshem me boten, ne menyre qe mos e gjesh veten papritur si ai i burgosuri i liruar pas 20 vjetesh.
Mesoni njerez, mesoni nga çdo detaj, ne formen tuaj unike, kush me rezerva, kush pa rezerva, kush me shpirtkeputje, kush me hare, kush si vajze me kalamaj, kush si teta pa kalamaj akoma. Ne çdo rast mesoni, ndoshta artin e madh te tratatives se vazhdueshme me boten, ku secili kerkon ekulibrin mes afirmimit aktiv dhe mesimit pasiv. Gjersa ne pelqeri te gjejme formulen perfundimtare te botes dhe ti çajme trapin femijeve duke i thene se bota eshte keshtu dhe jo ashtu, se duhet te bejne kete dhe jo ate. Ndoshta mesojme dhe ne ate rast... si te jashteqisim pak nga eksperienca jone tek pasardhesit
Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 245 246 247 248 249 250 251 252 253 [254] 255 256 257 258 259 260 261 262 263 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.