Forumi Horizont | Gjithsej 395 faqe: « E parë ... « 245 246 247 248 249 250 251 252 253 [254] 255 256 257 258 259 260 261 262 263 » ... E fundit » Trego 395 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Momente Reflektuese - "FRYMEZIME" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12204)
E kini vene re se kur dikush na ve perkufizime pikerisht atehere mendja fillon dha na sjell ndjenja inati dhe irritimi dhe perfundimisht zhgenjimi. Cfare ndodh me disa duke perfshire dhe veten time ne kete pellg eshte se e shtyjme trupin e mendjen qe te zoterojme, kontrollojme pse je dhe te nenshtrojme keto perkufizime. Eh po ja qe eshte e papershtatshme dicka e tille, sepse ka raste ku nje sjellie e tille te kete nje fije reziku.
E po kush e pelqen idene e te qenit i perkufizuar me thoni? Me te medhenjte me thone ta trajtojme si nje trung peme qe ka rene ne mes te rruges, edhe e kapercejme, kalojme anash ose e heqim nga rruga.
E po kur keto pengesa s'jane trungje pemesh si ja behet atehere?
Eshte nje filozofi ku te "ambjenton" te pranosh keto pengesa si pjese te natyres ku aty perfshihemi dhe ne e duke mos i pranuar keto atehere ne kemi refuzuar vetveten. Dalim ne pergenjeshtrim! ....Sa here e paskam pergenjeshtruar veten! Atehere mu dashka te pranoj bllokimin si nje pjese te jetes. Shtytja per te bluar keto mendime kete nate eshte nje thenie e nje shkrimtari "eshte disa here e nevojshme te largosh veten nga gjerat, te vesh nje oqen ne mes, qe ti shikosh ato nga afer me imtesi."
Po pres te me mesojne pengesat atehere....keto pengesa flasin... ndoshta na thone qe nuk jemi gati akoma...mbase pranimi i pengesave eshte nje pjese per te lejuar veten te jete e kenaqur. Dorzohem, nuk e luftoj me veten se mbase pikerisht kur te arrij kete pike do gjej nje menyre dobiprurese e konstruktive por ama nuk arrij te mos jem kembengulese. Ate qe duhet te ndryshoj eshte te hidhem nga ideja "duhet ta bej" tek trajtimi "lere te ndodhe".
Gjithsej 395 faqe: « E parë ... « 245 246 247 248 249 250 251 252 253 [254] 255 256 257 258 259 260 261 262 263 » ... E fundit » Trego 395 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.