Forumi Horizont Gjithsej 639 faqe: « E parë ... « 246 247 248 249 250 251 252 253 254 [255] 256 257 258 259 260 261 262 263 264 » ... E fundit »
Trego 639 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mbi këtë forum (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=111)
-- Vërejtje,sugjerime, opinioni juaj mbi këtë forum (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15274)


Postuar nga AndreaPirelli datë 23 Tetor 2009 - 03:31:

Personalisht ......... mendoj qe stafi duhet te jape vendime per banet e perkohshme apo te perhershme. Behet gjullurdi e madhe po ta vesh ne diskutim publik. E drejte apo e gabuar, Qeveria eshte staffi ....... dhe ai i merr vendimet. Forumi ka nje pronar, nuk eshte publik, dhe per sa kohe stafi ndjek politiken e tij eshte ne rregull, i pelqen apo jo anetareve.
E dyta, kam mendimin se te pakten keto muajt e fundit vetem Kurti ka qene objekt "sherri". Shume here nuk e kuptoja as vet reagimin e tij. E kuptoj qe rron "vetem" ne nje fare menyre, dhe kur kishte raste qe e tepronte, thoja me vete "lene se do kete kthyer ndonje gote me teper, apo humbur ndonje leke ....... dhe nuk ia vlen me ia kthyer ne te njejten monedhe". Por ka njerez qe nuk durojne, dhe nuk kane faj. Nuk ia kane per borxh. Nuk kane te gjithe te njejten tolerance.
E fundit, e kam me Shejtonen. Kam pare disa pergjigje qe i ka kthyer Kurtit .......... . Duke qene ne pozicionin e Moderatores, per mua ishin te palejueshme. E kuptoj ate qe ndien ne ato momente, e kutpoj inatin, por ja qe duhet te mbash veten. Kur je ne poziten e arbitrit, pales se trete, nuk duhet te sugjerosh apo te japesh opinion personal. Duhet vetem te zbatosh "ligjin".
Ashtu sikurse nuk me pelqeu (gjithmone flas personalisht) pergjigja e kthyer nga Lezhjani Agates pak me siper. Shume vulgare, shume prepotente, shume fyese. Se c'keni patur ju ne staf eshte puna juaj. Nuk ka nevoje ti nxirrni ketu ne shesh. Me ate pergjigje krijon nje opinion negativ tek njerezit per Agaten, dhe kjo nga pozitat e Adminit apo Moderatorit eshte e palejueshme.


  Gjithsej 639 faqe: « E parë ... « 246 247 248 249 250 251 252 253 254 [255] 256 257 258 259 260 261 262 263 264 » ... E fundit »
Trego 639 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.