Forumi Horizont Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 246 247 248 249 250 251 252 253 254 [255] 256 257 258 259 260 261 262 263 264 » ... E fundit »
Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Leter e hapur dhe disa pytje drejtuar Janullatosit . (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8824)


Postuar nga mobidik datë 28 Maj 2006 - 21:08:

26280000 Minuta!

Mund te na duket e cuditshme qe ne shekullin e XXI-te ndonje here hasim me manifestime te mendesise mesjetare ku mund t’u vrisje dhe asgjesoje nga faqa e dheut vetem me nje fjale goje. Megjithese nuk kemi pse te shkojme deri ne mesjete kur kemi te fresket rastin e komunizmit ne vendin tone.
Por edhe pse sot mendojme se lam pase mendesine vrasese komuniste, ne forumin horizont ndodh dicka qe mund te duket e cuditshme, por qe nuk duhet te na habise, sepse vete karakteri demokrat i ketij forumi lejon qe te pasqyrohen ne menyre te lire cfaredo lloje pikpamje madje edhe ato te prapambetura.
Por gjithsesi me vjen keq qe ende sot te kete madje me teprice nje mendesi old fashion, mendesi 26280000 minuta e 50 sek e 50 te qindat e sek te vjeter. Sot gjoja per te mbrojtur atdheun, ose gjoja per tu dukur si patriot i flakte sulmohet kreu i kishes tone autoqefale (te pavarur) Ortodokse. Dhe si sulmohet thjesht me argumentin se eshte grek dhe eshte agjent. Nese dikush shtron pyetjen: po mire ne te gjitha kishat Shqiptare ka klerike vendas dhe qe e kryejne liturgjine ne Shqip. Jo ata jane te gjithe te shitur te greku jepet pergjigja. E njejta gje nisi te ndodhe edhe 50 vjete me pare, te gjithe prifterinjte diskriminoheshin dhe ofendoheshin pa ndonje arsye, madje kishte edhe raste dhune ne rruge ndaj tyre. Kur thuhet se kishen tone autoqefale e nderojne dhe e njohin te gjitha kishat Orthodhokse ne bote, te gjitha kishat orthodhokse akuzohen si mbrojtese te interesave greke apo si amorale dhe intrigante, perseri e njejta gje si ne komunizem ku u sulmonte dhe peshtynte e gjithe feja, pa marur parasysh se ne kete menyre ofendoheshin rende ndjenjat fetare te nje popullate jo te vogel, por pothuajse 3 te 5-tes se globit. Kur thuhet se ky Kryepeshkopi eshte i nderuar me tituj nderi nga sa e sa Akademi, organizata boterore dhe keshilli boteror i kishave, thuhet se keto tituj jane greke, ose lidhet prania e kishes anglikane ne keshillin boteror te kishave dhe diskriminohet i gjithe keshilli boteror pa ndonje shkak. S’ka problem keshtu u bente dhe me “Xhaxhin” e gjithe bota ishte ose revizioniste ose borgjeze dhe ishte ne gabim kurse ne ishim ne udhe te drejte. Dhe e pame mire me pas se sa ne udhe te drejte ishim.
Me absurdja eshte se lidhet politika greke me kishen ketu ne Shqiperi gje qe ne fakt ska asnje lidhje dhe si argument sillet se grekerit kudo njesoj jane nacionalista dhe me qellime te errta. Po kush j’ua jep kete te drejte qe te shani dhe te futni te gjithe ne nje thes, kush valle ne nje vend demokratik te jep te drejte te shani nje popull te tere, mos harroni se per te njejten gje vuajne bashkeatdhetaret tane neper bote, sepse ato diskriminohen nga persona me pozita tw ndryshme shoqerore, por qe kane mendesine identike me tuajen. A mund te me thoni si mund ti pergjigjem une nje pedagogu grek ne France, i cili ka vizituar Shqiperine disa here dhe ushqen simpati dhe respekt per vendin tone, le te hamendesojme se ai lexon shkrimin tuaj qe shan gjithe popullin e tij (kuptohet perfshire edhe ate personalisht), te cilin ai e do ashtu sikurse ne duam popullin tone? Me thoni a do ishte pergjigje e duhur qe une ti thoja se personat ne fjale jane njerez driteshkurter ose me mendesi komuniste, apo t’i them qe personat ne fjale kan te drejte? Ja mu pergjigjni ju.
Nje gje tjeter qe u bente ne kohen e komunizmit ishin fleterrufete, ose thjesht me nej leter anonim posht deres se sekretarit te partise dhe akuzoheshin sa e sa veta per armiq te popullit dhe diheshin pasojat. Po te njejtin stil permban edhe letra e Nikolla Markut, thuhen disa akuza pa baze, jo disa gjera absurde. Ja po citoj nje: Janullatusi te jape shpjegim per intervisten qe ka dhene ne televizionin Rai uno ne vitin 1997 kundra Shqiperise. Po mire si eshte e mundur qe nje agjent te flasi hapur dhe te zbuloi misionin e tij? Ose thuhet se ai ka kontribuar per Serbet kundra Kosoves. Nderkohe kur shume organizata patriotike Kosovare shprehin mirenjohjen e tyre ndaj kontributit qe ky “agjent” i juaji ka dhene per te debuarit nga kosova. E cuditshme e? Edhe pse u largua sistemi Enverian, perseri stili mbetet i njejte. Pa asnje fakt dhe prove hidhet balte mbi sa e sa persona pa pergjegjesine me te vogel.
Ja qe problemi eshte shume her me kompleks se sa duket. Nuk beht fjale se shahet padrejtesisht nje person. Gje qe ne fakt nuk do ishte aspak e drejte qoft edhe nese do ishte vetem nje person qe cenohej, kushdo qofte ai. Porblemi eshte sepse hidhelt balte mbi nje kishe te tere pa pergjegjesine me te vogel dhe ofendohen kush e di se sa ndjenja te besimtareve te krishtere. Shtremberohet ne menyre mutanteske e verteta njesoj si shume vite me pare. madje edhe ata qe perpiqen me prova te hedhin posht keto shpifje edhe ata ofendohen dhe akuzohen pa baze, perseri njesoj si dikur kur njerezit karakterizoheshin si armiq dhe komuniste te mire, nderkohe qe keto komunistet e “mire”, kishin mare ne qafe sa e sa bashkeshqiptare “vellezer” te tyre, jo me spiunime se spiunimi ishte gjysma e te keqes, por duke shpifur dhe ekzekutuar shpirterisht dhe fizikisht “armiqte” jo te atdheut, por te interesave te tyre driteshkuter.
Te me falni nese ne disa raste toni im ka qene disi i rende, por jam i sigurte se cdo njeri me ndergjegje te paster do ishte dakort me mua. Une personalisht jam mbrojtes i te drejtave te cdo njeriu dhe te fjales se lire, por kurrsesi nuk pranoje qe lira e fjales te perdoret per te cenuar tjetrin padrejtesisht dhe me keq kur shprehja e lire perdoret kundra nje bashkesie fetare dhe ndaj ndjenjave te tyre.
Shpreh bindjen dhe besimin se personat, te cilet kane ndergjegje te paster dhe dine te respektojne te drejtat e kujdo njeriu do e kuptojne fare mire kete shkrim timin.
Pershendetje nga Mobidiku


  Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 246 247 248 249 250 251 252 253 254 [255] 256 257 258 259 260 261 262 263 264 » ... E fundit »
Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.