Forumi Horizont | Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 247 248 249 250 251 252 253 254 255 [256] 257 258 259 260 261 262 263 264 265 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)
_Shkeputur nga Erich Fromm_
Ecim, vrapojme te shkujdesur, pengohemi e shkapetemi, ngrihemi, ashtu gjithe pluhur dhe..., sa dite e lodhshme sot! Nje frymarrje e thelle e pasuar nga nje ofsharje...
Me syte mbyllur nga pesha e rende e nje dite te zakonshme belbezojme me vete:
- Kush jam une?
- Kush isha dje?
- Po neser valle, kush do jem?
Keshtu si vetvetiu me qellon shpesh te bisedoj me veten...Hej, nuk eshte aspak cmenduri, madje as shenjat e para te saj nuk jane. Gjithsesi nese merrni guximin ta quani te tille, atehere shtoni edhe kete qe kjo bisede vetmevete eshte nje marrezi e mencur qe gjithmone te gjykon.
Vetvetiu na qellon te bisedojme me vehten dhe shpesh te ndihemi si me nje mik a mike ne kafene, here debatojme, e hare shahemi e kacafytemi, sepse te shikosh brenda vetes do te thote te zbulosh me shume veshtiresi edhe gjera qe ti nuk do t'ia tregosh vetes, biles dhe kur arrin, ke frike te pranosh se jane tuat. Ke frike te pranosh se sot ne rruge pate deshire te jetoje nje cast marrezie, duke iu gezuar me nje ulerime te forte piklave te medha te fillimit te nje shterngate.
Nuk do t'ia pranosh vetes se brenda teje ekzistojne edhe ndjenja te shfrenuara qe te bejne te skuqesh edhe vetem duke imagjinuar...
Sot pata nje deshire te shfrenuar te skndalizoja prinderit ne cdo gje e per cdo gje, edhe kur dukshem kishin te drejte. Doja te merrja hakun e dites se djeshme kur, ne vend te ulerija, heshta per edukate, se ne shtepi kishim miq..
Nuk do te pranosh se nje dite vjen vdekja, ke frike te zbulosh se sa bere ti me jeten.
Nuk do te pranosh...o sa gjera nuk do pranosh, sa pertese kemi germojme thelle ne vete, sa frike kemi te zbulohemi?! E keshtu permbytemi nga overdoza e dyshimit tek vetja e tjeret...
O Zot, po na funksionon vetem gjysma e qenies! Jemi me nje krah, sepse tjetri, krejt ne kundershtim me rregullat e logjikes don te perqafoje qe eshte shndrruar ne ikone per lutjen e mbremjes. Jemi me nje sy, tjetri u verbua nga flake pasionesh, apo thjesht sepse guxoi te shoh ate qe i ishte ndaluar te shihte. Kemi mbetur me gjysmen e zerit, sepse gjysmen tjeter e mbyti gjaku qe perndezi fetyren...
O, sa frike kemi te zbulohemi! Keshtu i leme castet qe formojne ditet e jetes sone te ikin neper mjegull. E leme veten te shtypur nga nje vetkoncept i ulet duke mos qene ne gjendje te shohim me shume se negativin e filmit te vrullshem te jetes. Humbasim besimin ne vete, kemi frike nga gara, mbesim me kemben e ngulur ne start e shohim te na largohet pambarimisht pika e finishit;-vetja e deshiruar.
E atehere c'te besh?
Mos ndoshta te ndezesh nje drite brenda vetes do thote te shohesh me qarte dhe boten jashte teje?! Edhe per pytjen "Kush jam une" do dish te lesh dy rreshta vend qe te shkruash pergjigjen, ta fshish, ta shkruash perseri e perseri ta fshish per ta shkruar dite per dite....
Mjaft me kete sistem idjot fortifikatash qe rrekat te na mbroje nga dhimbja, por na privon nga lumturia, duke shnderruar vete jeten ne dhimbje.
Guxo o njeri, se rreziku me i madh ne jete eshte te mos rrezikosh kurre!
Pranoje veten ashtu sic je njeri, qe te mos rreshtesh se jetuari...
Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 247 248 249 250 251 252 253 254 255 [256] 257 258 259 260 261 262 263 264 265 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.