Forumi Horizont | Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 2553 2554 2555 2556 2557 2558 2559 2560 2561 [2562] 2563 2564 2565 2566 2567 2568 2569 2570 2571 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Po mor kurt, degjoj. Po ketu filloi te shitet percmimi ndaj atij qe nxorri videon e qeverise se korruptuar si ceshtje bese.
Ndersa per traditat "e mira" qe permendi lorie kam nje shembull. Para ca kohesh nje i njohur ne Shqiperi ishte nxehur me disa miq qe i kishin shkuar ne shtepi pa pritur e pa papandehur (domethene pa lajmeruar me telefon). Ja pra qe tradita e mikpritjes po ndryshon, po adaptohet me kohen, njerezit nuk shkojne me si duduma te shtepia e tjetrit per vizite. Bien telefonat dhe lihen takime, pyetet a jeni ne shtepi, a mund te vijme per vizite, etj.
Ky eshte problemi pra, se Shqiperia ndryshon dhe emigrantet se kuptojne. Ajo qe dikur ishte mikpritje e hapje dere, lirim krevati, etj, sot ka dale mode. Shqiptaret nuk jetojne me neper fshatra malore qe te vleresojne hapjen e deres ndonje jabanxhiu. Shqiptaret kane zbritur ne Tirane, Durres, Vlore e Shkoder, ku pak a shume jane ne kontakt me jeten moderne te epokes se internetit. Ne qe jetojme jashte s'e kuptojme por kapemi me nostalgji tek traditat e tejkaluara.
Sa per besen, mbetem i mendimit se besa ka lind nga pabesia. Njerezit normale e respektojne te gjithe fjalen e dhene, nuk kane pse japin "besen".
Nga ana tjeter eshte pak e cuditshme qe neve qenkemi popull i beses kur nuk gjejme dot 1 politikan te mbaje fjalen e dhene. Apo prit pak, besa eshte koncept verior. Po Sali Berisha nga eshte?
E kuptoni qe keto koncepte jane dokrra? Prandaj them qe emigrantet nuk e kane idene fare si ecen Shqiperia, kapen me koncepte nostalgjie dhe mundohen te frenojne ndryshimin.
P.s. Po lorie, kultura mund te jete me e rendesishme, por ndonjehere duhet ndare ke do zgjedhesh, kulturen apo ligjin, sepse nje popull qe vuan ligjerisht nga kultura e vet heret a vone duhet ta ndryshoje. Mos fillojme te flasim tani per traditen e gjakmarrjes qe lind po andej nga lind besa dhe qe detyron mijra njerez te jetojne te ngujuar a te burgosur. Traditat nuk priten me thike te zgjedhesh ke do mbash e ke do lesh. Prandaj duhen hedh te gjitha ne plehra si fillim. Pastaj te shikojme kush i reziston koheve moderne.
Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 2553 2554 2555 2556 2557 2558 2559 2560 2561 [2562] 2563 2564 2565 2566 2567 2568 2569 2570 2571 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.