Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 248 249 250 251 252 253 254 255 256 [257] 258 259 260 261 262 263 264 265 266 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga kurt datë 05 Prill 2011 - 10:13:

lool
eshte ba carcaf ktu lol


Postuar nga Fajtori datë 05 Prill 2011 - 10:25:

Po mor kurt, degjoj. Po ketu filloi te shitet percmimi ndaj atij qe nxorri videon e qeverise se korruptuar si ceshtje bese.


Ndersa per traditat "e mira" qe permendi lorie kam nje shembull. Para ca kohesh nje i njohur ne Shqiperi ishte nxehur me disa miq qe i kishin shkuar ne shtepi pa pritur e pa papandehur (domethene pa lajmeruar me telefon). Ja pra qe tradita e mikpritjes po ndryshon, po adaptohet me kohen, njerezit nuk shkojne me si duduma te shtepia e tjetrit per vizite. Bien telefonat dhe lihen takime, pyetet a jeni ne shtepi, a mund te vijme per vizite, etj.

Ky eshte problemi pra, se Shqiperia ndryshon dhe emigrantet se kuptojne. Ajo qe dikur ishte mikpritje e hapje dere, lirim krevati, etj, sot ka dale mode. Shqiptaret nuk jetojne me neper fshatra malore qe te vleresojne hapjen e deres ndonje jabanxhiu. Shqiptaret kane zbritur ne Tirane, Durres, Vlore e Shkoder, ku pak a shume jane ne kontakt me jeten moderne te epokes se internetit. Ne qe jetojme jashte s'e kuptojme por kapemi me nostalgji tek traditat e tejkaluara.

Sa per besen, mbetem i mendimit se besa ka lind nga pabesia. Njerezit normale e respektojne te gjithe fjalen e dhene, nuk kane pse japin "besen".

Nga ana tjeter eshte pak e cuditshme qe neve qenkemi popull i beses kur nuk gjejme dot 1 politikan te mbaje fjalen e dhene. Apo prit pak, besa eshte koncept verior. Po Sali Berisha nga eshte?

E kuptoni qe keto koncepte jane dokrra? Prandaj them qe emigrantet nuk e kane idene fare si ecen Shqiperia, kapen me koncepte nostalgjie dhe mundohen te frenojne ndryshimin.

P.s. Po lorie, kultura mund te jete me e rendesishme, por ndonjehere duhet ndare ke do zgjedhesh, kulturen apo ligjin, sepse nje popull qe vuan ligjerisht nga kultura e vet heret a vone duhet ta ndryshoje. Mos fillojme te flasim tani per traditen e gjakmarrjes qe lind po andej nga lind besa dhe qe detyron mijra njerez te jetojne te ngujuar a te burgosur. Traditat nuk priten me thike te zgjedhesh ke do mbash e ke do lesh. Prandaj duhen hedh te gjitha ne plehra si fillim. Pastaj te shikojme kush i reziston koheve moderne.


Postuar nga kurt datë 05 Prill 2011 - 10:48:

nejse, nuk e kisha fjalen per besen e burrave ne ate version lool se nuk jemi ne lufte ktu :d


Postuar nga lule datë 05 Prill 2011 - 12:04:

Talking

Fajtori
Qeka zgjidh puna beses dhe deputetit e paska ik mileti me fjet

*****
hahahaha t'honkte mortja ty, se mbone me qesh , qe me mjes..ske faj nfakt, duhet me nejt pa gjume , ne tmire te popullit.

Pune, pune note e dit qe te shohim pakez drite


.............................
lorie
Fleur dhe Angel, mos u zini.

Hec po behem une vullnetare te behem sekretarja e Angel. Vetem me nje kusht ama, te jete angel, mos beje gjera 'te korruptuara' se perndryshe, I'll fire her from being my boss.


Kush po ziret mi Lorie, un per Angel vdes, ajo thjesht sme nigjon çi flas, gjithsesi kam nje tmire, qe shpejt , acarohem, po ruaj qetsin, ket fale zanotit qe ushtroj

Me kenaqesi do ta falja ate post

P.s m'thoni çik kush nga ju pati nerva me lexu çarçafin nalt? un sorry s'me ka dale gjumi mire


Postuar nga AngelDevil datë 05 Prill 2011 - 18:30:

Citim:
Po citoj ato që tha lorie


Hec po behem une vullnetare te behem sekretarja e Angel. Vetem me nje kusht ama, te jete angel, mos beje gjera 'te korruptuara' se perndryshe, I'll fire her from being my boss.




une e korruptuar noooooo

Jo ty nuk te dua si asistente por do te bej backstopping person kur te shkoj ne maternity leave


Postuar nga AndreaPirelli datë 05 Prill 2011 - 20:15:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

Sa per besen, mbetem i mendimit se besa ka lind nga pabesia. Njerezit normale e respektojne te gjithe fjalen e dhene, nuk kane pse japin "besen".




Yep .......... .


Postuar nga RAIMONDI datë 06 Prill 2011 - 08:51:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
------Sa per besen, mbetem i mendimit se besa ka lind nga pabesia. Njerezit normale e respektojne te gjithe fjalen e dhene, nuk kane pse japin "besen".

.



---Po prandaj ka dale edhe Fjala:............. KAUR -------- per mungese bese

Tani besoj je i qarte-

----Mos harro ta japesh edhe ne anglisht kete fjale --Megjithse ata........ te pabeset, e dine kete fakt


Postuar nga Piktor datë 06 Prill 2011 - 22:53:

Citim:
Po citoj ato që tha RAIMONDI


---Po prandaj ka dale edhe Fjala:............. KAUR -------- per mungese bese

Tani besoj je i qarte-

----Mos harro ta japesh edhe ne anglisht kete fjale --Megjithse ata........ te pabeset, e dine kete fakt

Patjeter Raimondo ke shume te drejte ta kane ngulitur mire ne deje turqit urrejtjen per shqiptarin qe nuk e nderronte fene.


Postuar nga RAIMONDI datë 07 Prill 2011 - 05:02:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Patjeter Raimondo ke shume te drejte ta kane ngulitur mire ne deje turqit urrejtjen per shqiptarin qe nuk e nderronte fene.



---Jo , nuk ze dot vend turku ne mendjen time--se me kane mbrujtur gjyshet dhe Enveri me luften kunder Turqise----------Ndaj s'ka lidhje fare ajo qe them une me ate qe thote turku


-----------Ate fjale e thashe si figure of speech per punen e pa-besise se Grekeve --jo te ortodoxeve shqiptare
-----Se ortodoxet shqiptare kane dhene kontribut me pene dhe me pushke duke falur jeten e tyre per krijimin e Shqiperise qe gezojme sot ..
------------dhe une nuk e barazoj kurre ndonje grekoman ne radhet e ortodoxeve tane me ortodoxet shqiptare ne pergjithesi ,


--Ndaj Nuk e thashe ne kuptimin e fese se kundert me ne

-Sepse ne te gjithe kristiane kemi qene --dhe natyrisht --as qe diskutohet qe ajo fe e tyre
eshte me e mire se feja jone ( sipas meje ) , e cila eshte nje fe qesharake dhe mua me vjen per te vjelle nga feja jone -Po varja . une s'e besoj fene fare


----------Po ky ngeli o vella duke bere propagande kunder Shqiperise
Ca eshte kjo ?--------

--Ben njeriu kritike edhe kunder vendit e kombit te tij -por gjithmone duhet te kete parasysh qe sic thone americanet
----Don't cross the line ------dhe aty eshte gjithe civilizimi jot ----Qe edhe kritiken ta besh por edhe te mos e kalosh kufirin, te mos jesh fyes -dmth te jete tamam kritike dobiprurese

----Edhe diku aty une pashe qe shkruante ne anglisht per te fyer kombin tone duke ju bere qejfin grekeve

---------Ca kuptimi ka ajo ?------ Ajo eshte tamam propagande antishqiptare
-dhe ai aty nuk tregoeht as i drejte -----

-------Se Shqiperia asnjehere nuk ka sulmuar apo kerkuar ndponje gje nga fqinjet
perkundrtazi ata kane bere krime te perbineshme kunder nesh
---Te pakten qendro realist or vella ----------Mire qe te jesh pro vendi tend nuk te ben zemra ---
Por thuaji gjerat tamam sic jane
-------Sepse ne krahasim me fqinjet e drejta eshte ne krahun tone

--Pastaj ne jemi ketej jashte dhe e shikojme me mall vendin tone -------Ndaj ai , apo kushdo tjeter
kur flet per Shqiperine , mire per vete qe nuk i behet vone, por duhet te tregoje njecike respekt per ndjenjat tona,ndaj te jete i permbajtur .......


Postuar nga lorie datë 07 Prill 2011 - 07:47:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Po mor kurt, degjoj. Po ketu filloi te shitet percmimi ndaj atij qe nxorri videon e qeverise se korruptuar si ceshtje bese.


Ndersa per traditat "e mira" qe permendi lorie kam nje shembull. Para ca kohesh nje i njohur ne Shqiperi ishte nxehur me disa miq qe i kishin shkuar ne shtepi pa pritur e pa papandehur (domethene pa lajmeruar me telefon). Ja pra qe tradita e mikpritjes po ndryshon, po adaptohet me kohen, njerezit nuk shkojne me si duduma te shtepia e tjetrit per vizite. Bien telefonat dhe lihen takime, pyetet a jeni ne shtepi, a mund te vijme per vizite, etj.

Ky eshte problemi pra, se Shqiperia ndryshon dhe emigrantet se kuptojne. Ajo qe dikur ishte mikpritje e hapje dere, lirim krevati, etj, sot ka dale mode. Shqiptaret nuk jetojne me neper fshatra malore qe te vleresojne hapjen e deres ndonje jabanxhiu. Shqiptaret kane zbritur ne Tirane, Durres, Vlore e Shkoder, ku pak a shume jane ne kontakt me jeten moderne te epokes se internetit. Ne qe jetojme jashte s'e kuptojme por kapemi me nostalgji tek traditat e tejkaluara.

Sa per besen, mbetem i mendimit se besa ka lind nga pabesia. Njerezit normale e respektojne te gjithe fjalen e dhene, nuk kane pse japin "besen".

Nga ana tjeter eshte pak e cuditshme qe neve qenkemi popull i beses kur nuk gjejme dot 1 politikan te mbaje fjalen e dhene. Apo prit pak, besa eshte koncept verior. Po Sali Berisha nga eshte?

E kuptoni qe keto koncepte jane dokrra? Prandaj them qe emigrantet nuk e kane idene fare si ecen Shqiperia, kapen me koncepte nostalgjie dhe mundohen te frenojne ndryshimin.

P.s. Po lorie, kultura mund te jete me e rendesishme, por ndonjehere duhet ndare ke do zgjedhesh, kulturen apo ligjin, sepse nje popull qe vuan ligjerisht nga kultura e vet heret a vone duhet ta ndryshoje. Mos fillojme te flasim tani per traditen e gjakmarrjes qe lind po andej nga lind besa dhe qe detyron mijra njerez te jetojne te ngujuar a te burgosur. Traditat nuk priten me thike te zgjedhesh ke do mbash e ke do lesh. Prandaj duhen hedh te gjitha ne plehra si fillim. Pastaj te shikojme kush i reziston koheve moderne.



Kur flas per besen, flas si perkufizimin qe i ka dhene kurti=Integritet. Qe Jo eshte Jo dhe Po eshte Po. I speak about truth. Ate qe ke permendur edhe vete, apo qe me kujton filmin e Al Pacinos qe mbrojti djalin qe nuk donte te tregonte mbi shoket e vet, apo qe ke nje sistem te padrejte kunder dhe qe ben ate qe eshte e drejte gjithsesi,duke ecur kunder rrymes. Te tille bese,ne karakter , shkruajta qe e gjen tek disa njerez atje dhe nuk e gjen tek te tjere. Ti i pergjitheson, dhe kjo s'me pelqen.

Nga ana tjeter, kur flas per 'kulture' shqiptare' flas nga pikeveshtrimi i pergjithshem humanist. Cdo popull ka fortesite dhe dobesite e veta, ashtu sic cdo shoqeri. Merren gjerat qe jane pozitive dhe behet perpjekje per te ndryshuar ato negativet. Dhe kjo lloj ideje nuk vlen per Shqiperine vetem. Traditat mund ti perzgjedhesh, sigurisht qe mikut do ti thuash qe ne nje date dhe ore te caktuar do takohesh me te, por me mikun do te doja te bisedoja shqip. Gjuha shqipe eshte pjese e kultures qe une dhe shume te tjere bejne perpjekje ta ruajne.

Kjo nostalgjia ime me shume lidhet me shoqerine qe dua te takoj atje pas kaq kohe. Sa per ndryshim, ti duhet te perkufizosh se c'eshte ndryshimi per ty. Ndryshimi qe kam ne mendje une eshte krejt ndryshe nga ai i joti, jam e sigurte.

Ti e sheh goten gjysem te zbrazet ( dhe ka kuptim perderisa je realist dhe qe nje njeri te kete shprese e quan nje gje krejt te kote) Edhe ne kete pike mendoj krejt ndryshe. Nqs ti mendon se gota eshte gjysem e zbrazet, une them qe gota eshte gjysem e plote dhe jo vetem kaq ,mendoj shyqyr qe ka nje gote per te futur ujin. Prape realist eshte pershkrimi, por ne nje perspective tjeter.

Eshte vertet lodhese kur degjoj shqiptare qe ankohen per Shqiperine kur jane atje ,dhe Shqiptare qe ankohen se nuk i pelqen Amerika kur jetojne ketu apo dhe ne diaspore. Ankesa,ankesa,ankesa( what's with all the whining!) sikur vetem vendi yne te jete ne gjendje te keqe dhe kemi 'woe me attitude' . Mah. S'shikojne njecik rreth e perqark te marrin perpektiva te tjera, si psh Abidjan ne Ivory Coast ku njerezit po vriten dita dites. My point is :You work with what you are given, with the material at hand and do what is best with it, in this case: koke shqiposh.


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 248 249 250 251 252 253 254 255 256 [257] 258 259 260 261 262 263 264 265 266 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.