Forumi Horizont | Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 2563 2564 2565 2566 2567 2568 2569 2570 2571 [2572] 2573 2574 2575 2576 2577 2578 2579 2580 2581 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Ne fakt lorie, gjuha eshte e vetmja gje qe po mundohemi ta ruajme, madje dhe ketu ne forum. Por nuk ia arrijme dhe aq mire sic mund te lexosh verdalle.
Ceshtja eshte qe traditat lidhen me njera tjetren me fije pa fund. Ideja ime ishte e thjeshte dhe se di pse nuk e kupton. Ti nuk mund te pretendosh nga malesori te ruaje besen por te zhduke gjakmarrjen. Nuk mund te ndryshoje kultura e dikujt vetem ne aspekte qe propagandohen nga lart. Pikerisht per kete jam i mendimit se ka nevoje per dicka qe shqiptaret sa kane bere kurre: revolucion shoqeror. Kjo perfshin percmimin e kultures se baballareve, hedhjen poshte te traditave, perqeshjen e tyre, perbuzjen e te kaluares si forme ekzistence e falimentuar, shkaterrimin e mundshem te klaneve dhe familjeve, etj.
Keto po t'i lexosh mund te duken masa ekstreme, por per mua jane masa realisht te pershkueshme. Ne nuk mund te pretendojme asnje ndryshim nese mbartim kulturen e falimentuar te prinderve tane. Aq me teper qe ajo kulture nuk na lejon te gjejme pikat e perbashketa por na ndan si njerez dhe si komb. Raimondin e kane mesuar gjyshet te jete komunist, kendrevicen te urreje komunistet, dike tjeter e kane mesuar ti thote te bardhes gri.
Ajo qe spjegove me goten ka te beje me nje ndarje te thjeshte. Ti do vazhdosh te mendosh se Shqiperia ka individe te falimentuar, por sistemi mendor eshte ne rregull, prandaj gota eshte gjysem plot (shyqyr jarebi qe kemi gote). Une do vazhdoj te mendoj se Shqiperia ka nje sistem te falimentuar, pra se gota eshte gjysem bosh dhe qe te mbushet duhet ndryshuar sistemi mendor i njerezve. Ndryshimi ketu eshte thelbesor dhe s'ka te beje me pesimizmin apo realizmin. Ka te beje me ndarjen nese duhet te gjemojme individe te korruptuar apo sistem te korruptuar, nese duhet te merremi me gjakmarrje individuale apo me sistemin qe nxit gjakmarrjen (qe nis ne Hollywood e mbaron ne Shkoder). E kuptoj qe eshte fantastike te mendosh se cdo gje eshte kalimtare, se mollet e kalbura do ikin vete pa prishur gjithe shporten, se pjesa e poshtme e gotes qe perben sistemin eshte plot. Por faktet tregojne te kunderten. Kemi te rinj qe jane rritur me krismat e '97-es dhe po edukohen ne sistem te korruptuar shkollor. Kemi te rinj qe cojne prindet neper spitale te korruptuar, per te marre vesh se mungojne medikamente sepse ministri ka bere afera me tenderin, ndersa Balkanweb nuk publikon lajmin se ka lidhje me tenderuesin. Kemi universitete private qe shperndajne diploma me leke. Kemi gjykates me 600 euro rroge qe behen me vila. Kemi femra yje te bukura qe shkojne me ate qe ka BMW X6 (se X5 u vjetera pak). Kemi nje lidhje perverse mes mediave, biznesit dhe politikes qe ben qe Filip Cakulli ti dergoje femra Ylli Pangos per punesim dhe ky ti fuse duart, pastaj te hiqet nga minister por te mos denohet kurre. Etj, etj, etj.
Ne po trashegojme kulturen e korrupsionit dhe maskarallekut. Ne Shqiperi te kesh mundesi te vjedhesh dhe mos vjedhesh konsiderohesh budalla. Dhe nuk eshte cudi qe kjo te vije edhe sepse shume shqiptare thone hajt se te pakten kemi nje territor shqiptar, pra kemi nje gote ku te hedhim ca uje. Ca gjera nuk rregullohen po nuk u be reset sistemi. Dhe reset nuk behet vetem politika apo media apo gjykata... por krejt mentaliteti nga vijme. Amerika qe permende ka patur levizje dhe revolucione te ndryshme. Per kete aresye sot nje gay s'ka turp te jete gay dhe nje zezak mund te ulet anash teje ne autobus. Dhe per kete aresye ti ke ikur ne Amerike dhe nuk ke ndenjur tek gjysma e gotes plot. Kujto cfare i beri Klodit ajo gjysma e gotes plot ne Lezhe qe te kuptosh per cfare po flasim. Ne fund do arrish ne konkluzionin qe te thashe me pare: emigrantet kane deshire te shikojne vendin sic e kane lene: te prapambetur. Zor se gjen ndonje emigrant qe t'i behet qejfi kur te jete duke ecur ne Tirane dhe te shikoje dy meshkuj duke u puthur. Kjo sepse atdheu imagjinohet gjithmone si ai fshati i humbur qe duhet te ruaje poezine e tij. Ama ne jetojme ne qytet dhe kthehemi vetem kur na merr malli te ndjejme eren e glasave.
P.s. Do aspekte te pjese se gotes plot ne Shqiperi? Dine te bejne qejf, degjojne muzike moderne dhe mundohen te vishen bukur. Por edhe keto lidhen me gjysmen tjeter te gotes. Si tha Sten Laurel pasi piu gjithe goten: epo gjysma ime ishte poshte...
Tani, kush ka nerva ta lexoje kete carcaf se di. Po di qe e shkrova dhe po shtyp butonin e dergimit.
Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 2563 2564 2565 2566 2567 2568 2569 2570 2571 [2572] 2573 2574 2575 2576 2577 2578 2579 2580 2581 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.