Forumi Horizont | Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 249 250 251 252 253 254 255 256 257 [258] 259 260 261 262 263 264 265 266 267 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
une e korruptuar noooooo
Jo ty nuk te dua si asistente por do te bej backstopping person kur te shkoj ne maternity leave![]()
![]()
Ne fakt lorie, gjuha eshte e vetmja gje qe po mundohemi ta ruajme, madje dhe ketu ne forum. Por nuk ia arrijme dhe aq mire sic mund te lexosh verdalle.
Ceshtja eshte qe traditat lidhen me njera tjetren me fije pa fund. Ideja ime ishte e thjeshte dhe se di pse nuk e kupton. Ti nuk mund te pretendosh nga malesori te ruaje besen por te zhduke gjakmarrjen. Nuk mund te ndryshoje kultura e dikujt vetem ne aspekte qe propagandohen nga lart. Pikerisht per kete jam i mendimit se ka nevoje per dicka qe shqiptaret sa kane bere kurre: revolucion shoqeror. Kjo perfshin percmimin e kultures se baballareve, hedhjen poshte te traditave, perqeshjen e tyre, perbuzjen e te kaluares si forme ekzistence e falimentuar, shkaterrimin e mundshem te klaneve dhe familjeve, etj.
Keto po t'i lexosh mund te duken masa ekstreme, por per mua jane masa realisht te pershkueshme. Ne nuk mund te pretendojme asnje ndryshim nese mbartim kulturen e falimentuar te prinderve tane. Aq me teper qe ajo kulture nuk na lejon te gjejme pikat e perbashketa por na ndan si njerez dhe si komb. Raimondin e kane mesuar gjyshet te jete komunist, kendrevicen te urreje komunistet, dike tjeter e kane mesuar ti thote te bardhes gri.
Ajo qe spjegove me goten ka te beje me nje ndarje te thjeshte. Ti do vazhdosh te mendosh se Shqiperia ka individe te falimentuar, por sistemi mendor eshte ne rregull, prandaj gota eshte gjysem plot (shyqyr jarebi qe kemi gote). Une do vazhdoj te mendoj se Shqiperia ka nje sistem te falimentuar, pra se gota eshte gjysem bosh dhe qe te mbushet duhet ndryshuar sistemi mendor i njerezve. Ndryshimi ketu eshte thelbesor dhe s'ka te beje me pesimizmin apo realizmin. Ka te beje me ndarjen nese duhet te gjemojme individe te korruptuar apo sistem te korruptuar, nese duhet te merremi me gjakmarrje individuale apo me sistemin qe nxit gjakmarrjen (qe nis ne Hollywood e mbaron ne Shkoder). E kuptoj qe eshte fantastike te mendosh se cdo gje eshte kalimtare, se mollet e kalbura do ikin vete pa prishur gjithe shporten, se pjesa e poshtme e gotes qe perben sistemin eshte plot. Por faktet tregojne te kunderten. Kemi te rinj qe jane rritur me krismat e '97-es dhe po edukohen ne sistem te korruptuar shkollor. Kemi te rinj qe cojne prindet neper spitale te korruptuar, per te marre vesh se mungojne medikamente sepse ministri ka bere afera me tenderin, ndersa Balkanweb nuk publikon lajmin se ka lidhje me tenderuesin. Kemi universitete private qe shperndajne diploma me leke. Kemi gjykates me 600 euro rroge qe behen me vila. Kemi femra yje te bukura qe shkojne me ate qe ka BMW X6 (se X5 u vjetera pak). Kemi nje lidhje perverse mes mediave, biznesit dhe politikes qe ben qe Filip Cakulli ti dergoje femra Ylli Pangos per punesim dhe ky ti fuse duart, pastaj te hiqet nga minister por te mos denohet kurre. Etj, etj, etj.
Ne po trashegojme kulturen e korrupsionit dhe maskarallekut. Ne Shqiperi te kesh mundesi te vjedhesh dhe mos vjedhesh konsiderohesh budalla. Dhe nuk eshte cudi qe kjo te vije edhe sepse shume shqiptare thone hajt se te pakten kemi nje territor shqiptar, pra kemi nje gote ku te hedhim ca uje. Ca gjera nuk rregullohen po nuk u be reset sistemi. Dhe reset nuk behet vetem politika apo media apo gjykata... por krejt mentaliteti nga vijme. Amerika qe permende ka patur levizje dhe revolucione te ndryshme. Per kete aresye sot nje gay s'ka turp te jete gay dhe nje zezak mund te ulet anash teje ne autobus. Dhe per kete aresye ti ke ikur ne Amerike dhe nuk ke ndenjur tek gjysma e gotes plot. Kujto cfare i beri Klodit ajo gjysma e gotes plot ne Lezhe qe te kuptosh per cfare po flasim. Ne fund do arrish ne konkluzionin qe te thashe me pare: emigrantet kane deshire te shikojne vendin sic e kane lene: te prapambetur. Zor se gjen ndonje emigrant qe t'i behet qejfi kur te jete duke ecur ne Tirane dhe te shikoje dy meshkuj duke u puthur. Kjo sepse atdheu imagjinohet gjithmone si ai fshati i humbur qe duhet te ruaje poezine e tij. Ama ne jetojme ne qytet dhe kthehemi vetem kur na merr malli te ndjejme eren e glasave.
P.s. Do aspekte te pjese se gotes plot ne Shqiperi? Dine te bejne qejf, degjojne muzike moderne dhe mundohen te vishen bukur. Por edhe keto lidhen me gjysmen tjeter te gotes. Si tha Sten Laurel pasi piu gjithe goten: epo gjysma ime ishte poshte...
Tani, kush ka nerva ta lexoje kete carcaf se di. Po di qe e shkrova dhe po shtyp butonin e dergimit.
--------Me vatji syri ...aty ku ke futur emrin tim dhe gjyshet e mija
--Po them dy fjale per gjyshet e mija qe ishin gjyshe te jashtezakonshme
-Gjyshet e mija nuk e zinin kurre ne goje komunizmin -ato flisnin mire per te gjithe
--edhe per komunizmin edhe per ballistat ---se ne fis kishim edhe ballista edhe komunista
----------Sidomos gjyshja qe me ka ritur mua --gjyshja nga babai, ishte bejlereshe e njohur ne Kolonje--Gjyshi ishte beu me i pasur i Kolonjes dhe pronat e tij ishin edhe ne Greqi diku prane Follorines --Kishim Cifligun tone
--Gjyshja ishte shoqe e ngushte me Anita Taken, dhe e kishte nip Petrit Dumen, dhe disa gjenerale te tjere kolonjare qe u denuan , dhe edhe vellai i gjyshes vdiq ne burg per agjitacion propgande--Dhe ne rinim me frike se nga momenti ne moment edhe mund ta pesonim.....
------------Mirpo gjyshja kur fliste qe me edukonte mua dilte nga dhimbja e saj personale
dhe fliste pozitivisht per ate qe i kishte sherbyer Shqiperise
---- Ndaj edhe e mburte Enverin --sepse thosh qe ENVERI na beri njerez --pastaj gjyshja i mburte edhe ballistat .... fliste mire edhe per ta , sepse nje xhaxha im kishte qene ballist ---Por pastaj e shpetoi Petrit Dume , se edhe mund ta vrisnin....................
..............Pastaj gjyshja me tregonte per KRIMET E GREKVE kunder Shqiptareve te camerise, se si ata ju canin barkun me bajonete grave shtatezane .....
, me tregonte per luften qe benin kolonjaret kunder grekeve kur ata dogjen Kolonjen time ................
............Ne fshatin e gjyshit tim, ne reze te Gramozit , fshataret luftuan te gjithe pastaj u larguan se ishin te paorganizaur , dhe ngeli vetem njeri me mbiemer Prodani --kusheri i Gjeneralit Muhamet Prodani ......
...Ai luftoi derisa Fustanella e tij u be shoshe nga plumbat ........ dhe pastaj kolonjaret erdhen ne ullinjte e Vlores ,aty qendruan
--Aty gjyshes i vdiq nje djale , e quanin Bardhyl ---Ishte shume i bukur thosh gjyshja
-Vdiq nga klima e keqe sepse klima e Vlores ishte malarje e gjalle .............Me vone u c'vendosen ne Berat ,se Berati kishte klime te mire
----Vlora ishte vedn per internim thosh gjyshja --sepse kishte klime shume te keqe nga kenta qe kishte brenda ne qytet....--dhe gjyshja thosh --- Enveri e beri keshtu Vloren kaq te bukur,
........Ndersa gjyshja nga Vlora kishte ngritur Vloren, ne lufte kunder Nazizmit sic thone te vjetrit , --Une s'e dija kete fakt, por tani keta te vjetrit me thoshin per gjyshen
-- Gjyshja kishte pamje si gjermane me sy jeshile ne gri ---- Ishte komuniste ,por i kishte ndihmuar ballistet e Vlores, disa nga ata ma kane thene vete tani ne demokraci ,
--Sepse gjyshja kishte ballista ne fis vete por edhe vellai i gjyshit nga nena ishte ballist dhe i arratisur ne Amerike --Ai vdiq ketu ne New Jersey
--Por ajo kurre nuk fliste per komunizmin ------- Gjithe Vlora thote per te se ajo ishte njeri heroik dhe shume oratore, dinte fliste bukur
Ishte edhe e pushkes Ne vitet 50-te kishte fituar medalej te arte ne qitje me pushke luftarake . duke zene vendin e pare ne Shqiperi -------I kam pare gazeten dhe gjyshen te re duke qelluar me pushke ....
---Ne vitet 60-te kishte folur ne telefon me kunatin ne Amerike ---Askush nuk guxonte ti thoshte asaj gjysem fjale .....--Ajo kishte nje veti qe ishte shume tip i drejte, ndaj edhe gjithe Vlora e Nderonte ate ----
-E zgjata shume por ti permende gjyshet e mija dhe une i kam dashur shume ato .......
. se ato nuk thoshin kurre nje fjale te keqe per njerezit e te kaluares
Ato ishin shume funyy --kishin shume humor dhe ishin shume inteligjente ne te folur ---me nxisnin mua fantazine me menyren e tyre te te folurit , me pergjigjet e tyre te menjehershem dhe plot ironi -dhe me nxitjen qe me benin te mesoja --sidomos per te mesuar poezite permench -
.....Gjyshja nga babai jetonte me ne dhe gjyshja me merte dhe me hypte ne tavoline e me thosh
:--..Pa na recito tani ate vjershen se si e mbushi malesori broken plot ...... hahahahahahahahah
( tani e ve re se gjyshja thoshte fjalen MALESORI )
Ishte nje poezi qe fliste per rethimin e Krujes nga turqit --dhe shqiptaret ne keshtjelle kishin ngelur pa uje , se turku e kishte helmuar ujin , dhe nje malsor gjeti ne nje murr ku ridhte nje reke uji dhe vuri broken duke e mbushur me uje , pike pike ....
Dhe gjyshes sime , qe i mbante duart gjithe diten ne folket e mij, i pelqente pjesa kur une thoshja
:...pike pike nga nje cike dhe e mbushi broken plot .....hahahahahaha etj ,. nuk i mbaj mend tani se isha nja 7 vjec kur e thosha kete vjershe , por e mbaj mend nje figure ne at liber me malsorin te ulur ne gjunje duke mbushur broken me uje .....
-----------Po e mbyll me kete shembull nga jeta ime kur isha i vogel fare 4-5 vjec
.....Ishim ne fshat ne Kolonje , reze malit te Gramozit. po me mbante gjyshja ne krahe , dhe nje moment i shpetova gjyshes nga duart dhe ika me vrap ne mes te ares me jonxhe .........
......kur erdhi perballe meje nje njeri me kale, sic duket ishte roja , e mbaj mend si tani , dhe ai tha :
-- Ku shkon , nuk je npronat e S... Beut ( S.... ishte emri i gjyshit )-------une ngela pa levizur .....Gjyshja erdhi me vrap dhe i tha me force :--- Ne pronat e tij eshte ,se nuk jane tuajat , zaberhan i qenit ....
...pastaj me kapi mua per dore dhe tha -Hajde bir te ikim ....
----E kam te fixuar ate pamje ne memorjen time , me gjyshen te zemeruar , me ate rojen e koperatives ne maje te nje kali te zi..... dhe une midis tyre i shtangur nga habia ..... dhe fjalet e gjyshes jane gdhendur ne memorjen time ..... sidmos sharja :---Zaberhan i qenit ---- Shprehje qe e perodrinne Kolonje --Por gjyshaj ime kurre nuke perdorte , me perjashtim te atij rasti......... Nuk flsite kurre keq --ose fjale t emira , ose do irnoizonte per te bere humor ......
Kur ajo ka nderuar jete une kam qare 2 nete resht ...s'i mbaja dot lotet .......
-----Mund te flas per gjyshet e mija pa fund se i kam kujtimet e tyre te gjalla ne cdo kohe , ne mendjen time..............
Ndoshta e kam gabim, por s'e kam degjuar ndonjehere kete hekurudhen Vlore-Fushe Kruje. Nga do kaloje treni nga Fushe Kruja per ne Vlore pervecse nga Tirana? Afer Fushe Krujes eshte Vora, jo Vlora. Nese kam te drejte i bie qe gazetari mos njohe gjeografine baze te Shqiperise. Nese e kam gabim do mesoj qe s'i njihkam mire veprat e socializmit (dhe Raimondi do me ndihmoje patjeter).
Ah se harrova...
Kosova u be me presidente... femer.
Ka kohe qe e them se Kosova mund te parakaloje Shqiperine ne zhvillimet istitucionale. Ja tani, Kosova, ky vend i ri, i njohur si fortesisht mysliman, zgjedh nje femer te perfaqesoje shtetin e sapolindur.
A na ndricon dot njeri nese Shqiperia ka patur ndonjehere president apo kryeminister femer?
Re: Ah se harrova...
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Kosova u be me presidente... femer.
Ka kohe qe e them se Kosova mund te parakaloje Shqiperine ne zhvillimet istitucionale. Ja tani, Kosova, ky vend i ri, i njohur si fortesisht mysliman, zgjedh nje femer te perfaqesoje shtetin e sapolindur.
A na ndricon dot njeri nese Shqiperia ka patur ndonjehere president apo kryeminister femer?
Shqiperia do mbetet vendi i fundit ne Europe, edhe sikur muzhiket e kaukazit te formojne ndonje shtet ne ndonje cep te uraleve, edhe pse pa lidhje gjeografike.
Re: Ah se harrova...
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Kosova u be me presidente... femer.
Ka kohe qe e them se Kosova mund te parakaloje Shqiperine ne zhvillimet istitucionale. Ja tani, Kosova, ky vend i ri, i njohur si fortesisht mysliman, zgjedh nje femer te perfaqesoje shtetin e sapolindur.
A na ndricon dot njeri nese Shqiperia ka patur ndonjehere president apo kryeminister femer?
Dini gje ku u zhduk lajmi per hekurudhen e shperthyer ne Top Channel? Apo ka tall ndokush veglen dhe Topi e ka publikuar? Sa kurioze ceshtja.
Re: Re: Ah se harrova...
Citim:
Po citoj ato që tha Admirali
Pamvaresisht se si politikane ka bere shume gafa dhe nuk ka treguar vlera shoqerore apo politike, Jozefina Topalli, si kryetare e kuvendit ka te njejtin post kushtetues te barasvlefshem me ate te presidentit te republikes. Nga kushtetuese Jozefina Topalli eshte ne te njejtin nivel me Presidentin.
Tani, persa i perket aktualisht nese ndonje femer ka pasur nje pozicion te tille. zyrtarisht nga faqja e presidences, nuk ka pasur gje.
Gjithsesi, per pjesmarrje te femrave ne kuvend, ja tek keni nje liste: http://www.parlament.al/web/pub/gra...uvend_398_1.pdf
Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 249 250 251 252 253 254 255 256 257 [258] 259 260 261 262 263 264 265 266 267 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.