Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Momente Reflektuese - "FRYMEZIME" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12204)
Postuar nga heathcliff datë 12 Nëntor 2007 - 04:20:
Re: Per kuriozitet.
Citim:
Po citoj ato që tha Enya
Ne SHBA, edhe studentet e YALE-s, pra te diplomuarit ne Psikologji,
e kane shume te veshtire te gjejne pune ne zanatin e tyre, edhe pse
ne SHBA, perqindja e "budallenjve" eshte ne doza te medha.
Kjo ndodh sepse, duhet te kesh njohje me doctore, pastaj te punosh free
si trainim, e pastaj edhe mundesh te zesh ndonje pune, per hesap
tendin. (Shume kohe e shkuar dem!)
-Ndersa ne Shqiperi, kam pershtypjen se askush nuk jep "para" per
tu konsultuar me nje "psikolog". Pra eshte nje profesion i deshtuar.
ups sa keq....
nuk eshte e vertet qe eshte nje profesion i deshtuar, eshte nje nder profesionet me te mira qe mund te kete nje njeri, por paragjykimet dhe gabimet ne vleresim jane pjese e jetes sone,,, edhe ca gjera te tjera qe jo te gjithe i kuptojne edhe pse jetojen me to, i ushqejne dhe vuajne prej tyre,,,derisa fatkeqesisht duhet te shkojne te psikologu....njesoj sic shkojme te doktori,,,, secili prej nesh ka mundesine te jete doktor i vetes,,, e prape ne vrapojme nga nje klinike ne tjetren keshtu eshte edhe me psikologun... vetem se te behesh doktor eshte pak me e lehte sepse studion shume dhe te pakten ia arrin te behesh te pakten nje GP ose doktor i pergjithshem si i themi ne ketej,,, por qe te behesh psikolog nuk mjafton qe te studiosh , patjeter qe duhet te kesh brumin per tu bere i tille... pastaj me kohen njerezit vrapojne tek ti, e nese nuk e bejne ate ne kohen e duhur atehere zvarriten per te te arritur , e prape nese nuk kane guxim te vijne atehere ia mabathin te psikiatriku... ku i nenshtrohen trajtimeve me ilace prej te cilave nuk arrjne te shkeputen kurre.... sa keq qe per psikolog kane me shume nevoje ata qe kane arritur shume ne jete dhe ne nje moment te caktuar humbin balancen,,, dhe nga frika se mos e humbin gjithcka ndodh qe drejtohen te psikologu....
sikur kamarier te punoja pas diplomimit ne psikologji sigurisht qe do te terheq nje klientele te papare qe me teper se te vije per te ngrene e pire do te jete e etur per nje bisede.... qe eshte larg paragjykimeve, qe ka empatine e ndersjelle, qe ben lidhjen magjike dhe zgjidhjen me te mire te mundshme,,, vlereson secilin sipas mundesive, hell tutje mbeturinat e panevojshme dhe ec perpara me kurajon e rigjetur qe secili prej nesh e ka por ne shume raste nuk mundet ta shohe se ku eshte strukur....
p.s enya respekte dhe shpresoj qe kurre ne jeten tende te mos behesh per psikolog,,, por nese dikush nga shqiptaret atje do te behet rekomandimi i psikologeve te atjeshem do te jete qe te takojne nje psikolog qe flet ne gjuhen e nenes.... dhe mos harro psikologu nuk ka klienta vetem sikur mr and mrs Smith.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.