Forumi Horizont Gjithsej 647 faqe: « E parë ... « 250 251 252 253 254 255 256 257 258 [259] 260 261 262 263 264 265 266 267 268 » ... E fundit »
Trego 647 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- 8 Maj 2011. Zgjedhjet per pushtetin lokal. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18347)


Postuar nga Vizioner datë 19 Maj 2011 - 19:00:

Per Angel, Fleurs dhe, ndonje tjeter qe s'kupton ose me VETEDIJE nuk do te kuptoje cpo ndodh ne Tirane=KQZ

Po nuk e kuptuat dhe me keto rrjeshta, naja, puna e juaj, keni "arsyet" e juaja!


* * *
Të përdhunosh ligjin, të ndezësh luftën

Komisionerët, vegla të kryeministrit Berisha në KQZ me Arben Ristanin në krye, dhanë dje gjithë ditën një shfaqje ekzemplare të dhunimit të ligjit. Kjo katërshe politike e ka telendisur prej kohësh me arbitraritetin e vet shembullor ligjin bazë të zgjedhjeve.

Koncentrati i asaj shfaqjeje tragjike mund të konsiderohet pjesa kur nënkryetarja Dëshira Subashi i drejtohej në mënyrë të stërpërsëritur Arben Ristanit apo drejtoreshës juridike të KQZ-së me pyetjen: "Mbi cilin nen të Kodit Zgjedhor mbështetet kjo që po bëni?"

Për ketë pyetje elementare publiku priti me kot një përgjigje elementare: "Mbështetet në nenin iks". Askush nga pala e qeverisë në KQZ nuk kishte dhe nuk mund të kishte një përgjigje për arsyen e thjeshtë se Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, i miratuar konsensualisht nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, nuk ka asnjë nen ku të mbështetet katrahura e djeshme.

Fytyra e drejtoreshës juridike në momentin më të nxehtë juridik të procesit zgjedhor nuk dukej gjëkundi dhe përjashtimi i saj nga teatri i ngjarjeve kishte kuptimin e përjashtimit të vetë ligjit dhe Kodit Zgjedhor nga seanca.

Me konkretisht: Në asnjë nen të kodit Zgjedhor nuk gjen mbështetje ajo që bëri dje Arben Ristani dhe tre komisionerët e tjerë të shumicës në KQZ. Në asnjë nen nuk mbështetet miratimi me katër vota i aktit normativ, kur duheshin minimalisht pesë vota. Në asnjë nen nuk mbështetet shndërrimi i KQZ-së në KZAZ. E të tjera.


Në të gjitha rastet katër zyrtarë që paguhen nga taksapaguesit për të zbatuar Kodin u ngritën mbi Kuvendin, i vetmi që ka tagër të ndryshojë dhe bëjë ligje.

A nuk është grusht shteti t'i mbivendosesh dhe t'i marrësh tagrat ligjore Kuvendit të Shqipërisë?

Të shkelesh ligjin është të dhunosh demokracinë, të ngresh tensionet, të provokosh kundërshtarin, të damkosësh vendin para Europës dhe SHBA-së. Të shkelmosh ligjin është në fund të fundit të ndezësh luftën, sepse askush që ka si busull lirinë dhe shtetin e së drejtës nuk mund të pranojë dhunimin e tyre.

Është shumë e habitshme përse u ndërmor nga Berisha dhe Basha kjo provë brutale force, kur fare mirë ata mund të lejonin KQZ-në të shpallte rezultatin për Tiranën, siç thotë Ligji dhe mandej të ndiqnin të gjitha shkallët e ankimimit.

Askush nuk e paragjykon Lulëzim Bashën dhe Berishën që po kërkojnë prova andej-këndej për t'i ankimuar. Por ata nuk po ankimojnë. Ata po kërkojnë të shpallen fitues jashtë sistemit që ka krijuar Kodi për t'ia lënë paskëtaj barrën e ankimimit, opozitës.

Shfaqja e djeshme me ndryshimin brutal të rregullave të lojës gjatë lojës dhe më keq akoma, me shpikjen e "rregullave" të reja të përmbysjes kaçakçe të rezultatit për Tiranën, na tregoi fillimin e një odiseje të re përplasjesh, konfliktesh dhe betejash politike e ligjore, që nuk dihet sa do të zgjasin.

Berisha me Ristanin kanë në dorë ta ndalojnë sot ketë konflikt të ri, të panevojshëm për shoqërinë shqiptare. Por jo nesër-pasnesër kur t'i kenë shkuar në fund aventurës së tyre.

---------------
-Marre me shkurtime, nga nje artikull Redaksional tek "Shekulli"-


  Gjithsej 647 faqe: « E parë ... « 250 251 252 253 254 255 256 257 258 [259] 260 261 262 263 264 265 266 267 268 » ... E fundit »
Trego 647 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.