Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 250 251 252 253 254 255 256 257 258 [259] 260 261 262 263 264 265 266 267 268 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Fajtori datë 08 Prill 2011 - 21:19:

Ne menyre metafizike. Po kishin vene lajm pra te Topi ne mengjes. E dija qe mund ta zhduknin, prandaj e mora me foto. Asnje shenje s'ka per ate lajm ne asnje media shqiptare.


Postuar nga lule datë 08 Prill 2011 - 21:20:

Sot kam qen teper, po teper e ngarkuar dhe sinqerisht si kam hedh syt!

Kujtova se bere ndonje shaka, si ben saher..na fal eee?


Postuar nga AngelDevil datë 08 Prill 2011 - 21:31:

Re: Re: Ah se harrova...

Citim:
Po citoj ato që tha Admirali


Pamvaresisht se si politikane ka bere shume gafa dhe nuk ka treguar vlera shoqerore apo politike, Jozefina Topalli, si kryetare e kuvendit ka te njejtin post kushtetues te barasvlefshem me ate te presidentit te republikes. Nga kushtetuese Jozefina Topalli eshte ne te njejtin nivel me Presidentin.[/url]



Admiral ne po flasim per FEMRA jo per burra shoku loool


Postuar nga SmoKer datë 08 Prill 2011 - 22:16:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ne menyre metafizike. Po kishin vene lajm pra te Topi ne mengjes. E dija qe mund ta zhduknin, prandaj e mora me foto. Asnje shenje s'ka per ate lajm ne asnje media shqiptare.


Faje pse na sjell lajme nga burime te paditura ...harxhova dhe pare ne tel per me pyt se kish ba vaki ...


Postuar nga Fajtori datë 08 Prill 2011 - 22:57:

Pse mer nga Fushe Kruja qenke ?

Burimin duhet ta verifikoje gazetari, jo lexuesi Jam vertet kurioz te marr vesh cne ai lajm ne pike te mjesit. Po pertoj te bej telefona per te marre vesh nga burime te brendshme. S'do ishte keq te vinte ndonje topist ketu te na informonte


P.s. Dikur coku hynin nga topi ne forum, kur ishim te vegjel, na merrnin per dore...


Postuar nga SmoKer datë 08 Prill 2011 - 23:14:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Pse mer nga Fushe Kruja qenke ?

Burimin duhet ta verifikoje gazetari, jo lexuesi Jam vertet kurioz te marr vesh cne ai lajm ne pike te mjesit. Po pertoj te bej telefona per te marre vesh nga burime te brendshme. S'do ishte keq te vinte ndonje topist ketu te na informonte


P.s. Dikur coku hynin nga topi ne forum, kur ishim te vegjel, na merrnin per dore...



po dhe f kruja te tonen jane re dhe me kapi meraku ..


Postuar nga Piktor datë 09 Prill 2011 - 00:54:

Citim:
Po citoj ato që tha RAIMONDI
--------Me vatji syri ...aty ku ke futur emrin tim dhe gjyshet e mija

--Po them dy fjale per gjyshet e mija qe ishin gjyshe te jashtezakonshme

-Gjyshet e mija nuk e zinin kurre ne goje komunizmin -ato flisnin mire per te gjithe
--edhe per komunizmin edhe per ballistat ---se ne fis kishim edhe ballista edhe komunista

----------Sidomos gjyshja qe me ka ritur mua --gjyshja nga babai, ishte bejlereshe e njohur ne Kolonje--Gjyshi ishte beu me i pasur i Kolonjes dhe pronat e tij ishin edhe ne Greqi diku prane Follorines --Kishim Cifligun tone

--Gjyshja ishte shoqe e ngushte me Anita Taken, dhe e kishte nip Petrit Dumen, dhe disa gjenerale te tjere kolonjare qe u denuan , dhe edhe vellai i gjyshes vdiq ne burg per agjitacion propgande--Dhe ne rinim me frike se nga momenti ne moment edhe mund ta pesonim.....

------------Mirpo gjyshja kur fliste qe me edukonte mua dilte nga dhimbja e saj personale
dhe fliste pozitivisht per ate qe i kishte sherbyer Shqiperise

---- Ndaj edhe e mburte Enverin --sepse thosh qe ENVERI na beri njerez --pastaj gjyshja i mburte edhe ballistat .... fliste mire edhe per ta , sepse nje xhaxha im kishte qene ballist ---Por pastaj e shpetoi Petrit Dume , se edhe mund ta vrisnin....................

..............Pastaj gjyshja me tregonte per KRIMET E GREKVE kunder Shqiptareve te camerise, se si ata ju canin barkun me bajonete grave shtatezane .....
, me tregonte per luften qe benin kolonjaret kunder grekeve kur ata dogjen Kolonjen time ................
............Ne fshatin e gjyshit tim, ne reze te Gramozit , fshataret luftuan te gjithe pastaj u larguan se ishin te paorganizaur , dhe ngeli vetem njeri me mbiemer Prodani --kusheri i Gjeneralit Muhamet Prodani ......
...Ai luftoi derisa Fustanella e tij u be shoshe nga plumbat ........ dhe pastaj kolonjaret erdhen ne ullinjte e Vlores ,aty qendruan
--Aty gjyshes i vdiq nje djale , e quanin Bardhyl ---Ishte shume i bukur thosh gjyshja
-Vdiq nga klima e keqe sepse klima e Vlores ishte malarje e gjalle .............Me vone u c'vendosen ne Berat ,se Berati kishte klime te mire

----Vlora ishte vedn per internim thosh gjyshja --sepse kishte klime shume te keqe nga kenta qe kishte brenda ne qytet....--dhe gjyshja thosh --- Enveri e beri keshtu Vloren kaq te bukur,

........Ndersa gjyshja nga Vlora kishte ngritur Vloren, ne lufte kunder Nazizmit sic thone te vjetrit , --Une s'e dija kete fakt, por tani keta te vjetrit me thoshin per gjyshen
-- Gjyshja kishte pamje si gjermane me sy jeshile ne gri ---- Ishte komuniste ,por i kishte ndihmuar ballistet e Vlores, disa nga ata ma kane thene vete tani ne demokraci ,

--Sepse gjyshja kishte ballista ne fis vete por edhe vellai i gjyshit nga nena ishte ballist dhe i arratisur ne Amerike --Ai vdiq ketu ne New Jersey
--Por ajo kurre nuk fliste per komunizmin ------- Gjithe Vlora thote per te se ajo ishte njeri heroik dhe shume oratore, dinte fliste bukur

Ishte edhe e pushkes Ne vitet 50-te kishte fituar medalej te arte ne qitje me pushke luftarake . duke zene vendin e pare ne Shqiperi -------I kam pare gazeten dhe gjyshen te re duke qelluar me pushke ....

---Ne vitet 60-te kishte folur ne telefon me kunatin ne Amerike ---Askush nuk guxonte ti thoshte asaj gjysem fjale .....--Ajo kishte nje veti qe ishte shume tip i drejte, ndaj edhe gjithe Vlora e Nderonte ate ----

-E zgjata shume por ti permende gjyshet e mija dhe une i kam dashur shume ato .......
. se ato nuk thoshin kurre nje fjale te keqe per njerezit e te kaluares

Ato ishin shume funyy --kishin shume humor dhe ishin shume inteligjente ne te folur ---me nxisnin mua fantazine me menyren e tyre te te folurit , me pergjigjet e tyre te menjehershem dhe plot ironi -dhe me nxitjen qe me benin te mesoja --sidomos per te mesuar poezite permench -

.....Gjyshja nga babai jetonte me ne dhe gjyshja me merte dhe me hypte ne tavoline e me thosh
:--..Pa na recito tani ate vjershen se si e mbushi malesori broken plot ...... hahahahahahahahah
( tani e ve re se gjyshja thoshte fjalen MALESORI )

Ishte nje poezi qe fliste per rethimin e Krujes nga turqit --dhe shqiptaret ne keshtjelle kishin ngelur pa uje , se turku e kishte helmuar ujin , dhe nje malsor gjeti ne nje murr ku ridhte nje reke uji dhe vuri broken duke e mbushur me uje , pike pike ....
Dhe gjyshes sime , qe i mbante duart gjithe diten ne folket e mij, i pelqente pjesa kur une thoshja
:...pike pike nga nje cike dhe e mbushi broken plot .....hahahahahaha etj ,. nuk i mbaj mend tani se isha nja 7 vjec kur e thosha kete vjershe , por e mbaj mend nje figure ne at liber me malsorin te ulur ne gjunje duke mbushur broken me uje .....

-----------Po e mbyll me kete shembull nga jeta ime kur isha i vogel fare 4-5 vjec
.....Ishim ne fshat ne Kolonje , reze malit te Gramozit. po me mbante gjyshja ne krahe , dhe nje moment i shpetova gjyshes nga duart dhe ika me vrap ne mes te ares me jonxhe .........
......kur erdhi perballe meje nje njeri me kale, sic duket ishte roja , e mbaj mend si tani , dhe ai tha :
-- Ku shkon , nuk je npronat e S... Beut ( S.... ishte emri i gjyshit )-------une ngela pa levizur .....Gjyshja erdhi me vrap dhe i tha me force :--- Ne pronat e tij eshte ,se nuk jane tuajat , zaberhan i qenit ....
...pastaj me kapi mua per dore dhe tha -Hajde bir te ikim ....

----E kam te fixuar ate pamje ne memorjen time , me gjyshen te zemeruar , me ate rojen e koperatives ne maje te nje kali te zi..... dhe une midis tyre i shtangur nga habia ..... dhe fjalet e gjyshes jane gdhendur ne memorjen time ..... sidmos sharja :---Zaberhan i qenit ---- Shprehje qe e perodrinne Kolonje --Por gjyshaj ime kurre nuke perdorte , me perjashtim te atij rasti......... Nuk flsite kurre keq --ose fjale t emira , ose do irnoizonte per te bere humor ......
Kur ajo ka nderuar jete une kam qare 2 nete resht ...s'i mbaja dot lotet .......

-----Mund te flas per gjyshet e mija pa fund se i kam kujtimet e tyre te gjalla ne cdo kohe , ne mendjen time..............

Ore Raimond po ne 1912 Vlora ka qene qytet biles u be kryeqendra e Shqiperise e ti thua ishte kenete e vend internimi, pse te internuar ishin vlonjatet asokohe.


Postuar nga kendrevica datë 09 Prill 2011 - 02:20:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Ore Raimond po ne 1912 Vlora ka qene qytet biles u be kryeqendra e Shqiperise e ti thua ishte kenete e vend internimi, pse te internuar ishin vlonjatet asokohe.


Ke te drejte Piktor.Si duket meqe te paret e tij ishin ardhes ne Vlore u dukej vend interrnimi nje qytet buze detit..Ai eshte nje mburravec i e asgje me teper.Gjyshja e tij paska ngritur Vloren ne lufte kunder gjermaneve,sepse kishte syte si gjermane!!!???Si duket ka qene i dehur e ne delir kur ka mbajtur kete fjalim te gjate te mbushur me mburrje.Vlonjatet,tepelenasit,shkodranet ,korcaret e me the te thashe nuk kane pritur qe te hidhnin pushke grate pa te ngriheshin ne lufte.Nje gje nuk kuptohet ketu,qendrimi me dy faqe i gjyshes se ketij mburraveci.Te mos e prishje as me njerin e as me tjetrin eshte nje qendrim me dy fytyra. Vjen nje moment qe cfare ka barku nxjerr bardhaku i thone nje fjale.Kete ka bere edhe ky pikavizaxhiu!


Postuar nga Admirali datë 09 Prill 2011 - 02:34:

Re: Re: Re: Ah se harrova...

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


Admiral ne po flasim per FEMRA jo per burra shoku loool



Touché


Postuar nga lorie datë 09 Prill 2011 - 06:07:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Ceshtja eshte qe traditat lidhen me njera tjetren me fije pa fund. Ideja ime ishte e thjeshte dhe se di pse nuk e kupton. Ti nuk mund te pretendosh nga malesori te ruaje besen por te zhduke gjakmarrjen. Nuk mund te ndryshoje kultura e dikujt vetem ne aspekte qe propagandohen nga lart. Pikerisht per kete jam i mendimit se ka nevoje per dicka qe shqiptaret sa kane bere kurre: revolucion shoqeror. Kjo perfshin percmimin e kultures se baballareve, hedhjen poshte te traditave, perqeshjen e tyre, perbuzjen e te kaluares si forme ekzistence e falimentuar, shkaterrimin e mundshem te klaneve dhe familjeve, etj.

Keto po t'i lexosh mund te duken masa ekstreme, por per mua jane masa realisht te pershkueshme.



Masa realisht te pershkueshme, dhe kjo arrihet si, sipas teje ?


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 250 251 252 253 254 255 256 257 258 [259] 260 261 262 263 264 265 266 267 268 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.