Forumi Horizont Gjithsej 62 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit »
Trego 62 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Ilace Popullore! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11362)


Postuar nga ~Enigme~ datë 27 Gusht 2006 - 22:34:

Lehtesim dhimbjesh me bimen e kufilmes

Cod. A27082006

Bima e kufilmës ose lulevathit

është një prej bimëve më të njohura, që ndihmojnë në qarkullimin sa më të mirë të gjakut, dhe ndihmon në fuksionimin e mirë të zemrës. Në rrahjet e shpejta të saj çaji ka dhënë rezultate shumë të mira. Mjekët këshillojnë pirjen e dy gotave çaji në ditë. Edhe për qetësimin e dhimbjeve të kokës shumë të shpeshta këto ditë te kushdo, si pasojë e diellit të fortë, kjo bimë është mjaft e mirë. Në këtë rast këshillohet pirja e menjëhershme e çajit të ëmbëlsuar.

Perberjet e bimes:
Kufilma ose lulevathi është bimë barishtore shumëvjeçare, e zakonshme në livadhe e vende të freskëta. Bima arrin deri në 1 metër lartësi. Gjethet i ka të ashpra, në formë vezake të zgjatur. Lulet janë në ngjyrë blu, por mund të shfaqen edhe në ngjyrë të verdhë të çelët, të renditura njëra pas tjetrës gjatë degëzimeve të bimës. Periudha e lulëzimit të kufilmës është muaji maj deri në korrik.
Kufilma është e pasur me lëndë vepruese, siç janë lëndët jargëzuese, esenca dhe taninet, alkooloide të ndryshme, si dhe alantoina dhe kalçium të lidhur me komponentë organikë. Në sajë të këtyre përbërësve çaji i përftuar nga rrënjët e grimcuar dhe të thara të bimës, me mjaft sukses përdoret edhe në sëmundjet kronike të të kyçeve dhe kockave. Për të lehtësuar dhimbjet nevojitet një gotë çaj dhe rezultati do të jetë i shpejtë. Për qetësimin e kollës dhe kur ajo është e shoqëruar me sekrecione kufilma është mjaft e domosdosshme. Në sajë të elementëve përbërës, bëhet e mundur lëngëzimi i sekrecioneve dhe largimi i tyre gjatë kollitjes. Për të larguar kollën, që shoqëron sëmundje e ndryshme, bima përdoret për të qetësuar dhimbjet dhe ndihmon në ripërtëritjen e indeve të dëmtuara dhe shërimin e plagëve. Larja e herpashershme e plagëve, dhe në rastet kur ato janë të qelbëzuara, do të sillte shërim të shpejtë të saj. Por përpara përdorimit të kësaj kure, këshillohet konsulta me mjekun. Me sukses mjekë popullorë e kanë përdorur bimën për bërjen e masazheve në rastet e ndrydhjeve dhe thyerjeve të kockës.

Për të përgatitur çajin:
nevojiten dy lugë kafeje me kufilme të copëtuar, që hidhen në një enë ku shtohet një gotë me ujë. Lihet të zihet për 5 minuta, më pas lëngu kullohet dhe pihet i ëmbëlsuar. Në çajin që përdoret për mjekimin e plagëve këshillohet të hidhet më tepër sasi të bimës së grimcuar. Pjesa e bimës që përdoret për kurim janë rrënjët e thara të saj.
Autori: Mimoza Kërmezi


  Gjithsej 62 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit »
Trego 62 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.