Forumi Horizont Gjithsej 269 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit »
Trego 269 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Simbolet fetare ne shkolla. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12552)


Postuar nga Prishtinasja_ datë 05 Dhjetor 2006 - 08:22:

Në Kur'an përmendet betimi i shejtanit: "Do t'i urdhërojë dhe ata qo t'i shëmtojnë krijesat e Allahut" (En-Nisa 119).
Rruarja e mjekrrës apo heqja diçka nga ajo është ndryshim në atë çka ka krijuar Allahut xh.sh..

Allahu e mallkoi shejtanin në Kur`an, ndërsa ai tha,”Do të përfitoj një pjesë të caktuar nga robërit e Tu. Me siguri unë do t’i ngatërrojë dhe do t’u ngjalli dëshira të rreme, do t’i urdhëroj që t'ua presin veshët begative dhe gjithashtu do t’i urdhëroj që ta ndryshojnë atë që Allahu ka krijuar“. Dhe kushdo që zgjedh shejtanin për mbrojtës dhe mik në vend të Allahut, pa dyshim ai ka pësuar humbje të qartë”. (en-Nisa:118/119).


Pejgamberi s.a.w.s. ka thënë: "Dallohuni prej mushrikëve (pabesimtarëve), lëshoni mjekrrat dhe shkurtoni musteqët" (Muttefekun alejhi).

Me një hadith tjeter Pejgamberi SalAll-llahu Alejhi ve Selem thotë: Shkurtoni musteqët dhe lëshoni (zgjatni) mjekrrat" (transmeton Muslimi dhe Bejheki, Ahmed dhe të tjerët).

Pastaj me një hadith tjeter i Dërguari i All-llahut s.a.w.s thotë:"Kush nuk heqë prej mustaqeve të tij d.m.th. nuk i shkurton nuk është prej nesh"(transmeton Muslimi).

Thotë Ibën Tejmijje (Allahu e mëshiroftë): "Rruarja e mjekrrës është e ndaluar".

Poashtu Abdulaziz bin Bazi thotë:
"Me të vërtetë edukimi i mjekrrës, dhe lëshuarja e saj janë obligim dhe nuk lejohet lënia e tyre".

Gjithashtu imam Kurtubiu (Allahu e mëshiroftë) thotë: "Nuk lejohet rruarja e mjekrrës, as shkulja e saj, e as shkurtuarja e saj".

Rruaja e mjekrrës nuk është prej çështjeve të vogla siç mendojnë disa. Por mundet me qenë rruarja e saj ndër mëkatet më të mëdha në krahasim me mëkatet tjera, për arsye se rruarja e saj konsiderohet mëkat haptazi, dhe nuk falët nga Allahu personi i cili e bënë këtë mëkat haptazi.
Pejgamberi a.s thotë: "I gjithë populli im është i falur përveç atyre që i bëjnë mëkatet haptazi, po edhe nëse i bënë fshehtazi iu tregojnë të tjerëve për mëkte e bëra".


Transmetohet nga A'isha se Pejgamberi alejhis-selam ka thënë: 'Dhjetë gjëra janë prej natyrshmërisë: shkurtimi i mustaqeve, lëshuarja e mjekrrës…”. Tra. Muslim dhe të tjerët.

Janë qu disa vëllezër në din dhe kan thanë se mjekrra është sunnet, e ne ja``u përkujtojm këto fjalë të All-llahut atyre:

Nisa ajeti 14 thote:
“Kush e kundërshton All-llahu dhe të dërguarin e Tij, dhe i shkel dispozitat e Tij, atë do ta fusë në zjarr të përjetshëm dhe për të ka një dënim të rëndë”.

“Dhe kur u thuhet atyre: Ejani në atë çka Allahu ka shpallur dhe te i Dërguari; ti i sheh Hipokritët sesi largohen prej teje me urrejtje.” [Sureja en-Nisa, 41].

Merreni atë që i Dërguari ju jep, dhe përmbajuni nga ajo të cilën ai ua ka ndaluar.” [Sureja el-Hashr 59:9].

“Le të ruhen ata të cilët kundërshtojnë urdhërin e të Dërguarit, se mos t’i godet ndonjë sprovë (fitne), apo t’u shkaktohet një dënim i dhimbshëm.” [Sureja en-Nur, 243].

Rreth këtij komenti "sprovë" kan fol shum dijetarë, mirpo Ahmed Ibn Hanbeli ja ka vnu kapakin dhe ka thanë: "Sprova që mundet me godit ata që ja kthen shpinen Hadithit dhe Sunnetit të Pejgamberit SalAll-llahu Alejhi ve Selem, është se mundet me ra në shikr, apo kufr dhe me vdek si pabesimtar"

O ju qe keni besuar, kini frike Allahun dhe thoni fjale te drejta. Jua permireson (Allahu) veprat dhe jua fal gjynahet. Dhe kush i bindet Allahut dhe te derguarit te Tij, ka fituar me nje fitore te madhe" el-Ahzab 70-71.

Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës." (Kur'an, 33:36)

“O ju që keni besuar ! Përuluni All-llahut dhe përuluni Pejgamberit…”
(en Nisâ’ , 59)

“E kush i nënshtrohet All-llahut dhe Pejgamberit të Tij, do të jetë me ata të cilëve All-llahu u ka dhënë shumë begati: me Pejgamberët, me të drejtët, me dëshmorët (shehidët) dhe me njerëzit tjerë të mirë. Ata janë shokë të mrekullueshëm!”(en Nisâ, 69)

“Me të vërtetë ju e keni shembull të mrekullueshëm Pejgamberin e All-llahut…”

“…dhe Ne të kemi dërguar ty shpalljen (Kur’anin) që t’ua shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur…”
(en Nahl, 44)

Kerkoj ndjese, pasi qe teksti nuk eshte ne vendin e duhur te diskutimit, por sa per ilustrim te bashkebiseduesit,tolstoy, i solla. I nderuar, tolstoy, nese ke deshire te diskutojme enkas per kete ceshtje, te lutem mund te me drejtoheni me mesazhe private qe mos t'i dheme kahje krejtesisht tjeter temes aktuale. Flm ne mirekuptim.

respekt,


  Gjithsej 269 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit »
Trego 269 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.