Forumi Horizont | Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit » Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- A kane qene Helenet dygjuhesh ?.Flisnin ata Pellazgjisht dhe Helenisht (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12915)
Ajo vazhdon, (po aty, f.4):
" Edhe në Bibël flitet për një popull që lundron të gjitha detet e botës dhe që lidhet me një popullsi të racës evropiane [,] e thënë më qartë [,] atë pellazgo-ilirë, që themeloi edhe kulturën më të vjetër evropian[e]. "
Ndonëse e kemi lexuar dhe studjuar Biblën, një frazatim i tillë nuk na kujtohet. Flitet për popuj lundrues, për popuj stereje, për ngjashmërira popujsh, por mbi të gjitha flitet për popull të Zotit dhe popuj të Zotërave të tjerë, Zota këta të gënjeshtër. Pra Bibla, ndonëse përpiqet të bazohet dhe të interpretojë fakte historike, ajo ka si qëllim në radhë të parë futjen e frikës tek njerëzit, ndaj atij Zoti që shkruesit e saj përflasin, një Zot më së shumti pa emër, por ndonjëherë me emrin Jahve. Pra, shkruesve të Biblës, më parë se kujdo tjetër, nuk u interesojnë etnitë dhe kombësitë, por u interesojnë besimi dhe frika ndaj Zotit në Qiell. Ndaj dhe historianët nuk para bazohen tek shkrimet biblike.
Përveç kësaj, fraza e autores tonë: „… që lidhet …“ , është tepër e papërkufizuar. Ç’kuptojmë me këtë frazë? Përse kjo pasiguri? Ç’do të thotë lidhje në këtë rast? Lidhje tregëtare? Lidhje gjenetike? Kulturore? Fetare? Gjuhësore? Ky popull lundrues është tjetër nga ai i kontinentit europian, apo është i njëjti popull? Nëse është i njëjti popull, përse flitet atëhere si një popull që ka lidhje me racën e kontinentit? A nuk do të ishte njëlloj sikur të flitej për marinarët shqiptarë në kohën e socializmit, disa qindra këta, të cilët lundronin gjithë jetën nëpër botë, se këta ishin një popull që kishte lidhje me ne shqiptarët e steresë?!? A do të kishte kuptim kjo?!? Autorja përpiqet të na sjellë fakte historikë, apo përpiqet të na tregojë përralla biblike me Jazonë që luftojnë me luanë, me Davidra që gjuajnë gurë me llastiqe, me Jakobë që bëjnë mundje me Ëngjëjt?
Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit » Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.